Vuçiq: Pres fitore bindëse, besoj se do të jemi pranë shumicës absolute

Vučić glasanje
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot pas votimit se pret fitore bindëse të listës në të cilën është drejtues, pra të listës "Sërbia nuk mund të ndalet" afër shumicës absolute.

"Shpresoj se të gjithë aktorët e lojës do të sillen në mënyrë racionale, serioze dhe të përgjegjshme ndonëse nuk jam i sigurt për këtë" ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se pret që Sërbia në periudhën e ardhshme të ketë shumë punë të rëndësishme dhe për këtë duhet të bëjë shumë.

"Kur them fitore bindëse, besoj se lista 'Sërbia nuk mund të ndalet' të jetë pranë shumicës absolute apo të ketë shumicën apsolute pasi kjo është detyra e rëndësishme, kusht i rëndësishëm që Sërbia të vazhdojë të rrugën e prosperitetit dhe suksesit" ka thënë Vuçiq.