Vuçiq për “Financial Times”: BE kurrë nuk i ka dhënë Serbisë aq shumë mbështetje sa Ukrainës
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç për Financial Times ka thën se nuk ka asgjë kundër popullit ukrainas, por se niveli i mbështetjes së BE-së për Ukrainën, dhënia e statusit kandidat për anëtarësim në BE brenda një viti nga data e paraqitjes së aplikimit dhe fillimi i mundshëm i negociatave për anëtarësim vitin e ardhshëm - tregon se një mbështetje e tillë politike për Serbinë nuk ka ekzistuar kurrë, transmeton Politika.
Gazeta britanike kujton se Kievi aplikoi për anëtarësim në shkurt të vitit 2022, pak ditë pas fillimit të konfliktit në Ukrainë dhe vetëm katër muaj më vonë iu dha statusi i kandidatit. Në të kundërt, Beogradi priti më shumë se katër vjet për të filluar negociatat e anëtarësimit.
Ndaj, në tekstin e “Financial Times”, siç raporton Politika, thuhet se disa liderë të Ballkanit Perëndimor janë të frustruar që Ukraina po i kalon vendet e tyre në anëtarësimin në BE.
Negociatat mes Serbisë dhe BE-së janë në ngecje për shkak të disa çështjeve, duke përfshirë, siç thuhet, "dështimit të Beogradit për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën".
Kujtohet gjithashtu se Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, gjë që, siç u tha, uli perspektivat e saj për anëtarësim në BE.
Gazeta kujton gjithashtu një takim tjetër të pasuksesshëm në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të enjten në Bruksel dhe thekson se atëherë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Giuseppe Borelj, tha se "pa normalizim, nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Kosovën, dhe as për Serbinë”.
Megjithatë, Vuçiq tha për “Financial Times” se shtyrja e anëtarësimit nuk pasqyron realitetin në Serbi, për të cilën ai thekson se është “në një gjendje shumë më të mirë se sa ishin Rumania dhe Bullgaria në vitin 2007, kur u bashkuan me BE-në”.
Vuçiq vuri në dukje gjithashtu aftësinë në rënie të BE-së për të pranuar anëtarë të rinj.
"Në fillim kemi dëgjuar për 2025, tani për 2030. Kush e di se çfarë do të ndodhë pas shtatë vjetësh? Fuqia absorbuese e BE-së nuk është më e madhe se sa ishte," tha Vuçiq.
Në kët shkrim u përmend edhe Forumin e 18-të Strategjik i Bledit i mbajtur së fundmi, nga i cili presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për zgjerim deri në vitin 2030, duke theksuar se këtu përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Sputnik.
Pas deklaratës së Michel, kryeministri shqiptar Edi Rama vuri në dyshim vitin e synuar të deklaruar, duke vënë në dukje se rasti i Ukrainës tregon se lufta mund të përshpejtojë anëtarësimin.
“Kush duhet të sulmojë kë në këtë panel për të fituar anëtarësimin më shpejt?” pyeti Ram me shaka në njërën prej paneleve, më pas shtoi se “Bullgaria mund të sulmojë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë Serbinë, Serbia mund të sulmojë Kosovën dhe Bosnja mund të sulmojë. vetën”, shkruan Politika.
komentet