Vuçiq në KB: K&M është pjesë e pandarë e Sërbisë, presim që të gjitha shtetet të respektojnë integritetin tonë territorial

Aleksandar Vučić u UN 2025.
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq duke i’u drejtuar sot Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se Kosova e Metohia është pjesë e pandarë e Sërbisë duke theksuar se pret nga shtetet anëtare të KB respektimin e sovranitetit të saj dhe integritetin territorial nën mirënjohjen e shumicës së vendeve që e kanë bërë këtë. Ai ftoi bashkësinë ndërkombëtare që të ndërmarrë masa konkrete që të ndalë dhunën ndaj sërbëve të Kosovës.

"Sërbia kurrë nuk do t’a harrojë historinë e vet, popullin e saj dhe shënjtoret e veta. Kosova e Metohia janë pjesë e pandarë e Sërbisë, shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë sonë shpirtërore. Për ne, kjo nuk është copë toke, por djepi i shpirtërimit dhe egzistencës sonë në atë tokë prej shekujsh. Ne brengosemi jo për arsye morale e historike, por dhe për njerëzore", tha Vuçiq.

Ky i fundit vuri në dukje rrethanat e rënda në të cilat jetojnë sërbët sot në Kosovë, ku dita-ditës shkelen të drejtat për jetë, lëvizje të lirë, arsim, kujdes shëndetësor, qasje në vendin e punës dhe prona.

"Jetojnë në izolim, ushqimi bazik dhe barnat, mbretërojnë në mungesë, fëmijët rriten në pasiguri dhe frikë. Situata e tyre nuk është vetëm lokale, por prek ndërgjegjen e mbarë bashkësisë ndërkombëtare dhe paraqet test gatishmëre për të ndihmuar të pafuqishmit. Nëse dhuna që vuajnë sërbët pranohet, atëherë kjo nuk është mirë. Shikojmë dhunë etnike që vuajnë sërbët përditë, në shkallë të frikshme. Ata arrestohen, kërcënohen, u merret prona, u shkelen të drejtat e tyre për gjuhë, arsim dhe kulturë. Sërbët diskriminohen, u rëndohet jeta, u mohohen shërbimet dhe e gjithë kjo, me synim krijimin e frikës, si e si të detyrohen të braktisin K&M", paralajmëroi Vuçiq.

Ndaj ftoi bashkësinë ndërkombëtare të marrë masa konkrete për të ndaluar dhunën dhe ofruar siguri dhe të drejta për gjithë popujt në Kosovë.

"Dhembshuria nuk mjafton, na duhen vepra", apeloi presidenti i Sërbisë.

Vuçiq tha se Sërbia, pavarësisht shkeljeve të vazhdueshme dhe të hapura të Rezolutës 1244 të KS të KB, ende beson tek dialogu nën kujdesin e Unionit Europian.

"Dialogu nuk ka alternativë dhe është e vetmja mënyrë për të arritur zgjidhje të drejtë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, nën respektimin e detyrimeve të ndërsjellta. Pikërisht si në të kaluarën, vendi im do të vazhdojë të luftojë për paqen, me durim, metodikë dhe me mirëbesim", tha Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se Sërbia është e vendosur të theksojë rëndësinë e respektimit të parimeve dhe rregullave themelore të Kartës së KB.

"Ajo për të cilën jemi zotuar para tetë dekadash, vlen për të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, për të gjitha fuqitë. Me krenari të thellë, Sërbia vazhdon të punojë qëndrueshëm në implementimin e normave ndërkombëtare, pavarësisht se vetë përballet me standarde të dyfishta", tha Vuçiq.

Vuçiq tha se Sërbia respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e të gjitha shteteve anëtare të KB dhe se pret që të gjitha shtetet të respektojnë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

"Shumica këtë e bën për të cilën jam thellësisht mirënjohës", tha presidenti i Sërbisë.

Tha se respektimi i Kartës së KB nuk është gjë zgjedhjeje, por detyrim universal i të gjithëve.

"Integriteti territorial nuk është parim që matet me fuqi, por masë që e kufizon atë. Nëse ky parim zbatohet selektivisht, ai ndalet së qeni i vlefshëm dhe nuk krijon përjashtime, por precedentë. Të rrezikshme. Sërbia është e vetëdijshme për çmimin që ka paguar në këtë vështrim”, tha Vuçiq.

Kujtoi se Sërbia para 26 vitesh, ishte viktimë e agresionit brutal të NATO i cili, sikurse theksoi, hapi kutinë e Pandorës, ku shembi postulatet e së drejtës ndërkombëtare dhe parimet e integritetit territorial i vendosi në pikëpyetje.

Vuçiq tha se Sërbia respekton fuqitë globale, por që ajo ende i respekton parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe se Sërbia është e bindur se ato duhet të respektohen në çdo situatë, pa përjashtim apo selektivitet.

