Vuçiq: BKS e rëndësishme për sërbët në K&M dhe Sërbinë

Bilbordi ZSO
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të ketë mjaft gjëra që nuk do të jenë të lehta ku Sërbia, nëse shqiptarët pranojnë të formojnë Bashkësinë e Komunave Sërbe, do të duhet t‘a bëjë, theksoi se nuk do t'ia fshehë popullit asgjë nga këto.

Vuçiq i është drejtuar qytetarëve para takimit me kryeministrin kosovar Albin Kurtin në Ohër duke thënë se në fund rezultati do të jetë i mirë.

"Nëse shqiptarët e pranojnë ku dyshoj se do të formohet BKS, do të ketë gjëra që nuk janë të lehta dhe të thjeshta për ne dhe nuk do t'ua fsheh njerëzve asnjërën prej tyre, por në fund rezultati për vendin tonë do të jetë i mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme ndaj apeloj tek qytetarët që të bëhemi mjaftueshëm të mençur dhe të zgjuar” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka shtuar se BKS është një gjë tmerrësisht e rëndësishme për Sërbinë dhe sërbët.

Presidenti sërb ka thënë se ka biseduar seriozisht rreth BKS me të dërguarin e BE Mirosllav Llajçak dhe të dërguarin amerikan Gabriel Eskobar.

Vuçiq ka thënë se BKS duhet të ketë kompetenca të cilat janë të parashkruara dhe të nënshkruara në vitin 2015 në Bruksel.

"BKS duhet të lidhë mjediset sërbe, pra 97% e e mjedisit sërb në një entitet. Disa enklava periferike do të mbeten, por BKS do të lidhet prej famullisë së Siriniçkës e Novo Bërdos e deri në Graçanicë së bashku me të katërtat në veri. Në marrëveshjen e vitit 2015, thuhet qartë se Sërbia ka të drejtë të financojë kompetencat e parapara-shëndetësi, arsim, zhvillim rural dhe urban, planifikim hapësinor, zhvillim ekonomik. Kur e keni këtë, keni shumë më tepër siguri për njerëzit tanë. Askush nuk mund të ndalojë transaksionet e pagesave në mënyrë që të mos mund të merren pagat, ashtu siç është sot“ ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se ajo çfarë është paraparë, duhet të përmbushet.

Pyetjes lidhur me zgjedhjet në veri të Kosovës të cilat qeveria e Prishtinës i ka pnlanifikuar t’i organizojë më 13 prill dhe nëse sërbët do të marrin pjesë, Vuçiq ka thënë se Lista Sërbe ka mbajtur qëndrimin e saj çka nuk do të marrë pjesë në to.

„Mendoj se është e dobishme që të krijohen kushte të tjera“ ka shtuar Vuçiq.

Ftoj qytetarët të bëhen të mençur, të besojnë tek puna, të shohin nga e ardhmja sepse siç tha ai, beson se do të ndodhë një proces jo i thjeshtë, ku edhe Sërbia edhe shqiptarët, do të informohen se ky propozim është pjesë e kornizës negociuese të integrimit evropian.

“Për ne, qëndrimi në rrugën europiane është me interes të rëndësishëm kombëtar. Me avash njerëz, mos vraponi para minierës, më e lehtë është të ofendosh dikë dhe të kthesh kokën, do të punojmë me zgjuarsi, mençuri, duke u kujdesur rreth interesave vitale kombëtare” ka thënë ai.

Duke cituar se "paqja nuk është gjithçka, por pa paqe nuk keni asgjë" dhe se "ajrin dhe diellin nuk duhet të shihni, por nuk mund të bëni pa to", presidenti thotë se Sërbia do të bëjë më të mirën për të ruajtur paqen, ecur drejt marrëdhënieve më të mira me shqiptarët, mbrojtur interesat jetike kombëtare.

"Do të bëj çmos që asnjëherë të mos shkoj nëpër shtëpi për t'u speguar nënave përse fëmijët e tyre kthehen në arkivol dhe kjo nuk është patetike. Njerëzit duhet të kuptojnë se gjithçka ka ndryshuar. Ne nuk e kuptuam që gjithçka ndryshoi në '89, '90, unë nuk e kuptova se isha i ri, por problemi është se edhe ata që nuk ishin të rinj, nuk e kuptonin, gjërat kanë ndryshuar shumë herë në botë dhe në lidhje me këtë, nuk mund të pretendojmë se nuk shohim asgjë dhe se asgjë nuk po ndodh rreth nesh, tashmë në këto kushte duhet të shpëtojmë Sërbinë, të sjellim anijen tonë të vogël të padëmtuar, të shpëtojmë fëmijët, duke mbrojtur interesat jetike kombëtare, që nuk është e lehtë dhe e thjeshtë, por duket si një lojë“, tha ai.

Sërbia ka qenë 39-40% e ekonomisë së përgjithshme e Ballkanit Perëndimor, e ndërsa sot më shumë se 50%, ashtu sikurse në 10 vitet e fundit ka pasur më shumë investime të huaja në masën 69% në raport me Kroacinë, 50% në raport me Bullgarinë, shtatë herë më shumë sesa BeH. Vuçiq thotë se me rritjen e ekonomisë mund të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të fitojmë.

"Rritjen më të madhe në dekadën e fundit, e kemi në mars me 642 miljonë euro invetime të huaja direkte vetëm në dy muajt e parë të dekadës së pare, çka është dukshëm më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar e cila edhe ajo ishte rekord. E kam thënë se presim 4 miljardë, shpresoj për 5. Me rritjen e ekonomisë, mund të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të fitojmë", ka shtuar ai.

Vuçiq thotë se situata është më e mirë pasi 28 shtete kanë tërhequr njohjet e Kosovës dhe theksoi se kjo nuk ka ndodhur në periudhën nga viti 2008 deri në 2012.