Vuçiq: Arsimi dhe shëndetësia jonë nuk do të punojnë në sistemin e Kosovës

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë sot nga Nju Jorku deklaratat e ministrit kosovar të policisë që institucionet arsimore dhe shëndetësore të Sërbisë në veri të Kosovës, nuk do të vijojnë të funksionojnë sipas sistemit sërb por veprimtaria e tyre do të jetë brenda ligjeve kosovare dhe deklaroi se diçka e tillë-nuk do të ndodhë.

"Kjo nuk do të ndodhë", ka thënë presidenti Vuçiq para gazetarëve në Nju Jork.

"Mund të ndodhë që policia të mbyllë shkollat dhe kopshtet, por kjo tjetra-nuk do të ndodhë. Ne do të vazhdojmë t’u japim pagën mësuesve të punojnë me fëmijët tanë… Nuk mendoj se për t’a do të jetë kaq e lehtë", ka thënë presidenti i Sërbisë.

Ai tha se Prishtina ndryshoi kurs qysh kur nuk mundi të zinte urën mbi Ibër-dhe u hodhën në diçka tjetër.

"Ne kemi masat tona, detyra jonë është që të punojmë dhe përherë do të jemi me popullin tonë dhe përherë do t’a gjejmë zgjidhjen” ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se në Prishtinë është i dukshëm nervozizmi dhe histeria e madhe.

"Për asgjë tjetër nuk flasin vetëm për Beogradin, Sërbinë, sërbët… Nuk kanë temë tjetër. Dhe përse të flasin ?", pyeti Vuçiq.

Ky i fundit informoi Llajçakun se sa e zemëruar është Sërbia me shembjen e gjithçkaje të dakordësuar në Bruksel në 2013.

Vuçiq tha se të dërguarin special të BE për dialog Mirosllav Llajçak, e ka njohur se sa e zemëruar dhe e frustruar është Sërbia si psojë e shembjes së gjithçkaje të dakordësuar dhe pranuar në Bruksel në vitin 2013.

“Nga policia në veri të Kosovës e Metohisë, tek heqja e dinarit, mbyllja e postës, ndalimi i importit të mallrave... Përherë janë shpikur arsye me qëllimin e vetëm dëbimin e popullit sërb prej Kosovës e Metohisë”, tha Vuçiq në deklaratën për gazetarët në Nju Jork.

Ai theksoi se Sërbia kurrë nuk do t’i largohet dialogut.

Vuri në dukje se kishte të drejtë për atë që tha për zëdhënësin e BE Piter Stano i cili dje në postimin në rrjetet sociale, përdori simbolin e flamurit të Kosovës, ku praktikisht shkeli neutralitetin e BE për statusin e Kosovës.

“Por kjo tek ta është e zakonshme sepse kur vijnë nga vendet që nuk e njohin Kosovën, përpiqen të kënaqin vendet e fuqishme për të qenë më katolikë se Papa” shtoi Vuçiq.

Nuk ka “ilaç” efikas për situatën në Kosovë, faleminderit qytetarëve për mbështetjen e tyre

Presidenti falënderoi qytetarët e Sërbisë për mbështetjen në lidhje me fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB pavarësisht asaj sikurse tha, të gjithë janë të vetëdijshëm se nuk kishte “shumë barna” për të ofruar dhe rekomanduar për situatën në Kosovë.

“Ashtu sikurse në botë nuk egzistojnë barna efikase për kancerin, nuk ka as barna efikase për problemin tonë përsa i përket Kosovës dhe Metohisë. Detyra jonë është që gjërat t'i mbajmë nën kontroll ndërsa jetojmë, derisa gjërat dhe rrethanat në botë të ndryshojnë, kur mund të kemi kërkesa në përputhje me normat juridike ndërkombëtare. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq dhe as më pak” tha Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se detyra e tij është që të thotë të vërtetën dhe shprehu kënaqësinë që qytetarët e Sërbisë këtë e dinë.

Duke folur rreth të drejtës publike ndërkombëtare sikurse tha, ajo zbatohet tek disa vende, ndërsa tek disa të tjera jo, duke thënë se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh di që pala sërbe ka të drejtë, por që nuk mundet t’a thotë këtë publikisht.