"Ashtu si pika mundet që me kohë të formësojë gurin, kjo mund të jetë edhe këmbëngulja jonë në definimin e të drejtës ndërkombëtare. Sërbia do të vazhdojë të zotohet me këto parime, sepse respektimi i tyre, është garancia e vetme e paqes dhe stabilitetit", qartësoi presidenti Vuçiq.

Ai theksoi se KB nuk është relike e së kaluarës, por kompas i të ardhmes, por që pas 80 vitesh është momenti për reflektim.

Vuçiq tha se KB në 80 vitet e fundit, ka ofruar kornizë për dialog dhe solidaritet mes popujve dhe theksoi se vetëm përpjekjet e përbashkëta mund të krijojnë të ardhme të përbashkët që do të jetë dinjitoze dhe e sigurt.

Ai nënvizoi se pesë parime thelbësore përfaqësojnë shtyllat e politikës së jashtme sërbe.

"E para është se KB nuk është relike e së kaluarës, por kompas për të ardhmen. Pas 80 vitesh, ky është momenti për reflektim. KB nuk duhet të jetë skenë ku divat ndeshen, por tryezë e rrumbullaktë në të cilën të gjithë anëtarët janë të rëndësishëm", theksoi Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se angazhimi i Sërbisë me të gjithë partnerët, nuk do të thotë të dakordësohesh verbërisht për gjithçka, por të respektosh integritetin dhe sovranitetin territorial.

Nënvizoi se reciprociteti është i rëndësishëm dhe se Sërbia do të mbrojë autonominë, si dhe bashkëpunimin.

"Karta e KB nuk u shkrua për t'i shërbyer një momenti historik, por për t'i mbajtur dhëmbit në kohë. Bota është para ndryshimeve të mëdha gjeopolitike dhe Karta e KB është korniza e vetme që mund të na mbajë së bashku", tha ai.

Vuçiq ofroi Beogradin si vend dialogu për të gjitha konfliktet në mbarë botën.

Konstatoi se popujt e Ballkanit meritojnë të drejtën për të formësuar të ardhmen e tyre me respekt, bashkëpunim dhe pa ndërhyrje ndërkombëtare dhe shtoi se ky rajon nuk duhet të jetë, sikurse tha, shesh lojërash për ambiciet e të tjerëve.

"Edhe 30 vjet pas luftës, stabiliteti është bërë vlera më e madhe. Popujt e Ballkanit meritojnë të drejtën për të formësuar të ardhmen e tyre pa ndërhyrje ndërkombëtare, me respekt dhe bashkëpunim. Bashkëpunimi, dialogu, besimi i ndërsjelltë janë levat kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në nivel rajonal. Besojmë se rajoni ynë duhet të shikojë drejt së ardhmes, të vazhdojmë të punojmë në favor të të gjithë qytetarëve dhe lidhjeve ekonomike", tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se Sërbia shtrin dorën dhe është e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë, sepse për të stabiliteti i Ballkanit është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Shtoi se qëllimi është implementimi i plotë i Marrëveshjes së Dejtonit.

"Si garant i Marrëveshjes së Dejtonit që e nënshkruam, përherë do të punojmë në drejtim të implementimit të plotë të saj nën respektimin e të drejtave të të tre popujve përbërës në Bosnjë-Hercegovinë-sërbëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Aktet e njëanshme, abuzimi me autoritetin, janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit dhe nuk çojnë drejt paqes, por në tensione. Vetëm nën marrëveshje të popujve të Bosnjë-Hercegovinës dhe entiteteve, mund të garantohet stabiliteti dhe funksionimi i atij vendi. Çdo mungesë dialogu dhe iniciativash të njëanshme pa pëlqimin e të gjitha palëve të interesuara e veçanërisht atyre që keqpërdorin organizmat ndërkombëtare, i shikojmë si tentativë për kthim tek e kaluara e dhimbshme dhe krijimin e ndasive të reja", tha Vuçiq dhe shtoi se Sërbia do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike për të ndalur këto aktivitete, sepse ato dëmtojnë dialogun rajonal, proçesin e pajtimit dhe mirëkuptimit.

"Nuk do të hezitojmë dhe do të promovojmë stabilitetin rajonal si e si të japim kontribut në sigurinë globale. Për 30 vite në këtë institucion dhe kudo tjetër, ndërmerret fushatë false ndaj Republikës së Sërbisë dhe Republikës Sërbe", tha ai.

Vuçiq përmendi gjithashtu se Sërbia është vend i lirë, i pavarur dhe sovran që merr vendimet e veta mëvetësisht dhe kështu do të mbetet.

