Vuçiq: Para e madhe investohet për shkatërrimin e Listës Sërbe dhe sërbëve në Kosovë

Aleksandar Vucic
Burim: PrintScreen

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se para e madhe investohet për shkatërrimin e Listës Sërbe si dhe për popullin sërb në Kosovë.

“Na sulmojnë për Listën Sërbe, ai sërbi i madh Arsenijeviq për të cilin shumë sërbë të ndershëm në veri e votuan... Dhe Rashiq. Dhe në fund Kurti ankohet pasi ata nuk morën ndonjë mandat për të sulmuar Listën Sërbe. Ndërsa Lista Sërbe është e vetmja që mbron interesat e popullit sërb ndoshta dhe dikush. Por këto të dyja jo dhe gjithçka që kanë dhënë për t’a shkatërruar“ i’u është drejtuar Vuçiq anëtarëve të Këshillit Drejtues të PPS (SNS).

Tha se vendet perëndimore që nga Gjermania e me radhë kanë hedhur para të shumtë për shkatërrimin e Listës Sërbe.

“Sa para kanë marrë nga vende të ndryshme, nga Gjermania e me radhë vetëm për të shkatërruar Listën Sërbe, agjenci të ndryshme që paraqiten si zhvillim... Të gjitha paratë, vetëm për të shkatërruar Listën Sërbe dhe popullin sërb në Kosovë. E njëjta dhe në B&H” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit paralajmëroi se situata në B&H është mjaft e rëndë.

“Për të gjithë në botë fajtore është RS, çka nuk i përgjigjet realitetit por kështu është më e lehtë për ta. Është e lehtë për Europën në këtë shembull për të treguar forcë dhe fuqi. Kam frikë se sërish do të jetë populli sërb, sërish, pasi nuk munden në Ukrainë dhe as në vende të tjera për të treguar forcën. Ndaj duhet t’a parandalojmë me njohuri politike, aftësi diplomatike, reputacion, seriozitet dhe përgjegjësi” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit u shpreh se askund popullit sërb nuk i duhet konflikti, as në Sërbi dhe as në RS.

Vuçiq ripërsëriti se në botë po ndodhin ndryshime të mëdha dhe në rrethana të reja gjeopolitike, Sërbia duhet të gjejë “vendin e vet nën diellin që i takon”.

“Politika e jashtme dhe e brendshme amerikane po ndryshon zgjuarsisht, po flasim për fuqinë më të madhe të botës. A po na shkon përherë ajo në favor? Jo. Mos kini iluzione që do të ndryshojë politika amerikane për çështjen e Kosovës e Metohisë. Iluzive është që të mendosh se do të ndryshojë për çështjen e Republikës Sërbe të Bosnjës. Jo. Por besoj se do të dëshirojnë që të n’a dëgjojnë pak më qartë, të dëgjojnë argumentet tona. Beson se do të mund të nisim në bërjen e aleancës së vërtetë, se mund të llogarisim në atë që të kemi derë të hapur në SHBA, se do të kemi dikë që është njohës i mirë i yni, e pse jo, shtoi ai, në të ardhmen dhe mik” ka thënë Vuçiq.