Vuçiq: Po arrestojnë dhe ngacmojnë serbët dhe thonë se po punojnë për de-përshkallëzimin
Presidenti i Serbisë dhe lideri i PPS-së, Aleksandar Vuçiq, i ka thënë sot “Prishtinës dhe gjithë të tjerëve se shteti i Serbisë nuk do t'u dorëzohet në një pjatë, ashtu siç do ta donin dhe se Serbia i përket popullit të saj”.
“Duhet ta shpëtojmë shtetin, ne do të kemi sukses në tërheqjen e investimeve dhe rritjen e PBB-së dhe pagave dhe pensioneve dhe rritjen e standardit të jetesës, por ne duhet ta ruajmë shtetin tonë”, tha Vuçiq në kongresin e PPS-së.
Presidenti thotë se ditëve të kaluara është vërejtur shumë palogjikshmëri e lidhur me ngjarjet në Kosovë.
“Këta miqtë dhe partnerët tanë perëndimorë thonë se Prishtina e ka de-përshkallëzuar konfliktin që kur i shtynë zgjedhjet, dhe vetëm 15 orë para se të vinin me arma të gjata për të pushtuar katër objekte të komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës dhe Metohi. Çfare, dukej se nuk e dinin 15 orë më parë se çfarë do të bënin”, theksoi Vuçiq.
Ai ka theksuar se po i arrestojnë dhe po i ngacmojnë serbët dhe po ashtu thonë se po punojnë për de-përshkallëzimin.
Dhe pastaj në mëngjes e arrestojnë Srgjan Trajkoviqin, duke e akuzuar për krime lufte, edhe pse ka punuar për gati nëntë vjet në policinë e Kosovës dhe tani nuk kontakton me familjen e tij dhe nuk merr mjekimet. Dje kanë thirrur gjithë ditën, nuk ka i huajit që të mos telefonojë dhe të mos thotë - gabim i tmerrshëm dhe shkatërrim i madh i demokracisë, fakti që këshilltarja e Kurtit ose dikush që përfaqëson interesat e tyre, dhe jo interesat e vendit dhe popullit të saj, ka pritur në vendkalimin administrativ për dy orë. Imagjinoni ato tortura të tmerrshme dhe pastaj kuptoni se pas gjithë kësaj, pas atyre 0.1 apo 0.5 për qind janë ata që duan që serbët dhe qytetarët e Serbisë të jenë ata që do t'ua japin shtetin e Serbisë në pjatë", tha Vuçiq dhe theksoi.
“Ne nuk do t'ju japim shtetin e Serbisë për asgjë në botë. Mos e ëndërro, sepse nuk do ta marrësh kurrë, shteti i Serbisë i përket qytetarëve të saj dhe këtij kombi”, ka thënë Vuçiq.
komentet