Vuçiq me kardinalin Parolin: E vlerësojmë shumë qëndrimin parimor të Selisë së Shenjtë për çështjen e Kosovës

Kardinal Parolini i Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Sekretarin Shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, të cilit i ka thënë se e vlerëson lart qëndrimin parimor të Selisë së Shenjtë në lidhje me Kosovën.

"Një takim i shkëlqyeshëm me kardinalin Parolin, me të cilin diskutova për mbajtjen e një dialogu të rregullt politik në të gjitha nivelet, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Kishës Katolike Romake, që është i mirë, me respekt të ndërsjellë dhe përpjekje për të vazhduar përmirësimin. Kam theksuar se Republika e Serbisë është e përkushtuar të vazhdojë të kultivojë dhe përmirësojë marrëdhëniet konstruktive me Selinë e Shenjtë, pasi ne ndajmë pikëpamje për shumë çështje ndërkombëtare, mbi të gjitha mbrojtjen e të krishterëve dhe trashëgimisë së krishterë, si dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut të popullit të krishterë”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Në këtë rast ai theksoi se çështja e mbrojtjes, respektimit dhe përmirësimit të të drejtave të popullatës serbe dhe të tjera joshqiptare në Kosovë e Metohi, si dhe mbrojtja dhe restaurimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, varrezave ortodokse, si dhe monumentet kulturore të rrezikuara, veçanërisht ato ortodokse, janë të një rëndësie themelore për kishat dhe manastiret nën mbrojtjen e UNESCO-s.


Ai ka theksuar se e vlerëson parimin e Selisë së Shenjtë për qështjen e pavarësisë së Kosovës.

"Ne e vlerësojmë shumë qëndrimin parimor të Selisë së Shenjtë për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe mirëkuptimin për qëndrimin e Serbisë, i cili bazohet në respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Diskutuam edhe tema të tjera me interes të ndërsjellë", ka përfunduar Vuçiq.