Kos: Normalizacimi i marrëdhënieve me Sërbinë parakusht për proçesin e anëtarësimit të Kosovës në BE
Komisionerja europiane për zgjerim Marta Kos ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Sërbinë është parakusht që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë proçesin e anëtarësimit në BE.
“Presim qeverinë e re. Jam në kontakt me politikanët e atjeshëm dhe ata thonë se janë pro normalizimit të marrëdhënieve me Sërbinë, çka është parakusht për nisjen e procesit negociues apo për marrjen e statusit kandidat” ka thënë Kos në intervistën për Radion Europa e Lirë.
Kos ka thënë se është e rëndësishme që qeveria e re në Kosovë të përmbushë parakushte të caktuara “të cilat duhet të përmbushen” duke mos i precizuar ato.
Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësi në BE më 15 dhjetor të vitit 2022. Është ende në fazën fillestare të anëtarësimit, pa statusin kandidat. Që të bëhet kjo, Komisioni Europian fillimisht duhet të japë aprovim për kërkesën e anëtarësisë ndërsa Këshilli Europian më pas duhet që njëzëri të konfirmojë statusin e vendit kandidat.
“Nuk kam marrë asnjë sinjal nga vendet anëtare apo nga presidenca daneze që kjo të mund të ndodhë. Por mendoj se do të ishte mjaft mirë që të niste” ka thënë Kos.
Kjo e fundit tha se momentalisht nuk janë të gatshme në këtë fazë të gjitha shtetet anëtare të BE për heqjen e masave që Unioni i ka vendosur Kosovës.
“Akoma nuk e dimë. Do bisedojmë për këtë. Nëse shtetet anëtare do jenë për heqjen e tyre, sigurisht që do t’a bëjmë këtë. Por momentalisht nuk janë të gjitha shtetet pro heqjes së masave” ka thënë Kos.
Kjo e fundit shtoi se do t’a konsideronte si mossukses nëse nuk do të ketë anëtarë të rinj në Unionin Europian gjatë mandatit të Komisionit të tanishëm.
Ajo shprehu optimizëm duke thënë se nëse e shikon nga këndvështrimi teknik, “mund të përfundojë me Malin e Zi (si anëtare) deri në fund të vitit 2026 “dhe me Shqipërinë (si anëtare) deri në fund të vitit 2027”.
Pyetjes nëse Mali i Zi dhe Shqipëria do të jenë anëtare e 28 dhe e 29 e BE, ajo u përgjigj se do të mund të ketë dhe vende të reja.
Duke folur për Sërbinë, Kos tha se “Sërbia me të vërtetë duhet të arrijë rezultate”.
“Fjalët nuk janë të mjaftueshme. Misionin tim dhe vizitën time aty e shikoj si përpjekje të madhe që Sërbia të kthehet në rrugën europiane” ka nënvizuar Kos.
Kjo e fundit shtoi se kërkesat e demonstruesve të cilët prej muajsh protestojnë në Sërbi-pas vdekjes së 16 njerëzve nga rrëzimi i sprethit të betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad-janë të njëjtat sikurse kërkesat e Komisionit Europian.
“Kjo është sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, tenderat, legjislacioni i mediave, legjislacioni zgjedhor. Sërbia ka premtuar mjaft në dhjetor në të ashtuquajturën 'dokumentin joformal'“, ka thënë Kos duke shtuar se tani “duhet të provojmë nëse do të zbatohen ato çka na kanë premtuar“.
“Dhe me të vërtetë dua të them se jam mbështetësja më e madhe e demonstruesve pasi nëse Sërbia është serioze në lidhje me rrugën drejt BE-dhe ata na thonë se janë-atëherë duhet të nënshkruajnë rezultate”, ka thënë Kos.
Kjo e fundit ka thënë se vështirë që të bashkëpunohet me liderë sikurse presidenti i Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik.
Sipas fjalëve të saja, “vështirë të kesh të bësh me dikë që nuk vepron në interesin më të mirë të vendit të vet, Bosnjë-Hercegovinës” dhe kush “shkon kundër integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues”.
Kos shtoi se kjo është arsyeja përse B&H pavarësisht kësaj se ka statusin kandidat, ende nuk ka çelur negociatat me BE.
Në lidhje me sanksionet e mundshme ndaj Dodikut, ajo shtoi se “shtetet anëtare nuk janë unike” që ti vendosen.
0 komentet