"Ne jemi të përkushtuar ndaj rrugës europiane, nuk planifikojmë të sulmojmë askënd, gjithashtu nuk do të lejojmë askënd të kërcënojë vendin tonë", nënvizoi presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit theksoi se qysh prej nisjes së luftës në Ukrainë, janë kryeqëzuar histori se Sërbia do të sulmojë dikë, por kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë.

"Folën se do të jemi marionetë ruse dhe se tani në rajon do të sulmojmë dikë, sigurisht që kjo nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë. E vetmja gjë që nuk kemi dëgjuar kurrë është ndjesa. Nga ata që i përhapin të tilla gënjeshtra, sigurisht  që nuk do të marrim ndonjë ndjesë të tillë", shtoi ai. Theksoi se KB duhet të mbetet shtyllë e stabilitetit global dhe shtoi se reformimi i Kombeve të Bashkuara nuk është vetëm detyrë institucionale, por detyrë morale për të ruajtur të ardhmen e paqes dhe drejtësisë globale.

"Jemi të vetëdijshëm për nevojën e reformimit të Kombeve të Bashkuara, për të ringjallur atë sistem, për të rritur besueshmërinë e tij dhe për të përhapur multilateralizmin, si e si që organizata jonë të jetë më efikase dhe më e drejtë në raport me nevojat e shteteve anëtare. Gjithashtu, gjithçka duhet të përshtatet me qëllimin parësor të ruajtjes së paqes ndërkombëtare, në mënyrë që të shprehet më mirë realiteti i kësaj bote", tha ai.

Sipas fjalëve të tij, shumë vende llogarisin Kombet e Bashkuara për ekspertizë teknike dhe ndihmë zhvillimore për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

"Pakësimi i këtyre financimeve dhe qasjes në programet e KB, rrezikon të zgjerojë hendekun mes vendeve të zhvilluara dhe të pazhvilluara", shtoi Vuçiq.

Ky i fundit tha se Sërbia është e gatshme të bëhet mikpritëse e kujtdo organi dhe agjencie të Kombeve të Bashkuara, për të qenë urë lidhëse mes dallimeve të vendeve në zhvillim.

"Sërbia është në udhëkryqin e Europës, është e lehtë të udhëtosh tek ne nga lindja dhe perëndimi, mund të ofrojmë shpenzime më të ulëta operative që do të ishin më rentabël në raport me Gjenevën, Nju Jorkun. Kemi objekte moderne, lidhje, kapacitete për të qenë mikpritës-të themi të ngjarjeve të mëdha, mes të tjerash Ekspo. Nëse Kombet e Bashkuara do të kishin agjenci në Beograd, kjo do të forconte praninë e tyre në Europën Juglindore", shtoi Vuçiq.

Theksoi se Sërbia do të mbetet e pavarur dhe shtoi se do të kapërcejë vështirësitë e saj të brendshme, falë traditës dhe shtetësisë së saj, duke u fokusuar në ndërtimin e të ardhmes të begatë.

"Sovraniteti i vërtetë sot nuk është izolimi, por dinjiteti që mund të zgjedhësh të dakordësohesh për diçka sipas kushteve tona dhe t’a zgjedhësh atë për bashkëpunim. Pavarësia e Sërbisë nuk është asnjë privilegj, por e drejtë sovrane", tha Vuçiq.

Sikurse theksoi, situata makroekonomike në Sërbi është stabile, ekonomia rritet dhe kjo tregon se si angazhimi ndaj reformave çon në rezultate të shkëlqyera.

"Investimet në infrastrukturë dhe dixhitalizim mbështesin angazhimin tonë në vështrimin e qëllimeve të Kombeve të Bashkuara. Dëshiroj t'ju informoj se në vitin 2027, Sërbia do të jetë mikpritëse e ekspozitës së specializuar Ekspo 2027. Motoja është të luajmë për njerëzimin, sportin dhe muzikën për të gjithë. Kjo do të jetë mundësi për vendin tim t'i tregojë botës forcën e kulturës, sportit dhe kreativitetit tonë si gjuhë universale që kapërcen dallimet. Ky do të jetë moment ku Sërbia do të ndërtojë ura me partnerët, do të promovojë mirëkuptimin dhe do të hapë horizonte të reja bashkëpunimi", shtoi Vuçiq.

Sikurse theksoi, rruga sërbe është rruga e prosperitetit, zhvillimit dhe progresit dhe Sërbia është e vendosur të bëhet anëtare e plotë e Unionit Europian.

"Jemi të përkushtuar të thellojmë bashkëpunimin me vendet nga pjesë të tjera të botës dhe të mbështesim miqësitë dhe marrëdhëniet tona tradicionale të besimit në Lindje. Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe me aktorët kyç të bashkësisë ndërkombëtare dhe me partnerët tanë europianë, është prioriteti ynë parësor. Sërbia në të kaluarën, rriti nivelin e bashkëpunimit me shumë vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine e në këtë mënyrë luajti rol të respektueshëm në skenën botërore. Besoj se mund të përllogarisim në respektin e ndërsjelltë dhe lidhjet tradicionale miqësore me këto vende në marrëdhëniet tona të ardhshme", tha presidenti.

