Vuçiq: Sërbët në K&M presin shumë halle, por shteti i Sërbisë do t'i ndihmojë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha sot për rastin e marrjes nën kontroll të stacioneve hekurudhore në Zveçan dhe Lleposaviq nga ana e institucioneve prishtinase, se sërbët në Kosovë i presin mjaft halle, por që shteti i Sërbisë do t’i ndihmojë ndërkohë që nuk beson në reagimin e bashkësisë ndërkombëtare për të cilën do të dëshironte që ajo të nxiste Prishtinën që të formonte Bashkësinë e Komunave Sërbe.
“Sërbët në Kosovë e Metohi presin mjaft halle, si dhe pas zgjedhjeve. Ndaj po shikojmë që të ndihmojmë me aq sa mundemi në të tilla kushte çka nuk është shumë, por që zgjidhja nuk është braktisja e vatrave“, tha Vuçiq duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në fund të vizitës në Kinë.
Nuk beson, thotë ai, që Perëndimi e veçanërisht Europa të bëjë ndonjë gjë.
"Nëse do të donin të kishin raport të ndryshëm, nuk do t'i kishin vendosur ata që i vendosën që të ishin raportues, për të marrë vendime për ta. Nëse do të donin-ata do t'i kishin detyruar të formonin BKS dhe nuk do të kishim probleme të tilla. Nuk e donin këtë, por shkaktimin e tensioneve dhe përndjekjen e popullin sërb. I gëzohen kësaj", shprehu bindjen presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit vuri në dukje se, në rast të kundërt, Sërbia do të ishte bombarduar me kohë, duke pasur parasysh se bombarduan vendin për shumë më pak.
"Por kjo është diçka që duhet t’a mbajmë si barrë mbi shpinë dhe të presim momentin e favorshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare kur Marrëveshja e Brukselit të mund të përmbushet dhe Karta e Kombeve të Bashkuara të respektohet", tha Vuçiq.
Duke përmbledhur qëndrimin e tij në Kinë, u shpreh se në ditën e fundit të vizitës, bisedoi me përfaqësues të tetë kompanive kineze, si dhe me udhëheqjen e qytetit të Shangait dhe se beson se shumë shpejt, qysh në qershor, do të ketë lajme të mira për Shidin apo Zrenjaninin e ndoshta dhe për të dy qytetet.
"Besoj se do të kemi lajme të tjera të mira", shtoi Vuçiq.
Ai njoftoi se në prill ekonomia e Sërbisë u rrit me 4%.
"Me 3 apo 3.1% rritje në tremujorin e parë, rritja prej 4% është lajm i mirë. Jemi në rrugën e duhur për të pasur rritje më të lartë sesa parashikimi i FMN", tha Vuçiq duke shtuar se ishte krenar për gjithçka që delegacioni kishte bërë në Kinë.
Pyetjes rreth bisedimeve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin me Kinën në industrinë ushtarake, u përgjigj se ishte shumë i kënaqur në këtë këndvështrim.
"Kam qenë herët qysh prej vitit 2012 dhe di çfarë mund të them dhe çfarë jo. Por mund të them me krenari se Ushtria e Sërbisë po rritet dhe do të modernizohet edhe më shpejt. Armata jonë po bën hapa të mëdhenj. Kemi diçka, po marrim diçka dhe do të marrim akoma diçka. Detaje rreth kësaj, rreth asaj çka po vjen nga disa vende të tjera në ditët vijuese sepse ata kanë detyrim t’a shpallin këtë, ne nuk e kemi. Armata jonë do të jetë mjaftueshëm e fortë për të na mbrojtur nga të gjithë dhe për të qenë faktor i fortë pengues”, tha Vuçiq.
Për rastin e thënies së përfaqësuesit rus në OSBE, Dimitri Poljanski se Rusia informoi vendet anëtare të asaj organizate se Moska dhe Perëndimi ishin mjaft afër konfliktit direkt ushtarak, shpresoi se kjo nuk do të ndodhte sepse kjo do të thoshte pozitë e tmerrshme për të gjithë.
“Shpresoj që deri aty të mos shkohet, por kam frikë se kjo-jo tani, por në të ardhmen do të ndodhë. Dhe, ky do të ishte pozicion i tmerrshëm për ne dhe për të mbarë kontinentin, pa shpresë për të dalë nga kriza për kush e di sesa kohë”, paralajmëroi presidenti i Sërbisë.
0 komentet