Vuçiq: Prishtinës nuk i intereson dialogu, dëshiron konflikt të Sërbisë dhe Nato-s

Aleksandar Vučić
Burim: PrintScreen

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se Prishtinës nuk i intereson dialogu por me çdo çmim dëshiron të shtyjë Sërbinë në konflikt me Nato-n.

"Prishtinës nuk i intereson dialogu… Gara me kohën për të gjithë në botë. Shikon që gjërat shkojnë në drejtimin e keq mes Izraelit dhe Iranit, veçanërisht me mbërritjen e S-400 në teritorin e Iranit, çka ndryshon gjërat më shumë. E megjithë këtë përshpejtohen proceset të cilat ata mendonin se janë të limituara… Situata në Ukrainë po komplikohet edhe më tepër, gjërat po përshpejtohen. Ndaj do që para zgjedhjeve amerikane të provokojë konflikt që të shtyjë Sërbinë në konflikt me Nato-n. ky është synimi kryesor“, ka thënë Vuçiq për RTS.

Sikurse tha në Prishtinë e dinë sesi do të shkojnë gjërat pas zgjedhjeve në SHBA ndaj reagojnë dhe provokojnë.

"E patë dhe paralajmërimin e qartë të Riçard Grenellit i cili do të jetë një prej bashkëpunëtorët e afërt të presidentit të mundshëm republikan amerikan Tramp. Dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk jam i sigurt se pushteti i mundshëm demokrat në SHBA do të dëshirojë të durojë dhe tolerojë shumë kohë me të tillë sjellje", ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit u bëri të qartë sërbëve në Kosovë se e di sesa të vështirë e kanë.

"Do të presim numër të konsiderueshëm njerëzish, në institucionet shëndetësore dhe arsimore, për të ofruar ndihmë shtesë financiare”, tha presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit ka theksuar se nuk do të ketë pogrom të sërbëve.

“Di që është një situatë e vështirë, kjo më dhemb, më shqetëson dhe më mundon çdo ditë, por duhet të udhëheq politikë të zgjuar, serioze, të përgjegjshme dhe të mençur”, shtoi Vuçiq.