Vuçiq: Krenarë me fitoren ndaj fashizmit

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i është drejtuar publikut nga Moska ku do të marrë pjesë në paradën ushtarake me rastin e shënimit të Ditës së Fitores dhe tha se pret shumë reagime për vizitën e tij në Federatën Ruse por u thotë atyre se Sërbia është krenare për fitoren ndaj fashizmit.
Vuçiq sot është takuar me patriarkun e Moskës dhe mbarë Rusisë Kiril. Pas takimit, Vuçiq patriarkut Kiril, i dorrëzoi Urdhërin e Republikës së Sërbisë me gjerdan të madh për shërbime të shquara në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit.
"Mësova mjaft nga patriarku Kiril dhe dëgjova për situatën e vështirë të Kishës Ortodokse Ruse në vendet përreth. Jam krenar për atë bashkëpunim dhe nuk do të gabohem i nderuari peshkop, nëse them dhe dashurinë që egziston mes kishave dhe popujve tanë. I përcolla përshëndetjet e patriarkut Porfirije patriarkut Kiril. Për mua është nder i madh që Urdhrin e Klasit të Parë të RS, t’ja dorrëzoj patriarkut Kiril", tha në nisje të fjalimit të tij presidenti Vuçiq.
Ky i fundit njoftoi takimin e sotëm me presidentin kazakistanas, me të cilin do të bisedojë për bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, industrisë hotelerike ndërsa njoftoi hapin e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe kjo është linja ajrore direkte Astana-Beograd.
"Për një orë nisem të takoj mikun tim, presidentin e Kazakistanit Tokajev. Zoti Tokajev pas vizitës së tij historike në Beograd, në mënyrë mjaft të përgjegjshme dëshironte që për të gjitha çfarë kishim biseduar, ato të përmbusheshin. Jam i lumtur pasi zoti Daçiq u emërua në krye të atij këshilli dhe aty flasim për shumë tema, njëra është industria e mbrojtjes, tjetra është çështja e ndërtimit të hoteleve të ndryshme luksoze. Ata këtu në Moskë, kanë hotelet më të fuqishme nga Ric-Karlton dhe të tjerë... Shpresojmë që këtë t’a ndërtojmë në Beograd. Punojmë dhe do të përfundojmë krijimin e linjës së përhershme Astana-Beograd çka do të kontribuojë tek marrëdhëniet tona" tha Vuçiq.
Ky i fundit njoftoi koncertin dhe darkën e organizuar nga Putin me të gjithë të ftuarit dhe shprehu shpresën që edhe Robert Fico do të mbërrijë në Moskë.
"Vetëm të shikoj sesi Fico do arrijë në Moskë, ai ende shpreson se do të vijë. Do të ishte e lehtë edhe për ne nëse nuk do të isha i vetmi president europian që do të qëndroja këtu, por unë jam krenar sepse jam në Moskë. Shpresoj takim me Ficon në mënyrë që të shkëmbejmë bashkëpunim" tha ai.
I pyetur se çfarë pret nga takimi me Putinin dhe si i komenton reagimet ndaj mbërritjes së tij në Moskë, Vuçiq thotë se sot do të ketë mjaft reagime pasi ministrat e BE kanë samit në Varshavë.
"Jam krenar pasi askënd nuk gënjeva, thashë të vërtetën edhe kur fola me Putinin në telefon. Ayëherë premtova dhe premtimi nuk është fjalë që jepet në kafene, por fjala jepet për t'u përmbushur kur është e vështirë. Nëse dikujt i ke dhënë fjalën, detyrim është që të bëni gjithçka për t’a përmbushur. Për pak nuk arrita ta përmbush, por jo për fajin tim. Luftoj për interesat sërbe dhe luftoj për të marrë gjithçka si një vend i vogël. Ne jo rrallë sillemi si fuqi e madhe si Kina dhe Rusia dhe rezultate të tilla nga udhëheqësit tanë. Më presin bisedime të rëndësishme me zyrtarët e BE e më pas e di sesi do të shkojë…..Kur shfaqen ata të dy ose një tjetër nga zonat e luftës dhe më pas të flasi kundër meje. Do t’u flas nga koka dhe do t’u them gjithçka çka mendoj rreth raporteve politike që kanë patur ndaj Sërbisë. Ne do të vazhdojmë në rrugën drejt BE dhe nëse dikush paguan çmimin, ky do të jem unë", ka thënë presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit shtoi se një nga temat e rëndësishme të bisedës me Putinin do të jetë energjia, pra NIS, dhe për shkak të Rusisë dhe gazit rus, Sërbia arrin të kursejë.
"Një nga temat e rëndësishme do të jetë energjia dhe kontrata jonë afatgjatë e gazit. Ja pra këtu, sot kur shikoni çmimet e gazit, sot nga 410 ranë në 400 qindra dollarë për mijë metra kub, ndërsa ne sot paguajmë 275 dollarë. Nëse përllogarisni, kjo është 125 dollarë për mijë metra kub. Për një milion metra kub, kjo është 125,000 dollarë. Menjëherë llogaritni, do të vijnë ditë kur do të ketë kursime prej katër ose pesë milionësh, 365 milionë euro kemi kursyer dikur për më pak se një vit. Kjo na jep mundësinë që pothuajse të paguajmë gati 75% të pensionit. Para të madhe kursejmë dhe falë Rusisë për këtë gatishmëri që na jep. Ne jemi këtu për të bërë diçka për njerëzit në Sërbi, sigurisht dhe për të festuar Fitoren mbi Fashizmin. Ne jemi një nga popujt e rrallë që mund të mburren me atë luftë që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore” tha ai.
I pyetur se si ndihej, tha se ende nuk i janë kthyer të gjitha forcat, por që beson se do të jetë shkëlqyeshëm.
"Shpresoj se ne kjo të mos na zvogëlojë ambicien dhe energjinë, ndonëse tani është pak më e vështirë sepse kam më pak energji, por besoj se gjithçka do të jetë më mirë në javët vijuese. Puna ime është të luftoj për njerëzit në Sërbi dhe këtë do të vazhdoj ta bëj këtë sepse kam shumë energji, më shumë se ata që janë në gjendje më të mirë fizike se unë. Nuk do të tërhiqem. Sot do të jetë interesante, ku pason natë pa gjumë përpara sepse do të përgatitem për bisedime serioze me Putinin dhe Si. Në një ditë, brenda katër orësh, mund të kesh bisedime të gjata me dy nga tre fuqitë më të mëdha... Mëngjesi do të jetë mot i mirë dhe ne në Kremlin ndodhemi prej orës 8 e gjysmë e më pas takimet. Më pas do komentoj gjithçka” ka thënë Vuçiq.
Ky I fundit tha se ndonëse shumë dëshirojnë që t’a rrëzojnë, ai ndihet i lirë dhe liberator aty para Manastirit Danilov në Moskë.
"Kjo flet vetëm për dallimet, programet, planet tona... Puna ime është të punoj për Sërbinë dhe nëse puna e tyre është të vrasin, qoftë edhe metaforikisht, kjo është diçka që në mënyrën më të mirë tregon pikën ndarëse mes nesh. Ndaj ftoj njerëzit që më 16, 17 ose 18 të jemi në Nish dhe të tregojmë se çfarë lloj Sërbie dinjitoze dëshirojmë”, konkludoi Vuçiq.
0 komentet