Marsiko: Argjentina mbështet fuqishëm Sërbinë në lidhje me Kosovën dhe Metohinë, po shqyrtojmë ende aksionin e dërgimit të FSK në Malvine
Argjentina mbështet fuqishëm pozicionin e Sërbisë në lidhje me Kosovën dhe Metohinë bazuar në respektimin e principeve rigoroze të integritetit territorial çka është principi themelor përmbajtësor i Kartës së OKB dhe për këtë, nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur, thotë në fillim të intervistës për Kosovo onlajn, ambasadori i Argjentinës në Beograd Osvaldo Marsiko.
Siç thekson ambasadori "marrëdhëniet bilaterale mes Argjentinës dhe Sërbisë janë tradicionale dhe shumë të mira ku ky bashkëpunim dallon në koordinimin dhe mbështetjen e ndërsjelltë në organizmat ndërkombëtare".
"Argjentina mbështet fuqishëm pozicionin e Sërbisë në lidhje me Kosovën dhe Metohinë bazuar në respektimin e principeve rigoroze të integritetit territorial çka është principi themelor përmbajtësor i Kartës së OKB dhe për këtë nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Sërbia mbështet Argjentinën rreth sovranitetit të kontestuar e cila udhëhiqet nga Mbretëria e Bashkuar në lidhje me ishujt Maldive. Përshembull, Sërbia në qershor të këtij viti, mori pjesë për herë të parë në komitetin Special të OKB për dekolonizimin e ishujve Maldive në favor të qëndrimit që ka Argjentina. Lidhjet kulturore janë të forta dhe për këtë unë së bashku me ekipin tim punoj shumë për të promovuar kulturën, historinë dhe turizmin argjentinas. Ndërmarrim vizita në universitetet sërbe, qendrat kulturore, komunat dhe bashkërisht bëjmë projekte. Ndodhemi larg Sërbisë, por të afërt në shpirt. Nga ana komerciale, në tetor të këtij viti, tregu sërb çeli zyrtarisht hapësirën për futjen në treg të mishit argjentinas dhe në ambasadë po punojmë fort me eksportuesit argjentinas ashtu sikurse dhe me importuesit sërbë. Duken jashtëzakonisht të mira", ka thënë ambasadori i Argentinës në Beograd.
Më herët jeni takuar me ministrin Daçiq. Si e shikoni krizën aktuale në veri të Kosovës por edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit?
Kam pasur një takim të gjatë, të sinqertë dhe produktiv me ministrin e punëve të jashtme Daçiq. Shumë herë ai ka qenë në Argjentinë në vizita të ndryshme zyrtare. Ai e di se në Argjentinë ka miq të mirë e të vërtetë. Çmojmë mjaft deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë për instalimin e të ashtuquajtura forcat ushtarake kosovare në Malvine, pasi në të theksohet qartë se kjo është në kundërshtim me rezolutën e OKB të cilat kanë të bëjnë me Kosovën dhe Malvinet. Jemi shumë të shqetësuar rreth krizës aktuale në veri të Kosovës. Të dy palët duhet të ulen në tavolinë dhe të bisedojnë seriozisht sesi duhet të gjendet një zgjidhje të pranueshme nga të dy palet. Mendoj se dialogu i ndërmjetësuar nga BE, është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të ndërpritet. Në këtë drejtim, besoj se është thelbësore të gjenerohen masa për ndërtimin e besimit, shmangjen e akteve të njëanshme dhe provokuese dhe përmbushja e marrëveshjeve të hershme si prsh Marrëveshja e Brukselit për themelimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Prishtina më herët vendosi dërgimin e katër çetave të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Malvine (ishujt Fokland). A do të ndërmarrë Argjentina veprime shtesë në këtë drejtim, përveç njoftimit të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Argjentinës ?
Dënojmë me ashpërsinë më të madhe vendosjen e të ashtuquajtura forcave speciale kosovare në ishujt Malvine. Ky është një akt i njëanshëm nga Mbretëria e Bashkuar në kundërshtim me rezolutën e OKB 37/9 çka u bën thirrje të dy palëve në mosmarrëveshjet që kanë rreth sovranitetit mbi ishujt Malvine dhe zonat detare përreth, që të përmbahen prej akteve të njëanshme që paragjykojnë rezultatin e negociatave. E për më tepër militarizimin e këtij rajoni në kundërshtim me rezolutën e Kuvendit të Përgjithshëm të OKB 41/11 e cila shpall jugun e Atlantikut si zonë e paqes dhe bashkëpunimit.
Dhjetë rezoluta të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB dhe gati 40 rezoluta të Komitetit Special të OKB për dekolonializimin, pranojnë shprehimisht ekzistencën e një mosmarrëveshjeje mes Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar rreth ishujve Malvine dhe në përputhje me rrethanat, ata përjashtojnë zbatimin e parimit të vetëvendosjes kur bëhet fjalë për këtë rast të veçantë të dekolonizimit. Përveç deklaratës së bërë publike nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Argjentina i dorrëzoi notë zyrtare proteste ambasadorit britanik në Buenos Ajres, e ndërkohë bashkësia e shteteve të Karaibeve (CELAC) gjithashtu në shenjë solidariteti me Argjentinën, doli me deklaratë. Janë në konsideratë aksionet e mëpasshme.
Prishtina para pak ditësh ndaloi hyrjen në Kosovë të patriarkut Porfirije. Si e shikoni ju këtë?
Mendoj se ndalimi i patriarkut Porfirije të hynte në Kosovë, ka qenë tërësisht i papranueshëm dhe i padrejtë. Siç edhe e kam thënë më parë, nuk ndihmon në krijimin e atmosferës së nevojshme të besimit që shikohet i nevojshëm për çdo negocim të suksesshëm.
Argjentina fitoi kampionatin botëror duke mundur në finale Francën. Si e përjetuat finalen e Botërorit?
Mendoj se ishte finalja më e bukur e kampionateve botërore të luajtura ndonjëherë. E përjetova me pasion, si çdo gjë që bëjmë ne argjentinasit. Jemi jashtëzakonisht krenarë për kombëtaren tonë, pikërisht sepse ata luajtën si ekip. Ishte një shfaqje e përulësisë, punës së palodhur dhe një vullneti të fortë për të fituar.
Emir Kusturica dikur ka bërë një film dhe spot rreth Maradonës. A mundet të bëjë të njëjtën gjë edhe për Mesin?
Nuk jam shumë i sigurtë. Nuk më pëlqejnë krahasimet. Si Maradona, si Mesi janë padyshim lojtarët më të mirë në kohë të ndryshme. Maradona ishte më shumë se futbollist, ishte jashtëzakonisht karizmatik, jeta e tij ishte një roman i vërtetë. Mesi është krejt ndryshe, shumë i përulur, mjaft profesionist. Futbolli dhe familja janë jeta e tij. Megjithatë koha do ta tregojë.
0 komentet