Vuçiq: Në QKS "Mitrovica e Kosovës" 50 vende shtesë për punësimin e mjekëve dhe personelit mjekësor
Burim: Print Screen TV Prva
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme se qeveria e Sërbisë ka marrë vendimin të rrisë numrin e mjekëve dhe personelit mjekësor që do të jenë të punësuar në QKS “Mitrovica e Kosovës”.
Vuçiq për TV Prva ka thënë se në punë tek kjo qendër shëndetësore mund të llogariten edhe 50 mjekë, personel mjekësor dhe teknikë.
"Veç kësaj që është thënë, këtu egziston edhe kuota për pranimin e mjekëve të rinj dhe personelit shëndetësor me 50 vende shtesë për Qendrën Shëndetësore në Mitrovicën e Kosovës. Aty është numri më i madh i pranimeve në raport me banorët, pasi njerëzit ndihen të sigurtë kur marrin punë në shërbimin shtetëror. Qeveria për këtë mori vendim” ka thënë Vuçiq.
komentet