Vuçiq: Edhe qelbësi mund t’a kuptonte çfarë dëshiron Kurti-konflikt mes sërbëve dhe NATO-s
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i’u drejtua qytetarëve me rastin e situatës në Kosovë, pas ngjarjeve të sotme në Zveçan për të cilat theksoi se në tri ditët e fundit ishte qartësisht e dukshme se çfarë ishte përgatitur për sot, gjithçka nën organizimin e Albin Kurtit i cili ka dëshirë të çojë drejt konfliktit sërbët me NATO-n.
"Ndonëse prej muajsh kemi folur se Albin Kurti ka veçse një dëshirë-të shkaktojë konflikt në K&M, të çojë mbarë rajonin në gjakderdhje, ata pak që dëshirojnë të dëgjojnë të vërtetën, dua të kuptojnë mbi të gjitha se për çfarë po ndodhin këto në Kosovë. Në tri ditët e fundit edhe qelbësi dhe politikani analfabet mund t’a kuptonte se çfarë ishte planifikuar për sot" nënvizoi presidenti duke i’u drejtuar qytetarëve.
Vuçiq ka thënë se gjithçka është nën organizimin e Kurtit dhe dëshirës së tij që të çojë drejt konfliktit sërbët me NATO-n e ndërkohë që ai është i vetmi fajtor, të lajë duart si Ponc Pilati.
Vuçiq thotë se pas konfliktit me specialet e ROSU dhe Kfor në Zveçan, 52 persona kërkuan ndihmë mjekësore në QKS të Mitrovicës së Kosovës prej të cilëve tre janë lënduar rëndë dhe më rëndë është Dragisha Galjak i cili u plagos me dy plumba dhe ndodhet nën kujdes intensiv.
“Dragisha Galjak roje nga Mitrovica e Kosovës, është qëlluar pas krahëve me dy plumba. Dhe në këtë moment erdhi reagimi i sërbëve përmes gureve dhe me gjithçka kishin” ka thënë Vuçiq duke i’u drejtuar publikut.
Siç tha, Galjak u operua dhe mjekët luftuan për jetën e tij pasi kishte humbur mjaft gjak e ndërsa tani ndodhet nën kurim intensiv.
“Besojmë se nëse nuk do të ketë komplikime, do të mbijetojë” tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se është plagosur rëndë edhe Dragisha Milloviq një prej sërbëve më të njohur nga Kosova i cili ka negociuar me KFOR.
“Milloviq ka lëndime të shumta të rënda në bark, krahë, këmbë dhe gjoks dhe është nën vëzhgim. Në mesin e të lënduarve dhe nën vëzhgim është edhe Çasllav Sofronijeviq, i cili ka marrë goditje në gjoks dhe lëndime nga plumbat e gomuar, ndërsa të tjerët kanë patur lëndime të lehta dhe të rënda” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit ka deklaruar se janë arrestuar katër sërbë-Nebojsha Ellezoviq, Radosh Petroviq, Sreqko Vitkoviq dhe Dushan Obrenoviq dhe se ndërkohë po zhvillohen negociata me Kfor për lirimin e tyre.
Ai ka raportuar se nënkryetari i Listës Sërbe, Igor Simiq, ka paralajmëruar KFOR se forcat speciale shqiptare kanë sjellë armë dhe snajperë nëpër objekte, ndërsa sërbët kanë bërë rezistencë jo të dhunshme.
Vuçiq tha se janë lënduar 41 pjesëtarë të KFOR nga të cilët numri më i madh i përkasin kontingjentit hungarez dhe italian ku tre prej tyre janë plagosur rëndë.
“Shpresojmë që askujt mos t’i rrezikohet jeta. Siç po shikoni pasoja të mëdha e të rënda janë si rjedhojë e përgjegjësisë së vetme të Albin Kurtit. E kam paralajmëruar pesë ditë më parë, pardje, dje dhe askush nuk dëshironte të dëgjonte” ka thënë presidenti.
Ky i fundit ka thënë se sot në mbrëmje së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe ministrin e Mbrojtjes, do të vizitojnë ushtarët të cilët, thotë ai, janë të dislokuar sipas situatës.
"Mbrëmjen e sotme do të vizitojmë shumë vende tek ushtarët tanë, nuk do të lejojmë pogrom ndaj popullit sërb" ka thënë Vuçiq dhe nënvizoi se nesër në 8 të mëngjesit ka planifikuar takim me Pesëshen dhe me shumë mundësi nuk do të ikë në Bratisllavë.
Reth kronologjisë së ngjarjeve të sotme: Nuk shqetëson Kfori, por forcat speciale dhe kryekomunarët falsë.
