Vuçiq me Koshtën në Bruksel: Presim sinjale të qarta nga BE-ja për politikën e zgjerimit

Aleksandar Vučić i Antonio Košta
Burim: Instagram

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot gjatë një vizite pune në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta, të cilit i përcolli qëndrimin e palëkundur të Serbisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se pret sinjale të qarta nga Unioni për politikën e zgjerimit.

“Pata një takim të shkëlqyer me Antonio Koshtën mbi aspektet kryesore të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe BE-së, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, rolin e vendit tonë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, si dhe për vazhdimin e procesit të reformave, ndaj të cilave Serbia është sinqerisht e përkushtuar”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Ai theksoi se njëkohësisht pret transparencë dhe sinjale të qarta nga BE-ja në lidhje me politikën e zgjerimit, duke pasur parasysh se Serbia ka treguar një partneritet të përgjegjshëm ndaj Unionit.

“E përsërita qëndrimin tonë të qëndrueshëm dhe të palëkundur lidhur me anëtarësimin, për çka na duhet mbështetje e fortë nga Bashkimi Evropian. Jam veçanërisht mirënjohës për angazhimin personal të Koshtës, mirëkuptimin, sinqeritetin dhe mundësinë për të folur hapur për të gjitha vështirësitë me të cilat përballemi, si dhe për përkushtimin e tij që perspektiva evropiane e rajonit tonë të bëhet sa më shpejt realitet”, deklaroi Vuçiq.