Theksoi se Sërbia beson se paqja është vlera më e madhe dhe themeli më i fortë për zhvillim.

"Do të vazhdojmë të investojmë energji dijesh dhe gatishmëri në ndërtimin e botës së drejtë, më të sigurt që është e vlefshme për brezat e ardhshëm", tha presidenti Vuçiq.

Duke folur për situatën në botë, presidenti i Sërbisë konstatoi se njerëzit në mbarë botën janë të pakënaqur me qeveritë dhe ekonominë dhe dëshirojnë të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre dhe theksoi se mënyra më e mirë për ta arritur këtë, është bashkëpunimi mes popujve.

Tha se përhapja e dezinformatave, veçanërisht përmes platformave dixhitale, ka ndikuar tek mosbesimi mes vendeve dhe se mosbesimi është i përqendruar tek zgjedhjet, negociatat tregtare dhe vendosmërinë publike.

Duke thënë se Sërbia beson tek bashkëpunimi pragmatik, në gjetjen e gjuhës së përbashkët edhe aty ku ka ende mosmarrëveshje, Vuçiq tha se mënyra më e mirë për të arritur të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit mbarë botës, është bashkëpunimi mes vendeve.

"Jetojmë në kohë të konflikteve dhe ndasive më të rënda brenda vendeve, kontinenteve dhe rajoneve qysh prej themelimit të KB. Më shqetëson veçanërisht fakti që janë shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, kemi ndasi më të thella dhe më të rënda brenda çdo shoqërie, me pasojat më shpesh, jashtëzakonisht të dhunshme të akteve të keqkuptimit të ndërsjelltë, moskomunikimit dhe distancimit nga ajo që dikur pranohej si mirësjellje themelore, si tek raportet mes vendeve ashtu edhe mes njerëzve", theksoi Vuçiq.

Sikurse tha, bota është e ndarë më pak nga ideologjike, por më shumë nga arsye emocionale, urrejtja që udhëhiqet nga dallimet e shkaktuara nga minimi i vendeve, shoqërive dhe madje edhe i vlerave themelore morale.

"Në çdo fshat dhe lagje të botës e veçanërisht mes pjestarëve të të ashtuquajturës elitë qytetare, dikur ishte rast që pavarësisht se kush vdiste nga shkaqe natyrore e veçanërisht nëse dikush vdiste në aksident apo vritej, pjesa më e madhe e shoqërisë ndjente nevojën për të nderuar të ndjerin, madje edhe ata që nuk kishin mendim të lartë për atë person gjatë jetës së tij. Sot, po dëshmojmë çudi të paparë, shprehje të sëmurë gëzimi për krimin e kryer ndaj personit të pafajshëm", tha presidenti i Sërbisë.

Sipas fjalëve të tij, shembull për këtë është vrasja e Çarli Kirk i cili sikurse tha, u vra brutalisht vetëm sepse vrasësit të tij nuk i pëlqenin idetë e tij.

"U qëllua dhe pas vdekjes së tij, nga ana e të njëjtëve që përgatitën terrenin politik dhe mediatik për vrasjen e tij. Mos u surprizoni çka flas për këtë më shumë sesa për konflikte të mëdha botërore. Pikërisht ky lloj zhvillimi që shkatërron bashkësinë politike botërore në mënyrën më të thellë dhe më të qartë, shumë më tepër sesa ajo që ndodh me aktorë të qartë dhe të dukshëm", tha presidenti i Sërbisë.

Në epokën e rrjeteve sociale, në epokën e lirisë, sikurse tha Vuçiq, bota erdhi në pikën e mungesës më të madhe të lirive dhe kufizimit të qartë të lirive të të tjerëve.

"Si është e mundur që, të themi, spikerët e televizionit ABC të marrin më shumë vëmendje mediatike në SHBA, sesa atentati ndaj, të themi, presidentit Tramp? Kush janë këta sundimtarë në hije që ndikojnë tek lëvizjet kryesore politike dhe që dëshirojnë të sundojnë botën dhe çdo vend individualisht dhe pothuajse si rregull pa vullnet dhe legjitimitet popullor? Ata sundojnë të gjitha proçeset dhe të gjithë ne sepse janë zgjedhur nga Zoti, sikurse duan të thonë, elita dhe njerëz të tjerë që, supozoj, janë të paaftë të zgjedhin rrugën e tyre", tha Vuçiq.

Presidenti i Sërbisë theksoi se këto janë gjëra jashtëzakonisht të rrezikshme, të cilat do të çojnë në shpërbërjen e mëtejshme të shoqërive dhe vendeve tona, si dhe të të gjithë politikës botërore.