Vuçiq: Sërbia të premten pret bisedime kyçe me fuqitë më të mëdha të botës
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq duke komentuar deklarimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës mundet të arrihet muajt e ardhshëm ka theksuar se marrëveshje mundet të arrihet edhe pasnesër nëse Kurti tërhiqet prej ideve të tij seçesioniste.
"Shikojeni këtë letër të Bashkimit Europian, thuhet se janë sulmuar të gjithë seçesionistët. Por këta seçesionistë shkëputën me dhunë një pjese të territorit tonë. Pra, deri ku mund të shkojë kjo paturpësi. Nuk mundeni të duroni, nuk kam se çfarë fjale të përdor. Ata na kërkojnë të dënojmë ata që mbështesin shkëputjen, mos ndoshta është fjala edhe për pjesë të Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ata që bombarduan një vend dhe u shkëputën dhunshëm. Dhe nuk e beson kur e lexon. E më pas lexoni një pjesë të mediave: “Litar përreth qafës së Vuçiqit”. Po nuk është për mua, por ky është litar për tërë vendin", ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit thekson se të premten Sërbia pret bisedime kyçe me fuqitë më të mëdha të botës e ndërkohë që rezoluta e BE, parashihet të jetë presionuese.
"Fuqia është në anën e tyre, fuqia e zotit nuk lypet. Janë të panumërt në Serbi ata që i qëndrojnë përballë. Mbështesin çdo veprim të pakuptimtë të Kurtit. Tani thuhet se sërbët po kërcënojnë me luftë. Imagjinoni, civilë të kërcënojnë forcat speciale të Kurtit me luftë. Ata janë thjesht të pamatur, nuk mund të them se janë budallenj, ata që miratojnë deklarata të tilla", ka theksuar ai.
Presidenti ka thënë se provokimet shqiptare kur ka mbërritur në Davos për të, kanë qenë argëtuese ku në dhomat e hotelit ku qëndronin afër rrugës, kishin vendosur flamujt e Shqipërisë së Madhe.
"Mendoni sesa i kam nervozuar. Bërën çështë e mundur që prej dhomës, të më binte në sy flamuri idiot i Shqipërisë së Madhe. Imagjinoni sikur flamuri i Sërbisë së Madhe të priste një lider shqiptar në një samit. Mbarë bota do të shkruante për të. Ju kujtohet treni besoj. Dhe do të qesh me këtë pasi e hoqën me pas. Lërini të bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën” ka thënë Vuçiq.
komentet