Vuçiq: Kina partner i besueshëm për të gjithë që respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq nisi vizitën zyrtare disa ditore në Kinë duke vizituar murin kinez prej së cilës tha se ky vend është partner i besueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të udhëhiqen nga respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara.

"Kina është bërë forcë gravitacionale stabiliteti. Përherë mund të prisni nga Kina dëshirën dhe luftën për paqe, lëvizje stabile, kurrë surpriza, ndryshime të politikave të përditshme, javore apo mujore. Kina është partner i besueshëm, për ne është mik, por partner për të gjithë në botë që dëshirojnë tëudhëhiqen nga e drejta ndërkombëtare, Karta e KB dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara", tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se vështirë të gjesh vend që ka kaq pak apo aspak për t'u ankuar siç është Kina.

"Sigurisht, edhe për Sërbinë, por ne jemi vend i vogël, forca jonë nuk është aq e madhe sa ajo e Kinës, por jam krenar që ndoqëm parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe se ndryshe nga 90% e vendeve, mund të jemi krenarë për këtë", tha presidenti Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se beson se me Kinën, Sërbia mund të bëjë shumë më tepër si dhe se beson në suksesin e vizitës.

Pyetjes në lidhje me spekulimet se Sërbia mund të blejë nga Kina sistem të ngjashëm me sistemin rus S-400, Vuçiq nuk dëshironte të përgjigjej, por theksoi se Sërbia sigurisht që po forcon armatën e vet dhe se armët kineze janë më të mirat.

"Nuk do të doja të përgjigjesha për gjëra të tilla. Kemi zhvilluar bashkëpunim tekniko-ushtarak me Kinën dhe do të vazhdojmë t’a forcojmë vendin. Nuk dëshiroj të flas rreth detajeve të bisedimeve, por sot të gjithë janë pro pajisjeve kineze. Kina ka ndryshuar, përparuar me shpejtësi të pabesueshme. Ka dhe armë të çuditshme për të cilat momentalisht nuk kemi para”, tha Vuçiq.

Ky i fundit tregoi se Ushtria e Sërbisë është mjaft e fortë dhe do të jetë edhe më e tillë dhe se ky nuk do të ishte rasti nëse një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve nuk do të vinte nga Kina.

"Edhe gjatë konfliktit të shkurtër mes Indisë dhe Pakistanit, u pa qartë dominimi absolut i armëve dhe mjeteve kineze. Dhe llogarisnin edhe më që të mos poshtëronin dikë tjetër, sepse dhe ata llogarisin këtë", vërejti presidenti i Sërbisë.

Pyetjes nëse si pasojë e deklaratës së tillë mund të çonte në reagim nga fqinjët, Vuçiq u përgjigj se nuk ka asnjë arsye për këtë, sepse Sërbia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd.

"Nuk bëjmë asgjë kundër fqinjëve tanë. Nuk kemi bërë ne aleanca ushtarake... Ne jemi miq me të gjithë, nuk do të sulmojmë askënd. Gjithçka që bëjmë, e bëjmë sesi vendi ynë të jetë i lirë, i pavarur dhe që të mund të jemi vetvetja", tha Vuçiq.

Për nder të vizitës së presidentit Vuçiq në murin kinez disa numra muzikorë popullorë nga Sërbia, u luajtën nga anëtarët e Ansamblit Kombëtar “Kolo“.