Vuçiq: Qëllimi i Prishtinës është të dëbojë “serbët e pabindur” nga veriu i Kosovës

Aleksandar Vučić
Burim: Prt. Scr.

Synimi përfundimtar i Prishtinës dhe atyre që i ndihmojnë është dëbimi i Serbisë nga Kosova dhe veçanërisht dëbimi i “popullit absolutisht të pabindur serb nga veriu i Kosovës”, tha sot presidenti serb, Alleksandar Vuçiq.

Vuçiq, në fjalimin e tij për mediat pas bisedës me patriarkun e KOS-it, Porfirije, ka shpjeguar se për këtë po përdoret kriminalizimi i serbëve nga veriu.

Ai vlerësoi se ndalimi i djeshëm i hyrjes në Kosovë, të cilin autoritetet e Prishtinës ia vendosën Patriarkut Porfirije, duke e penguar atë të shkojë në Patriarkanën e Pejës, flet më së miri për ata që e organizuan atë, e kjo është vetëm pjesërisht regjimi i Prishtinës.

“Gjithë ditën shpallën se si do ta dënonin ashpër atë që bëri Prishtina dhe më pas e dënuan aq ashpër sa më erdhi turp ta lexoja. Doli se ne serbët e kemi fajin që kemi një patriark që ka dashur të shkojë në shtëpinë e tij, në Patriarkanën e Pejës. Është një nga sikletet më të mëdha që mund të përballonin”, nënvizoi ai.

Vuçiq theksoi se ata nuk mund ta vjedhin as patriarkun, as KOS-in nga populli serb në Kosovë.

 Ai tha se është e rëndësishme të shihet qëndrimi i atyre që vendosin, para së gjithash nga perëndimi, ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“E keni parë në njoftim që flasin për lirinë e lëvizjes dhe se barrikadat, të cilat serbët i vendosën në shenjë proteste, janë një problem më i madh se ndalimi i patriarkut serb për të shkuar në shenjtëroren e tij. Ku, kur ke një mbikëqyrje të tillë ndërkombëtare, mund të ndodhë diçka e tillë”, pyeti Vuçiq.

Vuçiq theksoi se në fund, pse dikush insiston aq histerikisht për heqjen e barrikadave, është se ata duan që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës.

“Kjo është zgjidhja e vetme që ata shohin, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar. Kush i intereson ato barrikada. Askush nuk shkon në jug të Ibrit në ato rrugë, ato përdoren vetëm nga serbët e veriut, të cilët në 99 për qind i mbështesin barrikadat si formë proteste. Pse nxitoni, pse thoni çdo ditë se koha po ikën”, tha ai.

Vuçiq tha se bisedimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare janë duke vazhduar, se janë të vështira, dinamike dhe serioze, sepse është e nevojshme të përfaqësohet interesi i popullit serb në Kosovë.

Ai kritikoi deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës se serbët me barrikada po sulmojnë integritetin e tyre territorial.

“Kështu thonë ata që së bashku me vendet e NATO-s shkatërruan dhe shkelën integritetin territorial të Serbisë, të cilët edhe sot po përpiqen ta shkatërrojnë atë, duke shkelur të gjitha marrëveshjet, përfshirë atë të Selanikut dhe të Lisbonës. Ata guxojnë të flasin marrëzit të tilla për integritetin territorial. Ata vijnë të kërcënojnë se “do ta lëmë Kurtin të bëjë çfarë të duhet”. Mirë ta dimë se të gjithë ju dëshironi edhe konflikte, vrasjen e serbëve, do të gëzoheni me vdekjen e serbëve, sepse është më e rëndësishme për ju të konfirmoni të ashtuquajturin integritet territorial të të ashtuquajturës Kosovë sesa kokat serbe”, vuri në dukje ai.

Vuçiq përkujtoi se serbët erdhën në barrikada sepse ju thanë 10 vjet më parë se do të bëhet KKS, që do të mund të dalin në referendum, pastaj në zgjedhje dhe asgjë nuk u plotësua.

Ai tha se ajo që kërkojnë serbët në barrikada është të mos arrestohen personat që kanë qenë në barrikada, të cilët janë shprehje e protestës së tyre.

“Mos i arrestoni serbët vetëm se nuk ju pëlqejnë”, tha ai.

Vuçiq theksoi se Prishtina dhe mbështetësit e saj nuk e respektojnë as nënshkrimin e Rasmunsenit, sepse në atë kohë nuk kishte ëndrra për ushtrinë e Kosovës dhe ata filluan të formojnë ushtrinë ilegalisht.

“Nuk është problem kjo, por barrikada serbe, si shprehje e protestës ndaj të gjitha trillimeve dhe çmendurive që kanë shkaktuar me qëllim që të krijojnë rrëmujë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se po zhvillohen bisedime me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, se Serbia ka përfshirë të gjitha resurset e saj dhe po përpiqet të bëjë maksimumin për të ruajtur paqen, për të luftuar për paqen, për të arritur një zgjidhje kompromisi.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë, të luftojmë për paqen, për të gjetur zgjidhje kompromisi. Kam folur me serbët në Kosovë e Metohi dhe jam i gatshëm të takohem me ta, sepse ne duam që ata njerëz të mund t'i kalojnë festat e Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre. Nuk varet nga ne nëse do të fitojmë ndonjë dritare për të rrëshqitur. Ne patëm një krizë të ngjashme në korrik dhe shtator, dhe duke marrë parasysh se si po shkojnë gjërat, si duan të na shtypin, për shkak të asaj që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës, në mënyrë që Moska të mos e përdorë Kosovën, mos kini dyshim se ajo do të vazhdojë”, ka shpjeguar Vuçiq.

Sipas tij, edhe nëse kapërcehet kjo situatë, Prishtina do të shkaktojë tensione të reja për 15 ditë apo një muaj.

Ai u tha serbëve në Kosovë se çfarëdo që të bëjnë, Serbia është me ta dhe se kjo nuk është një slogan politik.

“Nuk ka dorëzim vëllezër e motra, Serbia është me ju”, ka theksuar ai. Vuçiq falënderoi Republikën Srpska dhe Presidentin Millorad Dodik për mbështetjen e tyre ndaj serbëve, patriarkun për fjalët e tij ngushëlluese dhe lutjet e mbështetjes për popullin serb.