Vuçiq me Llajçakun: Bisedë konkrete dhe transparente rreth pozitës së popullit sërb

Vučić i Lajčak
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Mostar ku ndodhet në kuadër të vizitës së punës që po bën në B&H, me përfaqësuesin special të BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak.

Vuçiq në Instagram ka thënë se biseda me Llajçakun ka qenë transparente dhe konkrete.

"Akoma dhe një bisedë transparente dhe konkrete me Mirosllav Llajçakun rreth të gjithë sfidave që janë para nesh, pozitën e popullit sërb, zhvillimet në Kosovë e Metohi dhe gjithçka për hapësirën më të paktë për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut konstruktiv dhe respektimin e të drejtave ndërkombëtare", ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka theksuar se gjatë këtij takimi ka përsëritur se Sërbia me këmbëngulje vijon të udhëheqë politikë të përgjegjshme dhe serioze për ruajtjen e paqes e stabilitetit dhe theksoi se nuk ka tërheqje dhe kompromis kur është fjala për sigurinë e popullit sërb dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

"Si partneri ynë shumëvjeçar, Llajçaku di që Sërbia përherë lufton dhe në çdo vend për popullin e vet, vendin dhe të vërtetën. Ne atdhe tjetër nuk kemi, e as nuk mund të shkojmë në drejtim tjetër” ka shtuar Vuçiq.

Ky i fundit pas takimit do të marrë pjesë në çeljen zyrtare të Manairit Ndërkombëtar të 25 të ekonomisë që mbahet në Mostar nga ku dhe do të mbajë fjalim.  

Vuçiq në panairin e ekonomisë vizitoi dhe pavionin e Sërbisë ku do të vendosen 26 kompani tona nga sektorë të ndryshëm të cilat prezantojnë ofertat e tyre me qëllim të bëjnë marrëveshje për punë të reja dhe rritjen e importeve në rajon e më gjerë.

Në fund të vizitës, pritet takim mes presidentit Vuçiq dhe përfaqësues të sërbëve të Mostarit.