Vuçiq: Mbështetje e fortë dhe e pa ekuivok e Kinës për integritetin territorial të Sërbisë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në Pekin, pas bisedës me presidentin kinez Si Gjinping dhe kryeministrin Li Gjijang, se Kina mbështet fort e pa ekuivok integritetin territorial të Sërbisë.
“Folëm rreth Kosovës e Metohisë. Kina mbështet fort ruajtjen e integritetit territorial të Sërbisë dhe Kosovën e Metohinë brenda saj.
Mbështetja e Kinës është e fortë, e qartë, e paekuivok dhe e palëkundur, ashtu sikurse dhe mbështetja jonë për integritetin territorial të Kinës dhe parimin e një Kine. Mbështetje e fortë reciproke për të gjitha çështjet në përputhje me normat e së drejtës publike ndërkombëtare dhe Kartën e KB", tha Vuçiq.
Ky i fundit tregoi se është e rëndësishme për Sërbinë ajo çka është dakordësuar me palën kineze, sepse ajo për të cilën është dakordësuar-ata e përmbushin.
Nuk ka dilema për çështjen e pozicionit ndërkombëtar të vendit, Sërbia do të kritikohet mjaft për vizitën në Pekin dhe marrëveshjen me Kinën.
"Do të na kritikojnë shumë, ndaj ikin nga ajo temë në mediat rajonale, sepse aty shikohet forca e Sërbisë. Pres që të kritikohem së shpejti, sepse do të shkoj në Tivar. Por, jam mësuar me gjëra të tilla, sepse disa njerëz nuk e kuptojnë se mund të ushtrosh presion sa të duash, por që unë përherë mat dy herë-interesi i Sërbisë përherë është më i rëndësishëm sesa presioni që më thyen", tha Vuçiq.
Kujtoi se më herët, Kinën e kanë vizituar presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Fridrih Merc dhe së fundmi presidenti amerikan Donald Tramp, por sikurse thotë, duket se ata e kanë këtë të drejtë.
"Të gjithë ata kanë të drejtë, ndërsa unë jo. Kush jam unë, presidenti i një vendi me 7 banorë... Dhe kuptoj këtë qëndrim, nuk kam fare problem me këtë", tha Vuçiq.
Ai vuri në dukje se është i bindur se dera është e hapur që Sërbia të vazhdojë me sukses bashkëpunimin e saj me Kinën.
"Jam krenar për Sërbinë, personalisht jam i lumtur për rezultatet e takimeve me Si Gjinping, në format të gjerë e të ngushtë. Besoj se na është e hapur porta për vazhdimin me sukses të bashkëpunimit. Ne këtu erdhëm për të bërë diçka për interesat e qytetarëve të Sërbisë. Jam i bindur se krijuam shumë mundësi për vendin", u tha Vuçiq gazetarëve.
Shtoi se partneriteti me Kinën i ka sjellë Sërbisë "gjëra të pabesueshme".
Vuri në dukje se Kina vend që është faktor stabiliteti në botë, nuk zhvillon luftëra për teka, avancon me shpejtësinë më të lartë.
"Ky është vend që nuk e njohu pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë, që na mbështeti në Kombet e Bashkuara kur duhej të mbroheshin interesat e Sërbisë dhe për çështjen e akuzave se populli sërb kreu gjenocid", tha Vuçiq.
Ky i fundit tha se me vendasit bisedoi dhe për mundësinë e disa prej kompanive kineze që të investojnë në jug të Sërbisë, si dhe për inteligjencën artificiale, por dhe për atë sesi të rriten kapacitetet mbrojtëse të vendit.
Është dakordësuar, thotë ai dhe për konsultime të shpeshta në lidhje me temat e politikës së jashtme.
Në këtë kuptim,tha se presidenti kinez ka më shumë informacion dhe njohuri, duke marrë parasysh vizitat e fundit në Pekin të presidentit të SHBA e pastaj i Rusisë dhe kryeministri i Pakistanit, i cili është ndërmjetës mes Amerikës dhe Iranit.
"Këto janë informacione të rëndësishme për parashikueshmëri të madhe në të ardhmen", shtoi Vuçiq.
Pyetjes në lidhje me strategjinë e re të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, e cila, ndër të tjerash, bën të ditur se duhet të hiqet "ndikimi keqdashës i Rusisë dhe Kinës", Vuçiq tha se Sërbia respekton SHBA dhe atë çka bën Departamenti i Shtetit, por që nga pozita e saj nuk tërhiqet.
"Ne respektojmë atë çka bën Departamenti i Shtetit, e kemi marrë parasysh. Do të punojmë, do të bashkëpunojmë me amerikanët, është fuqi e madhe. Nuk do të heqim dorë nga qëndrimi ynë, të paktën jo aq lehtë sa imagjinojnë disa. Përndryshe, çfarë është shteti për ne", tha presidenti Vuçiq.
Në lidhje me situatën në Iran, duke pasur parasysh parashikimet për konflikt të ri të madh, Vuçiq mendon se presidenti i SHBA ende nuk ka marrë vendim.
"Jam i lumtur që sot çmimi i naftës është pak më i ulët në tregjet botërore, për shkak të deklaratës së tij se janë afër marrëveshjes. Nëse më pyesni dhe këtë nuk ma tha presidenti Si por është konkluzioni im-nuk jam plotësisht i sigurt se kjo do të shkojë në drejtim të duhur", tha Vuçiq.
Shtoi se madje edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje për çështjen e kontrollit të Ngushticës së Hormuzit, mbetet gjë tjetër-uraniumi.
"Aty nuk është e lehtë, dikush do të duhet të pranojë se është i humbur dhe nuk jam i sigurt se kush është gati të pranojë se është i humbur. Nuk jam i sigurt, ndonëse do të doja që të ecim në drejtimin e duhur për këtë çështje", shtoi Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Kinë, presidenti Si i dorrëzoi sot Urdhrin e Miqësisë, dekorata më e lartë që u jepet burrshtetasve të huaj.
Sot më herët Vuçiq bisedoi dhe me kryeministrin kinez Li Gjijang dhe me kryetarin e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Vang Huning.
0 komentet