Vuçiq: Detyra e komandantit të KFOR sipas Rezolutës 1244 është pranimi i kërkesës tonë

Vučić
Burim: Print Screen

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka speguar të drejtën formale në bazë të Rezolutës së OKB 1244, se kërkesa për kthimin e forcave sërbe të sigurisë, i dorëzohet komandantit të Kfor sepse ky është misioni përgjegjës për sigurinë në Kosovë.

Hapi i dytë është siç tha ai për RTS, se nëse merret një vendim i tillë, kërkesa mund t'i dorrëzohet Këshillit të Sigurimit të OKB.

"Komandanti i Kfor është i detyruar të marrë një vendim pozitiv, apo dhe negativ. Rezoluta1244 atij nuk i lë mundësi tjetër. Nuk mundet që formalisht përgjigja të jetë negative, mundet vetëm të thotë se nuk u përmbushën kushtet. Detyrimet e tij janë mjaft të qarta çfarë mundet dhe çfarê nuk mundet të bëje“, ka sqaruar Vuçiq.

Ai ka thënë se ka pasur biseda mjaft të sinqerta dhe të hapura me të dërguarin e SHBA, Gabriel Eskobar dhe se i ka thënë se çfarë mendon për deklaratën e tij për kthimin e forcave sërbe në Kosovë.

"Mund të jetë kontingjenti shqiptar i KFOR në Kosovë. Ushtarët shqiptarë mund t'i dërgoni në fshatrat sërbe, në Hoçën e Madhe. Ne nuk jemi pjesë e  NATO, por jemi në Partneritetin për Paqe. Ka diçka mbi anëtarësimit në NATO dhe kjo është Karta e OKB, Rezoluta 1244. Pêrse nuk na besoni?" ka thënë presidenti Vuçiq.

Vuçiq theksoi se është normale që ata të dërgojnë dhe të shikojnë sesi nikoqiri sërb nga familja Petroviq, përzien Grashacin dhe Smederevkën me Vrancen dhe Prokupacin dhe kur derdhin kaq shumë verë, për këtë garant është kontingjenti shqiptar i KFOR.

"Cili është problemi që dikush tjetër është atje në përputhje me normat juridike ndërkombëtare? Pra, ne nuk jemi partnerë kaq të mirë. Ju dëshironi një Sërbi të dobët, e cila nuk do të kërkojë asgjë dhe po na poshtëroni duke dërguar kontingjentin shqiptar të KFOR për përzierjen dhe derdhjen e verës”, theksoi ai.

Ai tha se kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili tha se do të ishte surreale, nuk pyeti fare për kërkesën e dërgimit të forcave sërbe në Kosovë, duke thënë se ata kanë marrëdhëniet e tyre me Kosovën.

“Ishte surreale për mua të shikoja kontinentin shqiptar duke marrë pjesë në monitorimin e keqtrajtimit të një familjeje sërbe”. Ne duhet të ndërtojmë marrëdhëniet më të mira me Shqipërinë, por prioriteti ynë është mbrojtja e popullit sërb. Çdo gjë që e them publikisht, u'a them shumë më ashpër përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare”, shtoi ai.

Vuçiq ka thënë se është habitur sot sesi Kroacia, Finlanda, Estonia, Gjermania kane folur për një ditë të mrekullueshme sot me rastin e kërkesës së Kosovës për t'u pranuar në BE.

"Këtu po flisni për integritetin dhe sovranitetin territorial, si dhe për Kartën e OKB. Sa groteske tingëllon”, ka thënë Vuçiq.

Në lidhje me ardhjen e paralajmëruar të të dërguarit të BE në Beograd, ai tha se vizita mund të shtyhet për 20 ditë pasi nuk ka asnjë konfirmim, por gjithsesi nuk është një bisedë e këndshme për ne.

Për propozimin franko-gjerman ai tha se e vështirëson fakti që mbështetet nga 27 vende të BE.

"Sigurisht që kjo e komplikon situatën, sepse ata që nuk e njohin Kosovën, thonë se nuk bëhet fjalë për njohje. Askush nuk do të bjerë në panik për shkak të Serbisë askund”, tha presidenti sërb.

Ai theksoi se nuk mund t'i sjellësh asnjë plan protagonistit kryesor pa e diskutuar.

“Gjithmonë ka diçka për të folur. Një gjë e kemi bërë të qartë, ajo është anëtarësimi në OKB. Gjithçka tjetër le të shohim, le të diskutojmë, çfarë marrin sërbët, Sërbia, të gjithë, por njohja e Kosovës anëtarësimi i saj në OKB as që do të arrihet", nënvizoi ai.

Njëkohësisht, ai tha se do të ketë shumë aksione hibride në periudhën vijuese, siç ka ndaj të tjerëve në Evropë. Ai theksoi se fillimisht kërkon formimin e BKS dhe vetëm atëherë është gati të flasë për diçka tjetër. Në të njëjtën kohë, ai tha se nuk beson se Prishtina do ta formojë ndonjëherë BKS.

“Ata do të kërkojnë mënyra për të fajësuar sërbët për trazira, siç është historia për bombën shokuese”, tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se përfaqësues të vendeve perëndimore i thonë se asnjë qeveri shqiptare nuk do ta pranojë BKS. “Unë u përgjigjem atyre - çfarë më intereson mua? A e keni firmosur? Për të rinegociuar as që bëhet fjalë për këtë pjesë”, tha Vuçiq.

Siç vazhdoi më tej, kur Prishtina të formojë BKS, atëherë kthehen sërbët në institucionet e Kosovës.