Vuçiq: Lista "Sërbia nuk mund të ndalet" votohet me 74,2% nga sërbët e Kosovës
Burim: Kosovo Online
Presidenti i Sërbisë dhe kryesuesi i listës „Sërbia nuk mund të ndalet“ Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmjen e sotme se kjo listë ka marrë 74,2% të votave nga sërbët e Kosovës.
"Lista 'Aleksandar Vuçiq-Sërbia nuk mund të ndalet' sipas të dhënave paraprake, ka marrë 74,2% të votave nga qytetarët e Kosovës e Metohisë“ ka thënë Vuçiq gjatë deklaratës së tij në shtabin zgjedhor të PPS.
Ai shtoi se lista "Sërbia kundër dhunës" mori diçka më shumë se 5% të votave nga populli sërb në Kosovë.
Ndërkaq në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të vitit të kaluar, lista "Aleksandar Vuçiq-së bashku mundemi gjithçka" mori 12.586 vota nga zgjedhësit e Kosovës, ose 64,04%.
Në zgjedhjet e sotme kanë dalë më shumë zgjedhës nga Kosova-deri më orën 18 sot kanë votuar afërsisht 22.000 zgjedhës, ndërkohë që një vit më parë gjithsej për të gjithë ditën në votim dolën 19.654.
0 komentet