Vuçiq në Kremlin me Al Sisi: Mundësi që të konfirmojmë përkushtim për forcimin e bashkëpunimit mes Sërbisë dhe Egjiptit
Burim: Instagram/buducnostsrbijeav
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar mbrëmjen e sotme në Kremlin me presidentin e Egjiptit Abdel Fatah al Sisi ku mes të tjerash dhe për bashkëpunimin shumëpalësh mes dy vendeve.
Vuçiq në llogarinë e Instagramit “buducnostsrbijeav“ bënte të ditur se ky takim i shkurtër ishte mundësi që të konfirmohet përkushtimi për forcimin e bashkëpunimit mes Sërbisë dhe Egjiptit.
“Takim i shkurtër me presidentin Al Sisi-mundësi që edhe një herë të konfirmojmë përkushtim për forcimin e përgjithshëm të bashkëpunimit shumëpalësh mes vendeve tona. Mirënjohës për miqësinë që e ushqejmë me Egjiptin“, thotë Vuçiq.
0 komentet