Vuçiq: Pa takim tripalësh në Bruksel, Kurti nuk donte ose nuk guxoi të takohej me mua

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se takimi tripalësh në Bruksel me shefin e diplomacisë së BE Zhozef Borelli, me të dërguarin special Mirosllav Llajçak dhe kryeministrin kosovar Albin Kurti sot nuk kishte dhe atij ndërmjetësit europian i thanë që Kurti nuk është gati për takim me të.

"Takimi me Borellin dhe Llajçakun ishte korrekt ndërsa takimi tjetër tripalësh me Kurtin nuk kishte. Se përse nuk donte apo nuk guxoi të takohej me mua, pyesni atë” u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Ai shtoi se tre herë është kthyer nga takimi me ndërmjetësuesit të cilët i përcollën atij mesazhet e Kurtit.

Pyetjes se çfarë kërkoi Kurti, ai u përgjigj:

"Asgjë, nuk donte njeriu të më shikonte. E përse erdhi? Ku ta di unë".

Shtoi se është serioz kur e thotë këtë dhe se me të vërtetë Borelli dhe Llajçak i thanë se Kurti nuk është gati për takim me të dhe se dialogu duhet të vijojë me kryenegociatorët.

"A nuk donte apo nuk guxoi, shumë keq për të… Nuk e di, nuk donte të takohej… Mund të takohem me Borellin ashtu sikurse u takova me Llajçakun javën e kaluar… Nuk do të doja t’a tejkaloja kësaj here…“, konstatoi presidenti i Sërbisë.

Vuçiq ka thënë se me përfaqësuesin e lartë të BE bisedoi rreth situatës në Kosovë.

Tha se bisedat me kryenegociatorët do të vijojnë javës tjetër ose të martën ose të mërkurën.

"Pres vijimin e bisedimeve. Kemi shumë punë për të bërë. Puna është e vështirë për (drejtorin e Zyrës për K&M) Petar Petkoviq dhe të gjithë njerëzve që punojnë nën vështirësi. Situata është e rëndë për popullin tonë në Kosovë e Metohi. Në çdo rast do të vijojmë të luftojmë, të mbrojmë interesat e Sërbisë dhe tentojmë në çdo mënyrë të ndihmojmë popullin tonë", ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se askush nuk mund të garantojë se do të ketë masa të reja të njëanshme  nga ana e Prishtinës.

"Kur vijnë përfaqësues të shumtë të bashkësisë ndërkombëtare për të biseduar me ne rreth CEFTA-s, trafikun e mallrave, ne për herë të njëqindë pranojmë gjithçka. Themi se jemi pro lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit, njerëzve, ndërsa në fund Kurti përherë gjen arsye sepse nuk do. Në atë sekondë kur thoni-ngrini pengesat që të mundësojmë normalisht tregtinë mes Vranjës, Kraljevës, Shtërpcës, Graçanicës-nuk merrni përgjigje nga ana tjetër. Dhe nuk merrni madje pa kritikuar palën shqiptare", nënvizoi presidenti i Sërbisë.

Vuçiq nënvizoi se Kurti kërkon që Sërbia të njohë Kosovën.

"Ata kërkojnë që ne të njohim Kosovën. Tani shpikin kërkesa të reja, apo gjithçka që të çojnë deri tek njohja. Vijnë vërdallë dhe në thelb kërkojnë ’njohje de jure", ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shprehu besimin se negociatorët e BE duhet që përmes deklaratave të tyre të sotme të thonë se nuk egzistoi vullneti nga njëra palë për të biseduar me tjetrën.

Shtoi se për Sërbinë është e rëndësishme çka në mëngjes kishte takime të mira me përfaqësues të BE.

Ai apeloi tek ministrat pasi parashikon krizë të madhe që të mos sillen si në epokën e vetadministrimit socialist ku dhe shteti si pasojë e kësaj ra.

Theksoi se financat, borxhi publik dhe gjithçka tjetër duhet të mbahen nën kontroll.