Vuçiq: Një lloj marrëveshje është arritur, BKS detyrim prioritar
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar mbrëmjen e sotme pas raundit të ri të bisedimeve të nivelit më të lartë në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në Ohër, se në këto bisedime duhet të arrihen marrëveshje për implementimin e planit dhe se ka “një lloj marrëveshje të arritur”.
“Jam i kënaqur për këtë. Por kjo nuk është gjithçka. E rëndësishme është të thuhet se këto pika për të cilat ramë dakord, do të jenë pjesë e kuadrit të bisedimeve për të dy palët dhe një prej pikave kyçe është që Këshilli i Europës do të vlerësojë sesa ka bërë dikush nga plani i zbatimit, i cili me siguri do të duhet të zgjerohet” spegoi ai dhe shtoi se nuk do t’a kishte problem të ishte kështu.
Vuçiq theksoi se përveç pikës së rëndësishme që është pranuar fakti që BE do t’a vendosë atë si pjesë integrale të kornizës së negociatave, për Sërbinë është me rëndësi të madhe që BKS të jetë vënë si detyrim prioritar në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara më herët.
“Për këtë jam me të vërtetë i kënaqur. Ende po flitet për personat e zhdukur, për konferencë donatorësh….Por plani patjetër do të duhet të përmirësohet”, theksoi ai.
Vuçiq theksoi se e di që pala shqiptare për këtë insistoi që mos të nënshkruhet mbrëmjen e sotme.
“As unë asgjë nuk nënshkrova” theksoi ai.
Ai shtoi se ai dhe Albin Kurti i kanë bërë të qarta qëndrimet e kundërta në çdo mënyrë, vijat e veta të kuqe por edhe se është bërë përparim i mirë nën një atmosferë konstruktive dhe se diçka po nis.
„Nuk ishte dita D, por ishte dita ok“ ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit ka thënë se nesër do t’u prezantojë qytetarëve çdo pikë dhe sqarojë çfarë ndodhi gjatë bisedës dhe çfarë e pret në vijim.
“Nga e hëna dhe e marta do të jem i gatshëm të pres në konsultime të gjitha grupet parlamentare për të parë nëse do të shkojmë në ndonjë akt të përgjithshëm në parlament...“ ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit ka nënvizuar se në muajt e ardhshëm e pret një punë serioze dhe jo e lehtë.
“Të shohim, besoj se ana prishtinase të përmbushë apo të lëvizë për të përmbshur detyrimet për formimin e BKS, çka është bërë e ditur ’menjëherë’. Do apo nuk do, nuk e di. Nëse ne dëshirojmë të këmbëngulim në rrugën tonë drejt BE, progresi ynë do të vlerësohet sesa dhe çfarë do të bëjmë në këtë drejtim për çështjen e zbatimit të saj“ ka thënë Vuçiq.
Siç tha ai, nëse është e mundur që pas bisedimeve të vështira për gjërat jopopullore, thotë se ka kokër kënaqësie-ai këtë mund t’a thotë.
“Patëm bisedë të mirë pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta tonat. Konstruktiv dhe mirënjohje përfaqësuesve evropianë për korrektësinë“ ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit qartësoi se në dokument shkruhet se Bashkësia e Komunave Sërbe duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e arritura por nuk është i sigurt nëse vërtetë do të formohet.
Pyetjes së një gazetari nëse BKS do të formohet në përputhje me dialogun e Brukselit, tha se pikërisht kështu shkruhet.
"Kështu shkruhet, por nëse vërtetë do të formohet apo jo, avash o njerëz, kjo është një letër dhe hyn në kuadrin e negociatave dhe nëse do të jetë apo jo, kush e di” ka thënë Vuçiq dhe shtoi se mendoi se kjo do të ndodhte në vitet 2013 dhe 2014.
Pyetjes nëse bisedimet për kthimin e sërbëve dhe nëse Kurti është i detyruar të ndalë retorikën që shkakton tensione, Vuçiq deklaroi se nuk dëshiron të marrë pjesë në konfliktin mes gazetarëve sërbë e shqiptarë në Ohër.
"Fantastike është që ata mezi presin të thonë sesi do të jetë në përputhje me kushtetutën e tyre, por kjo nuk shkruhet këtu dhe fantastike është sepse ju mezi prisni që të mos shkruhet. Tani nuk shkruhet, por kush e di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Është proces i vështirë, për mua është e rëndësishme që fola se cilat janë vijat tona të kuqe dhe po e përsëris edhe Kurti tha se nuk ka filozofi, secili mbron interesat e veta" ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se Kurti tërë ditën ka kërkuar të nënshkruante marrëveshjen.
"Ne sot nuk kemi mjaft detyrime, por nuk dua askënd të mashtroj. Kur të takohemi për një apo dy, a tre muaj, atëherë do të bisedojmë për disa prej detyrimeve tona” nënvizoi ai.
