Vuçiq me Sorensenin: BKS elementi kyç i një zgjidhjeje të qëndrueshme

Peter Sorensen i Aleksandar Vučić
Burim: Fejsbuk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sonte në Bruksel me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen, me të cilin bisedoi për hapat konkretë drejt zbatimit të plotë dhe konsekuent të marrëveshjeve tashmë të arritura, për deeskalimin në terren dhe mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së popullit serb.

“Në një bisedë të hapur, kam konfirmuar përkushtimin tonë ndaj dialogut nën kujdesin e BE-së, si kuadri i vetëm që mund të sigurojë paqe, stabilitet dhe parashikueshmëri për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë e Metohi. Vëmendjen e kemi përqendruar në hapat konkretë, në zbatimin e plotë dhe konsekuent të marrëveshjeve të arritura, në deeskalim në terren dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së popullit serb. Kam theksuar posaçërisht rëndësinë e formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, në përputhje me marrëveshjet, si element kyç i një zgjidhjeje të qëndrueshme,” ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Vuçiq theksoi se Serbia mbetet partnere e besueshme dhe konstruktive, e gatshme për kompromis të përgjegjshëm, me respekt të qartë për obligimet e marra dhe për parimet e së drejtës ndërkombëtare.

“Jam mirënjohës përfaqësuesve të BE-së për angazhimin e tyre dhe do të vazhdojmë kontaktet për të ruajtur paqen dhe për të siguruar një jetë normale për të gjithë qytetarët tanë,” shtoi ai.