Vuçiq: Serbia do të vazhdojë të rritet dhe të përparojë pavarësisht vështirësive
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, theksoi se, pavarësisht vështirësive, Serbia do të vazhdojë të rritet dhe të përparojë më shpejt dhe më e fortë për të mirën e të gjithë qytetarëve, të rinj dhe të vjetër.
Vuçiq ka theksuar në Instagram “buducnostsrbijeav” se java e kaluar është shënuar nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri dhe ka shtuar se Serbia ka qenë ndër të parat që ka dërguar ndihma, gjë që do të vazhdojë ta bëjë sipas mundësive të saj.
"Gjatë bisedës me ambasadorët e vendeve të Quintit në OSBE, edhe një herë theksova domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrimeve të marra deri më tani. Serbia, pavarësisht të gjitha vështirësive që na presin, do të vazhdojë të rritet dhe të përparojë, më shpejt dhe më e fortë, për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, të rinjve dhe të moshuarve. Prandaj në takimin për shënimin e 100 vjetorit të sistemit pensional në Serbi, diskutova me bashkëqytetarët tanë të moshuar për përfitimet që mund të presin në periudhën e ardhshme. Kjo është shenja jonë më e vogël e mirënjohjes për mirëkuptimin, disiplinën dhe sakrificën që treguan gjatë reformave të vështira por të realizuara me sukses”, ka thënë Vuçiq dhe ka porositur se Serbia do të fitojë.
0 komentet