Vuçiq: Ora më e gjatë - keqtrajtimi i Danilos në Kosovë; E di që e ka urdhruar Kurti
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar sonte se ora e tij më e gjatë, në 11 vitet e tij në pushtet, ishte kur djali i tij, Danilo, u ndalua në Kosovë në Vidovdan dhe u ndalua për një orë për ta detyruar të zhvishte bluza e tij me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”, ndërsa ai edhe pse ishte i informuar për të gjitha këto si president, nuk ka mundur të bëjë asgjë.
Vuçiq tha për TV Pink se e dinte që keqtrajtimi i Danilos ishte planifikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Gjithçka përfundoi në Graçanicë, dhe mendova, ai do të jetë mire po kthehet, dhe atëherë e kuptoni që Kurti e ka organizuar atë. I kanë ndaluan, i kanë nxierr nga makina me dëshirën për të hequr këmishën. ' Unë po e ndjek live por nuk të bej dot asgje. Me pas genjeu edhe ministri shqiptar Sveçlja se ia hoqen bluzen por ne fakt e nxoren ta hiqte nuk donte, i drejtuan nje pushke me tyta te gjata ne fytyre dhe gjoks. Imagjinoni babain duke degjuar te gjitha keto dhe une e di qe Kurti ka porositur direkt. Ti e di qe i drejtuan typat, ti e di qe nuk do te heqe këmishen, asnje nga djemtë nuk do të mund ta detyrojnë, më pyesin se çfarë të bëjnë, unë them kthehu të gjallë dhe shëndoshë”, tha Vuçiq.
Siç shton ai, ajo situatë zgjati, zgjati dhe ishte ora më e vështirë për të në 11 vitet që ka qenë në pushtet.
"Dhe më lejoni t'ju them diçka tjetër, kjo është jeta, unë duhet ta shoh Kurtin më pas. Ju mund ta imagjinoni se si është për mua ta shoh atë, të flas me të, dhe unë e di se çfarë po bën me popullin serb, çfarë ai don t'i bëja dikujt vetëm se mbiemri i tij është Vuçiq, por unë shkoj ta takoj dhe flas sepse duhet”, tha Vuçiq.
Oren qe akuzohem si dhurate e Zemanit do ja jap femijes se pare serb te lindur ne Kosovë në vitin 2024.
Vuçiq po ashtu theksoi se ora, të cilën e akuzuan se kushtonte deri në 500 mijë euro, ishte dhuratë që e kishte marrë nga presidenti çek, Milosh Zema, dhe tha se do t'ia jepte djalit apo vajzës së parë serbe të lindur në Kosovë dhe Metohi në vitin në vitin 2024.
Ai tha se atë orë e ka marrë në vitin 2019 nga Zemani, duke kujtuar se është zyrtari i parë i një vendi që është në Aleancën e NATO-s, i cili ka kërkuar falje për agresionin ndaj Serbisë në vitin 1999.
Presidenti lexoi se në pjesën e pasme të orës ishte gdhendur "Për Aleksandar Vuçiqin, Presidentin e Republikës Çeke, Milosh Zeman, 2019".
Siç thotë ai, ora në Serbi vlerësohet 1000 euro dhe do ta blejë kur të miratohet një ligj që do ta bëjë të mundur dhe më pas do t'ia japë fëmijës së parë nga Kosova që ka lindur në vitin 2024.
Vuçiq saktësoi se orën do t'ia dhurojë fëmijës së parë serb të lindur në vitin 2024 në Kosovë, qoftë djalë apo vajzë, edhe pse ora është mashkull.
“Për të do të ketë vlerë më të madhe sepse ka kaluar në duart e dy presidentëve”, tha Vuçiq, duke shtuar se për të ajo orë ka vlerë shumë më të madhe sentimentale sesa materiale.
komentet