"Ai është njeri i zgjuar dhe i arsimuar dhe di gjithçka, ai ndaj nuk nxiton dhe nuk vrapon për të dhënë deklarata që do të komplimentonte disa nga Perëndimi për këtë çështje, sepse për të kjo është e ditur. Sigurisht nuk mund të flasë rreth kësaj publikisht” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit kujtoi se para tij në AP të KB, foli përfaqësuesi i Lituanisë i cili përgjatë gjithë kohës bëri thirrje për respektimin integritetit territorial dhe tërësinë e Kartës së KB, por vetëm për çështjen e rusëve dhe ukrainasve.

Kur diskutohet për sërbët, thotë Vuçiq, “të mëdhenjtë“ kjo nuk u intereson dhe “as që duan t’ia dinë“.

Vuçiq vuri në dukje dhe hipokrizinë e Perëndimit duke kujtuar se në Poloni do të shënohet çlirimi i Aushviqit dhe Birkenaut, kampet e përqëndrimit të cilat u çliruan nga rusët të cilët-nuk janë ftuar në këtë ceremoni.

"Kujtoj se ata që themeluan kampet e përqëndrimit, janë ftuar. Gjithçka për ne në botë është perverse-inverse dhe e çuditshme. Kështu bëhet dhe me ne. Sërbëve mund t’u marrësh dhe flisni për ndarje. Më qesharake është kur shikoj se ndonjë ministër nga Federata e B&H fotografohet me flamuj boshnjak dhe kosovar e pastaj shkojnë tek Republikën Sërbe e Bosnjës dhe u thonë doni kërkesa seçesioniste. Doni të jeni kundër Kartës së KB, ndërsa këta janë ata që janë kundër Kartës së KB sepse nuk u bëhet vonë” përsërit Vuçiq.

Ky i fundit sqaroi se të gjithë kundërshtarët e Sërbisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se kanë për mbrojtje fuqitë e mëdha perëndimore.

Nga ana tjetër, fakti është që Sërbia është pjesë e kontinentit europian dhe duhet të vazhdojë rrugën e saj drejt BE në përputhje me interesat e veta ekonomike.

Vuçiq i njohu gazetarët se me ministrin e punëve të jashtme të Kinës Vang Jiem ka patur bisedë të vërtetë miqësore nën shprehjen e mirënjohjes së miqësisë së çeliktë me Kinën.

Ai tha se Vang Ji theksoi qëndrimin e qartë të Pekinit konform rezolutës rreth respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetin territorial të Sërbisë.

"Kina përherë është e qartë, por kësaj here ka qenë mjaft e fortë“, shtoi presidenti i Sërbisë.

Ai tha se ka falenderuar presidentin e Iranit, Masud Pezeshkijan për mbështetjen e integritetit territorial të Sërbisë duke theksuar se Sërbia përherë do të mbështesë integritetin territorial të kujtdo vendi të njohur ndërkombëtarisht.

Vuçiq ka thënë se ka patur takime të rëndësishme dhe me liderët afrikanë çka është mjaft domethënëse për Sërbinë.

"Në janar apo në shkurt duhet të kemi vizitën e presidentit të Angolës. Kam patur me presidentin e Siera Leones dhe RD të Kongos biseda vëllazërore dhe miqësore dhe besoj se gjatë vitit të ardhshëm do të ftojmë presidentin e RD të Kongos. Me qetësi po ndërtojmë rrjetin tonë jo të paktë të miqve që nuk është e lehtë të ndërtohet me vendet e Afrikës, Oqeanisë, shteteve karaibe….“, ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se do të vijojë me shpërndarjen e dekoratave përfaqësuesve të atyre vendeve deri në fund të vizitave në Nju Jork pasi me miqësi udhëhiqet politikë e mirë dhe bashkëpunim ekonomik.

KB është shndërruar në tabor tifozësh ndërkohë që duhet të jetë vend dialogu

Vuçiq ka shtuar se pasi i ka dëgjuar me kujdes fjalimet e liderëve gjatë pjesës së djeshme të debatit, nuk ka shumë shpresë.

"Erdogan kishte kërkesë për njohjen e Qipros Veriore, Bajden thotë se duan paqe, armëpushim, vetëm jo si dhe në çfarë kushtesh. Të gjithë kanë plan për fitoren e Ukrainës, vetëm se askush nuk tha kur dhe si... Vura re që KB u shndërrua në tabor tifozësh-për fjalë kyçe pasohet me duartrokitje.. Dhe ky duhet të jetë vend dialogu e jo tabor tifozësh, por ka ndryshime të mëdha në botë”, tha presidenti i Sërbisë.

Vuçiq bëri të ditur se sot ka shumë më tepër angazhime, ndaj pas drekës me disa nga njerëzit më të pasur në botë, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Zhozef Borelli.