Vuçiq ka raportuar se sërbët në veri të Kosovës janë mbledhur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, para komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Lleposaviq, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për pushtimin e ndërtesave sërbe, sepse ushtarët e KFOR përkundër garancive, nuk i mbrojtën ata. Sërbët siç u shpreh ai, pritën KFOR-in dhe telat me gjemba.
Vuçiq theksoi se KFOR ruante ndërtesat komunale dhe krykomunarët ilegalë të komunave prej sërbëve ndonëse duhet të ishte e kundërta.
Vuçiq ka raportuar se kishte një numër të madh njerëzish të grumbulluar rreth komunës së Zveçanit, ku kanë munguar disa punëtorë dhe gra të KFOR, por ata policia kosovare i ka pritur me gaz lotsjellës.
“Çfarë ndodhi dhe përse-dy automjete të policisë speciale Rosu ngelën të rrethuara prej sërbëve në të cilat populli sërb kishte vendosur flamurin dhe katër gërmat S, por nuk ushtruan dhunë. Pas negociatave të shumta me Kfor, përfaqësuesi i Listës Sërbe Dragisha Milloviq një prej sërbëve të mirënjohur shkoi të bisedonte” ka thënë Vuçiq.
Siç ka thënë më tej, sërbët propozuan që Kfor të zëvendësojë Rosun, që kryekomunarët fals të tërhiqen.
“Që Kfor mund të qëndrojë, sepse nuk na shqetëson, sesa forcat speciale dhe krykomunarët fals. Deri atëherë komandanti i KFOR për rajonin lindor tha se e kupton dhe se kërkesat do t'ua përcillte autoriteteve kompetente” tha Vuçiq.
Më pas, megjithatë, Kfor kushtëzoi të gjithë marrëveshjen me faktin se sërbët do të çlironin automjetet e ROSU pasi shqiptarët frikësoheshin prej sërbëve të pranishëm, të cilët siç vuri në dukje Vuçiq, ishin në përplasje të dyfishtë.
“Sërbët nuk pranuan dhe KFOR veproi. Në rreshtin e parë ishin Simiq dhe Rakiq, të cilët filluan t'i godasnin, ndërsa Dragisha Milloviq u plagos rëndë. Filluan t'i rrihnin, godisnin, shkelmonin, tërhequr zvarrë. Simiqin kërkonin t’a merrnin zvarrë në rrethin e tyre, mezi e ndavën... Filluan të hidhnin bomba shokuese dhe gaz lotsjellës. Një pjesë e njerëzve u strehuan, pjesa tjetër pranoi luftën me grushta”, tha Vuçiq.
Deri atëherë thotë ai, njësitë e Rosu nga “Kallashnikovët”, të gjunjëzuar në tokë, kanë gjuajtur disa të shtëna në drejtim të sërbëve.
“Në këtë moment, përgjigja e sërbëve nis me gurë dhe në të gjitha mënyrat e tjera” ka thënë Vuçiq dhe bilanci është sërbët e shumëlënduar dhe pak të lënduar.
U bëri thirrje sërbëve në K&M që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n.
“E di sa e vështirë është për ta, por i bëj thirrje që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n, jo se dikush prej nesh ka frikë, por sepse këtë e dëshiron më së shumti Kurti. I bëj thirrje që kur të protestojnë, e di se nuk mund të lejojnë pushtimin e objekteve të tyre, nëse do të jetë nesër apo pasnesër është vendim i tyre, t’a bëjnë në mënyrë paqësore”, tha presidenti.
Ai shtoi se kur përballen paqësisht me okupatorin shqiptar, askush nuk mund t'i mposhtë.
“Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, situata do të jetë ndryshe. Këtë u’a kam përcjellë të gjithëve në NATO”, tha Vuçiq dhe tha se mesazhin e tij nesër do t’ia përcjellë edhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm Millan Mojsilloviq.
“Ne do të japim gjithçka nga vetja për të ruajtur paqen. Për herë të fundit i lutem bashkësisë ndërkombëtare që të arsyetojnë me Kurtin, jo përmes njoftimeve, por të ndërmarrin masa, nëse nuk e bëjnë, kam frikë se do të jetë vonë për të gjithë ne. Qytetarët e Sërbisë ta dinë se kanë udhëheqje të përgjegjshme, se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen, por nuk do të lejojmë pogrom të popullit në K&M” ka theksuar Vuçiq.
Mediat i luti që të përdorin sa më pak informacion të paverifikuar dhe të presin konfirmimin zyrtar.
"Kjo që thamë është e vërteta absolute dhe nuk është e njëanshme. Këtë e patëm paralajmëruar. Lusim vendet e Pesëshes të arsyetojnë me fëmijën e tyre, sepse ky fëmi, mund të shkaktojë surprizë të atillë që askush nuk e ka shkaktuar deri më tani dhe sërbët dhe Sërbia duan veçse paqe”, theksoi Vuçiq.
0 komentet