Vuçiq: Nuk do të ketë konflikte në Kosovë, ndonëse Kurti ato i provokon përditë

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar sot se në Kosovë nuk do të ketë konflikte ndonëse ato sikurse theksoi, kryeministri kosovar Albin Kurti i provokon përditë. Vuçiq këtë u’a tha gazetarëve duke komentuar deklaratën e ministrit italian të mbrojtjes Guido Kruzeto se përveç konflikteve në Lindjen e Mesme, i trembet krizës kosovare-që fronti i Kosovës që është potencialisht eksploziv.

"Kruzeto është njeri i zgjuar, por nuk shikoj asnjë konflikt ndonëse atë Albin Kurti e provokon përditë. Ne duhet të forcojmë, të shtyjmë gjërat përpara, të mbrojmë popullin tonë, që të luftojmë për interesat e tij, për shtetin tonë në K&M, për popullin tonë në çdo vend” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit përmendi se kishte të drejtë kur kishte folur për parashikimet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Ndërkohë, kur është fjala për Sërbinë, Vuçiq thotë se nuk është koha për luftëra.

“Nuk parashikoj Sërbinë në luftëra. Koha është të jetojmë në paqe dhe të përparojmë. Lufta është gjëja e fundit e cila duhet të n’a ndodhë dhe shpresoj që kurrë të mos n’a ndodhë” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se Sërbia dhe Italia kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe se ky vend do të jetë partner i Panairit të Turizmit dhe se pritet dhe vizita e Xhoxhia Melonit.