Vuçiq: Nuk egziston “Republika e Kosovës”, Kosova është pjesë e Sërbisë
“Republika e Kosovës” nuk egziston, as sipas të drejtës publike ndërkombëtare, as sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, as sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë sot presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Tivat, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit malazez të TV “E“ i cili përdori sintagmën “Republika e Kosovës”.
"Nuk më shqetëson çka ju gëzoheni dhe provokoni duke thënë ‘Republika e Kosovës’, mendoni që unë të flas rreth ‘Republikës së Gusinjës’ apo ’Republikës së Plevlës’... Nuk egziston kjo. Kosova është pjesë e Sërbisë”, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se gazetari me këtë vetëm konfirmoi se nuk mbështet as Kartën e KB, as Rezolutën e KB, por mbështet copëtimin e Sërbisë dhe lëvizjet seçesioniste në Sërbi.
“Nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit” nënvizoi presidenti i Sërbisë.
Kur është fjala rreth kartave të identitetit të sërbëve në Kosovë, Vuçiq ka thënë se është i kënaqur që kjo çështje u zgjidh.
“Ne përherë jemi për qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve, por kjo nuk ka lidhje me statutin shteto-ligjor” shtoi Vuçiq.
Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për këdo prej nesh
Vuçiq në deklaratën për gazetarët pas Samitit të liderëve të rajonit të Procesit Bërdo-Brioni, tha se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për të gjithë, ashtu sikurse është e rëndësishme që përherë të bisedohet-dhe kur në rajon për çështje të caktuara të gjithë pajtohen, ashtu sikurse ky nuk është rast.
Falenderoi pritësit për mikpritjen dhe shtoi se Deklarata u aprovua me paragrafe shtesë rreth B&H, pra rreth mbështetjes për zonat e përmbytura në këtë vend.
“Për ne është i rëndësishëm bashkëpunimi në rajon. I rëndësishëm është bashkëpunimi në rajon për këdo prej nesh. E rëndësishme është të bisedojmë dhe kur nuk pajtohemi për çështje të caktuara”, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shprehu besimin se procesi Bërdo-Brioni vazhdon “të shpaloset tamam ashtu siç është”.
Tha se ende nuk dihet se kush do të jetë mikpritës në takimin e ardhshëm, për këtë do të vendoset në muajin e ardhshëm apo dy muajt e ardhshëm.
Vuçiq i ka thënë pritësit, presidentit të Malit të Zi Jakov Millatoviq t'ia kthente nderin kur ishte në Beograd dhe të mos kthehej pas deklaratave të ish politikanëve, tha se këtë herë do t’a linte Gjukanoviqin dhe të tjerët në të kaluarën.
“Ndaj do të flas rreth shkrimeve të disa mediave. Për ta ky është municioni i vetëm. Për ta Sërbia është tema e vetme, sikurse dhe “kapua” i tyre dhe ky jam unë dhe këtë përditë pa ndalim. Kjo flet për mangësinë e temave vetjake, sikuse ndonjë mendon se është arsye e mjaftueshme të sulmojë presidentin e Sërbisë apo Sërbinë ndërsa familja e parë dhe e dytë mund të qëndrojnë në pushtet. Nuk fshihen më pas gjithë kësaj” sqaroi ai.
Ai bëri pyetjen se çfarë ka bërë Sërbia ndaj Malit të Zi.
“A ishte Sërbia që mori 14% të territorit Malit të Zi, a votoi ajo për t’i marrë 14% të territorit të Malit të Zi? Me aq sa di, jo. A respekton Sërbia të gjitha rezolutat dhe Kartën e KB dhe normat e të drejtës ndërkombëtare? Përse Mali i Zi nuk e respekton Rezolutën 1244 të KB? Për të gjitha këto ju vetëm na akuzoni për pretendime territoriale çka ne nuk na intereson. Vetë donit në 2006 të ndaheshit prej nesh dhe asgjë nuk thamë, ndërsa të vetmen që nuk e prisnim që dy vjet më vonë njohët Kosovën” nënvizoi Vuçiq duke shtuar se tani Sërbisë i thoni që duhet të kthehet nga e ardhmja.
Pyeti nëse kjo është e njëjta fjalë në Dubrovnik për ukrainasit.
“Duket që jo, jeni të gatshëm deri tek ukrainasi i fundit dhe tek plumbi i fundit të mbroni Ukrainën. Dhe sërish ju nervozoheni me ne, për çfarë saktësisht? A ka vrarë mafia sërbe në Mal të Zi apo anasjelltas? Mund të udhëhiqni fushatë kunder meje sa të doni, por që të ndalni të vërtetën nuk mundeni dot” nënvizoi ai.
Vuçiq tha se në media është parë ngazëllim me vizitën e presidentit të Kroacisë Zoran Millanoviq tek pakica kombëtare kroate në Mal të Zi dhe tha se së shpejti do të vizitojë dhe sërbët në territorin e Malit të Zi.
“Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë raporte të mira dhe në këto raporte të mira, nuk do të jemi thes boksi pa pritur pergjigje nga ju. Kjo është përgjigja ime për mediat që po udhëheqin fushatë ndaj meje, ndërsa me politikanët e së kaluarës nuk do të merrem pas lutjes së presidentit të Malit të Zi” ka sqaruar ai.
Vuçiq vuri re se askush në mediat beogradase nuk u mor me zgjedhjet lokale në Mal të Zi.
“Ndërsa ju kujtoj sesi u dukën zgjedhjet beogradase në Mal të Zi-çdo ditë 10 pisllëqe në 10 gazeta, në 10 televizione kundër PPS dhe meje. Çdo herë kur thoni se dikush ndërhyn-ju këtë bëni” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se se nuk i interesojnë zgjedhjet vendore në Mal të Zi por atë e intereson që Sërbia dhe sërbët të ndjehen të respektuar si qytetarë të Malit të Zi në Sërbi.
Ai tha dhe se ata që të vetmen politikë kanë të urrejnë Sërbinë, shumë më tepër flasin për veten e jo për Sërbinë apo popullin sërb.
“Ne gjithmonë do t'i mbështesim sërbët në Mal të Zi, kurrë nuk do t’a shkatërrojmë Malin e Zi, do t'i respektojmë qytetarët e tij, por nuk do të lejojmë askënd të jetojë me Sërbinë, sepse mendojnë se është e mundur dhe se sërbët janë objektivi më i lehtë” ka thënë presidenti Vuçiq.
Jam krenar tha ai, që Sërbia është vend i lirë, i pavarur dhe shtet liridashës që nuk i përcillet meil nga Brukseli sesi të votojë dhe për çfarë të bashkohet.
“Shumë e dua Malin e Zi, vetëm se nuk i kuptoj ata që Sërbinë e kanë objektiv dhe temë të vetme. As nuk më shkon në mendje që të përzihem tek koalicionet në Mal të Zi, vetëm mos e bëni Sërbinë fajtore për gjithçka. Nëse dikush në raportet tona ka gabuar-kjo nuk është Sërbia. Sërbia kurrë nuk ka bërë asgjë kundër Malit të Zi, as strategjik e as taktik. E duam Malin e Zi, respektojmë të gjithë qytetarët dhe politikbërësit ndonëse për mua mendoj se është e kaluar politike” ka thënë presidenti Vuçiq.
0 komentet