Vuçiq: Në fillim të majit Kuvendi Pashkor i Sërbisë dhe RS, do marrim vendime rreth egzistencës së sërbëve në vatrat e tyre

Aleksandar Vučić sa patrijarhom Porfirijem i Miloradom Dodikom
Burim: Instagram, Budućnostsrbijeav

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se në 5 dhe 6 maj do të mbahet Kuvendi i madh Pashkor i Sërbisë dhe Republikës Sërbe të Bosnjës në të cilin do të merren vendime të rëndësishme rreth egzistencës së popullit sërb në vatrat e tyre, progresit ekonomik, ruajtjen e gjuhës sërbe të shkruar në alfabetin cirilik dhe trashëgiminë e përbashkët kulturore.

Ky është rezultat i bisedimeve të sotme të presidentit Vuçiq me presidentin e Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik dhe kryepeshkopit të KOS Porfirit.

"Pas bisedimeve disa orëshe ku unë dhe Dodik asistuam me kryepeshkopin Porfiri, sot kemi dalë me konkluzione të përbashkëta që 5 dhe 6 maji në Beograd dhe zona të tjera të Sërbisë të mbahet Kuvendi i madh Pashkor i Sërbisë dhe Republikës Sërbe të Bosnjës” ka thënë Vuçiq, bën të ditur shërbimi i shtypit të presidentit.

Në këtë Kuvend do të ndërmerren vendime të rëndësishme rreth egzistencës së popullit sërb në vatrat e veta, progresin e tyre ekonomik, ruajtjen e gjuhës sërbe të shkruar në alfabetin cirilik dhe trashëgiminë e përbashkët kulturore, ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se qeveria e re e Sërbisë dhe Qeveria e RS do të përgatisin deklaratën dhe akte të mundshme ligjore që në të njëjtin tekst të dorrëzohen për miratim në kuvendet e Sërbisë dhe RS.

Vuçiq tha se ai dhe Dodik, kryepeshkopin Porfir e njohën me situatën e rëndë politike në të cilën ndodhet në përgjithësi populli sërb dhe prej tij kërkoi bekime dhe mbështetje nga KOS.

"Rreth të gjitha detajeve të tjera në periudhën e ardhshme do informojmë publikun", shtoi presidenti Vuçiq.