Pyetjes nga gazetari shqiptar nëse Kurti kërkoi që Sërbia të kërkojë ndjesë për agresionin në Kosovë në vitin 1999, Vuçiq tha se kjo asnjëherë nuk është përmendur dhe se Kurti kërkonte dëmshpërblim jo vetëm ndjesë.
"Që t’a dini se çfarë kërkoj, që të mos ju them. Dje më ofruan një reformë torte, kërkova një daulle, por nuk ma dhanë" ka thënë Vuçiq.
Rreth kthimit të sërbëve në institucione.
I pyetur nëse është caktuar një datë e re për bisedimet, Vuçiq e ka mohuar diçka të tillë.
“Nuk është caktuar një datë e re, tani duhet të fillojmë të flasim për BKS” tha Vuçiq.
I pyetur për kthimin e sërbëve në institucione dhe pjesëmarrjen e tyre të mundshme në zgjedhje, Vuçiq tha se sot nuk është diskutuar për këtë.
“Kam biseduar me Eskobar pasi ai ka biseduar me Listën Sërbe”. Ata thanë jo. Dhe, nëse fillon formimi i BKS, ndoshta kjo do të hapte derën, por nuk mund të flas në emër të Listës Sërbe derisa të bisedoj me të”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se nuk mendon se tani kjo është çështja më e rëndësishme.
“Nëse ecim në drejtimin e duhur me këtë, do të ketë një kthim në institucione, por nëse më pyesni nëse jam optimist, duke qenë se e di sesi ka ardhur kjo, nuk mendoj se do të ndodhë” tha Vuçiq.
Pyetjes së gazetarit shqiptar nëse është i gatshëm të vizitojë Prishtinën si president i Sërbisë dhe të takohet me Kurtin si kryeministër i Kosovës si shenjë e marrëdhënieve të mira, Vuçiq tha se me Kurtin shpesh takohet dhe nuk duhet të ripërsërisë se këndvështrimet e tyre për statusin e Kosovës janë të ndryshme, por që takohet shpesh, është mirë për marrëdhënie të mira mes njerëzve.
“Dua të shkoj veçanërisht në Graçanicë ku dikur ka qenë pjesë e Prishtinës. Aty ka një manastir të mrekullueshëm dhe mikpritës të mirë të cilëve dua t’u shkoj. Dhe unë ju ftoj të shkojmë së bashku në ndonjë festë fetare për t’iu gostitur fiks për miqësinë mes sërbëve dhe shqiptarëve“ ka thënë Vuçiq.
Pyetjes nëse ka zgjidhje kompromisi, ai u përgjigj se ky është vetëm fillimi dhe nuk mundet që për një ditë të zgjidhen diçka që ka zgjatur 150 vite por patjetër duhet kërkuar një zgjidhje.
“Këto janë procese serioze, zgjidhim problemet, çka do të thotë për njerëzit e të dy anëve të kufirit administrativ, të jetojnë më mirë. Të durojmë kritikat dhe të gjejmë zgjidhje është qëllimi dhe kjo nuk mund të ndodhë brenda natës. Duhet të vazhdojmë të punojmë, vetëm tani rezultatet tona do të maten individualisht” tha Vuçiq.
Formimi i komisionit brenda 30 ditëve, BKS menjëherë
Ai spegoi se një komision i kryesuar nga BE tani duhet të formohet brenda 30 ditëve.
“E di që në planin e parë ka pasur afate, këtu janë disa afate, duhet të formojmë një monitorim dhe komision të përbashkët që do të kryesohet nga BE brenda 30 ditëve. Menjëherë të shkojmë tek formimi i BKS dhe të bëjmë një deklaratë për personat e zhdukur” tha Vuçiq.
Në përgjigje të deklaratës së një gazetari se kjo nuk është sipas Kushtetutës së Kosovës, Vuçiq tha se pala kosovare duhet të përmbushë atë që është zotuar dhe atë që ka nënshkruar.
“Nuk kam përse të plotësoj atë që nuk e kam nënshkruar dhe ju e keni nënshkruar ndaj duhet t’a përmbushni. Ky është një rregull logjik”, tha Vuçiq.
Ai lexoi nenin 7 të dokumentit.
“Për të përmbushur obligimet nga neni 7, Kosova në kuadër të dialogut të BE, fillon urgjentisht diskutimet për vendosjen e aranzhimeve konkrete të garancisë që do të siguronin nivelin e duhur të vetëqeverisjes së sërbëve në Kosovë në përputhje me marrëveshjen e mëparshme që është në fuqi e miratuar në kuadër të dialogut të BE” tha Vuçiq.
Ai vlerësoi se Prishtina nuk mund të zgjedhë se çfarë i pëlqen të pranojë në dokument dhe çfarë jo, por duhet të respektojë rregullat.
Shefi i diplomacisë së BE Zhozef Borelli dhe përfaqësuesi i BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak, sot në Ohër takuan veçmas presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e më pas takimi trepalësh që zgjati shtatë orë.
0 komentet