Vuçiq: Na presin kohë të vështira, e vetmja që më intereson janë sanksionet ndaj Rusisë dhe pavarësia e Kosovës
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë nga Davosi ku po merr pjesë në forumin e 53 botëror ekonomik (WEF) se Sërbinë e presin kohë të vështira pasi fuqitë perëndimore u interesojnë sanksionet ndaj Rusisë dhe pavarësia e Kosovës, transmeton B92.
Vuçiq thekson se "jemi përballë një viti vendimtar, me shumë mundësi një prej viteve më të vështira".
"Na presin sfida, nuk është litari rreth fytit të Vuçiqit por rreth vendit tonë. Mua nuk më shantazhojnë dot, ky është sulm dhe litar rreth qafës së vendit tonë. Deri ku mund të shkojë kjo paturpësi. Ata të thonë se duhet të dënojmë ata që shkëputen, ata që kanë marrë vendimin të bombardojnë një vend edhe pse ai vend nuk ka shkelur as në territorin e një vendi tjetër", ka thënë Vuçiq duke vazhduar.
"Fuqia bën gjithçka. Ata bëjnë gjithçka. Gjithçka bëhet me forcë, mund të gënjejnë dhe të thonë se e kanë bërë vetëm për ne, dhe nëse na thonë-ky është maksimumi juaj”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar me të dërguarin special të BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Llajçak në qendrën kongresore të WEF.
Vuçiq është takuar dhe me kryeministrin e Luksemburgut Havijer Betelem.
Gjatë qëndrimit traditor në Davos, Vuçiq ka marrë pjesë në takime më liderët botërorë e sidomos në sesionin me temë Dialogu Diplomatik rreth Ballkanit Perëndimor.
komentet