Vuçiq me Erdoganin për situatën në Kosovë: Përdorni ndikimin e Turqisë për të ruajtur paqen në rajon

Vučić i Erdogan
Burim: Instagram

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe e ka njoftuar me kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Vuçiq ka kërkuar nga bashkëbiseduesi që të shfrytëzojë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij në mënyrë që të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti në rajon, njoftoi Zyra për Bashkëpunim me Media e Presidentit të Serbisë.

“Presidenti Erdogan u interesua për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi dhe presidenti Vuçiq e informoi për kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës kundër komunitetit serb atje. Ai gjithashtu kërkoi nga kreu i shtetit turk që të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Serbisë me këtë rast e ka uruar Erdoganin për fitoren zgjedhore, duke i dëshiruar që edhe në këtë mandat ta udhëheqë vendin me sukses në rrugën e zhvillimit.

Vuçiq theksoi se Turqia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Serbinë, jo vetëm në baza bilaterale, por edhe në skenën politike ndërkombëtare.

“Shpresoj se përveç projekteve ekzistuese, do të punojmë së bashku në sipërmarrje të reja, të cilat do të përshpejtojnë zhvillimin e fuqishëm të të gjithë rajonit, do të bashkojnë njerëzit dhe do të lidhin ekonomitë”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka ftuar presidentin turk të vizitojë Serbinë.