Vuçiq me Melonin: Shpresojmë që Italia të luajë një rol më të madh në zgjidhjen e problemeve të Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot kryeministrin e Italisë, Giorgio Meloni, i cili ndodhet për një vizitë njëditore në Serbi dhe në një deklaratë për media pas bisedës kokë me kokë, Vuçiq ka thënë se i është mirënjohës Italisë për mbështetjen e vërtetë të Serbisë në rrugën e saj evropiane.
"Dëshiroj t'i shpreh mirënjohjen time të madhe kryeministrës për vizitën në Serbi. Serbia dhe Italia kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira ekonomike, shkëmbimi ynë tregtar është 4.6 miliardë euro dhe besoj se bashkëpunimi ynë mund të jetë edhe më i madh në të ardhmen", tha Vuçiq.
Ai shtoi se i është mirënjohës Italisë për mbështetjen e saj ndaj Serbisë.
“Unë jam mirënjohës për mbështetjen thelbësore dhe këmbëngulëse të Italisë në rrugën evropiane të Serbisë dhe që Giorgio Meloni kishte gjithmonë kohë për të dëgjuar atë që Serbia ka për të thënë dhe se ajo nuk kishte një qasje të njëanshme ndaj problemeve në rajon”, tha Vuçiq.
Ai shprehu veçanërisht mirënjohje për përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Ballkanin Perëndimor dhe theksoi se Italia po vepron me objektivitet.
"Shpresoj se do të kemi një rol edhe më të madh për Italinë në zgjidhjen e problemeve kyçe të vendit tonë dhe popullit tonë. Mendojmë se kryeministrja e Italisë është një nga liderët e mëdhenj jo vetëm të Evropës por të botës, e cila ka talent të mrekullueshëm politik”, shtoi Vuçiq.
Ai ka deklaruar se kompania “Stelantis” mund të jetë gjeneruese e shumë investimeve, sepse sa një e katërta e totalit të investimeve janë në Serbi.
"Kam vënë në dukje se Italia i qaset zgjidhjes së problemeve në rajonin tonë në mënyrë objektive dhe thelbësore. Edhe një herë shpreh mirënjohjen time të madhe që është këtu në Beograd", tha Vuçiq.
0 komentet