Vuçiq me Sorensenin: Përpjekja për ndalimin e pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje është konfirmim i kërcënimit të të drejtave të serbëve në Kosovë

Vučić sa Sorensenom
Burim: instagram

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka përcjellë sot përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen, se është thelbësisht e rëndësishme që dialogu të kthehet tek parimet bazë, para së gjithash tek detyrimi për formimin e Bashkësisë së komunave serbe, duke theksuar se përpjekja për ndalimin e pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet lokale konfirmon se është kërcënuar respektimi i të drejtave themelore dhe lirive të veprimit politik të serbëve në Kosovë.


„Bisedë e hapur me Peter Sorensenin, e fokusuar në mundësitë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën nën ndërmjetësimin e BE-së, si dhe mbi sfidat me të cilat përballemi sa i përket pozitës së popullit serb në Kosovë e Metohi“, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai i ka theksuar bashkëbiseduesit se është thelbësisht e rëndësishme që dialogu të kthehet tek parimet bazë mbi të cilat është ngritur, para së gjithash tek detyrimi për formimin e Bashkësisë së komunave serbe, si dhe tek mbrojtja e të drejtave të qytetarëve serbë në Kosovë.

Vuçiq ka nënvizuar se përpjekja për të ndaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme edhe njëherë konfirmon se është kërcënuar respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të veprimit politik të serbëve në Kosovë.

„Politika jonë është politikë paqeje, e përkushtuar fuqishëm në kërkimin e zgjidhjeve kompromisi përmes dialogut, por edhe në luftën vendimtare dhe të përgjegjshme për ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare. Vetëm me respekt të ndërsjellë, përgjegjësi të qartë dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura mund të flasim për stabilitet të vërtetë për tërë rajonin“, ka porositur presidenti Vuçiq.