Vuçiq: Na sulmuan për dy arsye, për të treguar se janë më të fortët dhe Sërbisë t’i rrëmbenin Kosovën e Metohinë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme në Sombor me rastin e përvjetorit të 24 të fillimit të bombardimeve të NATO ndaj RFJ se më 24 mars të vitit 1999 përfundimisht vdiq e drejta ndërkombëtare por edhe sot kërkojnë prej Sërbisë të jetë e arsyeshme për të gjitha padrejtësitë që i janë bërë, duke theksuar se kurrë nuk do të jepet tokë nga Sërbia “në pjatë” apo justifikim për krimet.
“Para 24 vitesh përfundimisht vdiq e drejta moderne ndërkombëtare. E kjo tingëllon si një fjalë e pavlerë burokratike, por është më shumë se kaq. Prej atëherë asgjë që po ndodh nuk mund të jetë më e keqe se ajo që i bërën një vendi të vogël që ishte fajtor sepse donte të ishte vetvetja, i lirë, liridashës dhe si i tillë nuk i pëlqente atyre që në vitet 1989, 1990, përmbysën të vjetrën dhe krijuan rendin e ri ku vetëm ata pyeten e të pabindurit duhet të ndëshkohen” ka thënë Vuçiq.
Siç nënvizoi më tej, arritën të shkatërronin shtete shumë më të mëdha, BRSS, Jugosllavinë dhe pastaj radha e Sërbisë që nuk dëgjonte, e cila nuk donte të pranonte diktat, të vuante më në fund dhe të “merrte atë që meritonte”.
Vuçiq tha se fjala genocid, e cila u përdor atëherë si justifikim për agresionin, në thelb duhet të ketë qëllimin për të shkatërruar ndonjë popull.
“Shpikën gjithçka, askush asnjëherë nuk ishin përveç shqiptarëve xhelozë. Nuk parandaluat katastrofën humanitare, veçse armatosët grupe kryengritëse në vend të lirë i cili nuk shkeli në territorin e një vendi tjetër. Dhe kur e patë që nuk mund të merrnit një justifikim formal-ligjor, as miratimin nga KS në KB, atëherë thatë-"për çfarë na nevojitet? Për çfarë na duhet ligji dhe drejtësia, do t’a bëjmë vetë, sepse jemi të vetmit në botë, do na bashkohen 19 vende më të mëdha, më të forta dhe do të sulmojmë këtë vend të vogël të mirë e liridashës, Sërbinë, t'ua bëjmë të ditur asaj dhe qytetarëve që jetojnë atje, një herë e përgjithmonë’ ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit konstatoi se kanë kaluar 24 vjet nga viti kur “na hoqën pjesët, na vranë 79 fëmijë, 2500 njerëz dhe jo vetëm civilë, por edhe ushtarë e policë”.
“Kush jeni ju që vrisni ushtarët dhe policët tanë, që janë në tokën e tyre? Nga e morët të drejtën, kush u’a dha këtë të drejtë?” pyeti presidenti i Sërbisë.
“Dhe, a na mësuat? Thyet dhe frymën e lirisë, thyet e thyet por kurrë nuk arritët t’a prishnit atë” tha presidenti Vuçiq.
Ky i fundit ka theksuar se sot po i bëjnë presion Sërbisë dhe kërkojnë që ajo të arsyetojë për çdo gjë të pajustifikuar që i kanë bërë.
“Hajde të dakordësohemi se nuk keni bërë gabim të tmerrshëm dhe të madh kur keni kryer krimet. Flisni të shohim nga e ardhmja. Duam të shikojmë nga e ardhmja, ndaj kemi paqe dhe do t’a mbrojmë. Nuk dëshirojmë kurrë konflikte me shqiptarët, boshnjakët, kroatët, apo me ju, të mëdhenjtë dhe të fuqishmit. Ju atëherë ishit 19 të vetëm. Xhentëllmenë, i drejtë, siç mund të jeni vetëm ju heronj. E pastaj pyesni çuditeni si egziston një popull tjetër i vogël sfidues në zemër të Europës, i cili nuk jep të vetën dhe mbron vendin e vet” tha Vuçiq.
Siç theksoi ai, gjithçka që i kanë dhënë vetes të drejtë-kurrë nuk e kanë bërë për të tjerët dhe ndaj sot tingëllon kaq hipokrite kur mbrojnë integritetin e dikujt.
“Ne këtë e bëjmë me të drejtë edhe për çështjen e Ukrainës, por ju këtë e mbroni….Ju sot bëni thirrje për rezolutë bazuar në statutin e KB…..Ju që edhe sot nuk e respektoni statutin e KB kur bie fjala për një vend të vogël. Nuk ju intereson Rezoluta 1244, e për të gjitha të tjerët kërkoni t’i respektojnë. Kërkoni të respektohen edhe ato që nuk janë nënshkruar, nuk respektoni ato që keni nënshkruar e pranuar pasi për ju janë në rregull... Ç’ju plasi juve, jeni të fortë e të fuqishëm“ ka thënë Vuçiq.
Presidenti ka theksuar se duhet të ruhet paqja dhe po përpiqet për t’a ruajtur.
„E askush nuk ma ngatërroi arsyen, as nuk ma errësoi mendjen. Nuk jam bërë ndonjë tradhëtar i mjerë dhe për këtë më flasin ata të cilët nuk heshtën në mënyrën më të keqe, por zbatuan urdhërat e atyre që kryenin agresionin dhe e quanin fushatë dhe ndërhyrje... Unë tërheq Sërbinë përmes veshëve të gjilpërës në këto kohë të çmendura në të cilat askush nuk mund të bëjë një bisedë racionale me askënd, ku askush nuk flet për paqen, vetëm për fitoren e njërës palë dhe humbjen e palës tjetër.....“ ka thënë Vuçiq.
Duhet të mbrohet Sërbia dhe çdo fëmijë kudo që jeton.
„Por, që kurrë nuk do t'ua japim vendin në pjatë dhe justifikim për të gjitha krimet që kanë kryer-kurrë asnjëherë”, tha presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit ka thënë se agresioni është nisur për dy arsye-për të treguar se janë më të fortët dhe se mund të bëjnë gjithçka, dhe e dyta për t'ia marrë Sërbisë Kosovën e Metohinë.
“Mos sajoni histori dhe arsye, sot në K&M ka më shumë shqiptarë se atëherë, vetëm sërbët janë tre herë më pak. Tamam nuk u intereson që sërbë nuk ka, as ata 40 mijë në Prishtinë dhe se është e shkretë, se në Pejë nuk ka sërb, se nuk ka pothuajse asnjë në Prizren, Ferizaj, Gjilan. Nuk është punë e tyre, vetëm të justifikohen për gjithçka që kanë kryer” tha Vuçiq.
“Na shkatërruat dhe shkatërruat, na thyet shtyllën kurrizore e qafën, na vratë fëmijët, por nuk na vratë, ky popull do të jetojë edhe përkundër përpjekjeve tuaja, ju nuk do t‘a thyeni” theksoi presidenti i Sërbisë.
Ai shtoi se para Sërbisë ndodhet një periudhë e vështirë por gjithashtu theksoi se kur Sërbia thotë se ka vijat e kuqe të saj, askush nuk duhet të luajë me të.
“Kur themi se cilat janë vijat tona të kuqe, mos luani me të. Do të merrni përgjigjen krenare, heroike e dinjitoze të Sërbisë. Dhe përgjigja jonë është-nuk e japim Sërbinë dhe kurrë e askujt nuk do t'ia japim” tha Vuçiq.
0 komentet