Vuçiq pret Koshtën: Sërbia e vendosur për vazhdimin e rrugës europiane
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka pritur mbrëmjen e sotme kryetarin e Këshillit të Europës Antonio Koshta i cili ka ardhur për vizitë zyrtare në Sërbi.
“I kam uruar mirëseardhjen kryetarit të Këshillit të Europës Antonio Koshtës ku nesër do të kem rast të bisedoj rreth çështjeve kyçe të raporteve mes Sërbisë dhe BE, si dhe rreth sfidave me të cilat jemi përballur në këtë rrugë” ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Ky i fundit tha se Sërbia është e vendosur për vazhdimin e rrugës së vet europiane, e gatshme që nën qasje të përgjegjshme dhe partneriteti, të punojë tek të gjitha çështjet e rëndësishme për paqe dhe prosperitet të qytetarëve.
“Besoj tek dialogu domethënës, komunikimet direkte të hapura në një kohë të rrethanave komplekse gjeopolitike”, ka thënë presidenti i Sërbisë.
Vuçiq e ka pritur përzemërsisht në aerodromin e Beogradit “Nikolla Teslla” ndërsa në pritje ka asistuar dhe shefi i delegacionit të BE në Sërbi Emanuel Zhiofre dhe shefi i Misionit të Sërbisë pranë BE Danijel Apostolloviq.
Me ardhjen në Beograd, Koshta nisi vizitën e tij të parë zyrtare në rajon ndërsa në prag të ardhjes ka thënë se beson palëkundshmërisht se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Kryetari i Këshillit të Europës nesër do të ketë biseda zyrtare me presodentin Vuçiq pas të cilës së bashku do t’u drejtohen mediave.
0 komentet