Vuçiq me Lajçakun: Populli serb në KeM është i ekspozuar ndaj torturave më të rënda në 15 vitet e fundit
Burim: Instagram
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak me të cilin ka diskutuar për situatën në Kosovë dhe mënyrat për deeskalimin në veri.
Vuçiq theksoi në Instagram se edhe një herë e paralajmëroi Lajçakun se populli serb ka qenë i ekspozuar ndaj torturës dhe persekutimit në 15 vitet e fundit.
“Kam biseduar me Miroslav Lajcakun për situatën në Kosovë dhe Metohi, mënyrat për të qetësuar tensionin në terren dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë dhe Metohi është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre. I kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet më konkretisht për të gjitha këto çështje”, është shkruar në profilin e “buducnostsrbijeav” në Instagram.
komentet