Vuçiq: Është e nevojshme të zbatohet marrëveshja për KKS dhe të respektohen të drejtat dhe vullneti i serbëve

Vučić i Lajčak
Burim: Instagram

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se me raportuesin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka biseduar për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat po përballen serbët për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe të pamatur të Prishtinës.

Siç është publikuar në llogarinë e Instagram-it “buducnostsrbijeav”, Vuçiqi në takim ka theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Komunitetin e Komunave Serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të serbëve nga Kosova.

"Kam shqyrtuar ngjarjet e fundit në Kosovë e Metohi dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës. Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Komunitetin e Komunave Serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe arritjes së kushteve më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve", thuhet në njoftim.