Vuçiq: Prishtina do të bëjë gjithçka që të ndalë qarkullimin e lirë të mallrave
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministri kosovar Albin Kurti përveç asaj çka sot Prishtina çeli vendkalimin e Merdares për mallrat sërbe, do të vijojë të zotohet për të ndalur ekonominë sërbe në çfarëdolloj mënyre të mundshme.
"Çdo njeri ka njohur mënyrat e Prishtinës, por di që gjermanët do të vijojnë të insistojnë për qarkullimin e lirë të mallrave. Kjo është e rëndësishme për ekonominë sërbe. A do të bëjnë gjithçka ata për t’a ndalur-këtë po. Ai tani do të shpikë skanera, kështu që ai do t'i presë ata skanera për 11 muaj, pastaj 22 muaj e kështu vazhdimisht diçka do të shpikë” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit vlerësoi se Kurti është i vetdijshëm se Sërbia kur respekton rregullat themelore të lirisë së BE, mund t’i ndërmarrë në interes të saj.
"Pres vetëm ditën e tretë të ndalojnë dikë se nuk e di se çfarë, ditën e katërt gjithë vendkalimin, ditën e pestë do të thonë 'sepse kemi gjetur dy plumba të kalibrit 7-62', të cilët do t'i vendosin vetë, atëherë do të thonë 'po e mbyllim për 11 muajt e ardhshëm derisa të gjejmë skanerat'. Por gjithsesi, sido që të shkojë, përherë është më mirë se asgjë” beson Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se nuk ka kurrëfarëlloj besimi tek Prishtina kur është fjala rreth zbatimit të çfarëdolloj marrëveshjeje të Brukselit.
"Kjo nuk do të ndryshojë pasi ata i njoh shumë mirë", ka thënë presidenti i Sërbisë.
Vuçiq ka thënë se me kancelarin gjerman Olaf Sholc ka biseduar rreth situatës në Kosovë.
Sikurse shtoi, qëndrimet e tij dhe të Sholcit dallojnë për çështjen e Kosovës por pajtohen për shumë çështje dhe tema të ndryshme.
Ai tha se Gjermania është partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Sërbisë.
"Për çështje të caktuara për atë të K&M kemi shfaqur qëndrime të kundërta, por dhe pajtueshmëri të madhe për çështje dhe tema të tjera botërore. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit tonë dhe shprehëm mirënjohje për numrin e madh të investitorëve dhe fabrika nga Gjermania të cilat punësojnë njerëz në vendin tonë dhe kontribuojnë zhvillim", ka thënë Vuçiq.
0 komentet