Vuçiq: Për sërbët në Kosovë nuk ka drejtësi, përse nuk respektohet Karta e KB në rastin e Sërbisë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme në fjalimin e tij para pjesmarrësve në seancën e 79 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Sërbia pavarësisht pengesave botërore, ka qëndruar në mbrojtje të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare. Ai tha se shembja moderne nisi me shkeljen e Kartës së KB pasi nuk u respektua integriteti territorial i Sërbisë.
Presidenti i Sërbisë bëri të ditur në seancën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të KB se mund të dëgjojë prej mjaft liderëve botërorë sesi sulmi në Ukrainë dhe shkelja e integritetit territorial të këtij vendi është preçedencë, shkelja e Kartës së KB, e drejta ndërkombëtare, tha se shkelja e Kartës së KB dhe e të drejtës ndërkombëtare, si preçedencë është bërë para shumë vitesh kur u cënua integriteti territorial i Sërbisë.
"Sot kemi dëgjuar nga shumë se sulmi në Ukrainë çoi në hapjen e Kutisë së Pandorës, shkeljen e Kartës së KB, të së drejtës ndërkombëtare, por kjo nuk është e vërtetë. Të kuptohemi, Sërbia mbështet Kartën e KB, integritetin territorial të Ukrainës, por kur flasin rreth të drejtave dhe lirive të Ukrainës, pyes se përse nuk u respektua integriteti territorial i Sërbisë, përse nuk u respektua Karta e KB, Rezoluta 12 44, ku e shkelën në hovin e forcës duke menduar se mund të shembnin normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nxituar pandalshmërisht shkatërrimin e të gjitha normave”, tha Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se më 1999 në Asamblenë e Përgjithshme të KB tentuan të aprovonin njëzëri vendimin për bombardimin e RF të Jugosllavisë dhe kur e panë se nuk kishte pëlqim, morën vendimin pa KB.
"Nuk ishte në interesin e tyre", tha presidenti i Sërbisë.
Vuçiq theksoi se Sërbia pavarësisht sfidave globale, këmbëngul tek mbrojtja e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe përfaqëson idenë që është kryesore në këtë seancë të Asamblesë së Përgjithshme.
Sikurse tha fatkeqësisht, situata në botë këtë vit është më e rëndë dhe më e errët sesa e një viti më parë, ndërsa sfidat janë gjithmonë e më shumë komplekse.
Presidenti i Sërbisë shtoi se pavarësisht të gjitha deklaratave për paqen e të gjithëve në botë, ende nuk ka fund makthi dhe njerëzimi mbështetet gjithnjë e më shumë tek teknologjia dhe gjithnjë e më pak tek njerëzimi.
Sërbia dhe populli sërb ndjejnë keqardhje për jetët e humbura në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, tha Vuçiq, duke nënvizuar se është e pafalshme që sot, në shekullin XXI, flasim për numrin e fëmijëve të vrarë në konflikte.
"Bota është në prag të katastrofës bërthamore, jemi afër pragut të humnerës, askush nuk dëgjon askënd, egziston vetëm e vërteta jonë, ndërsa të tjerët duhet të zhduken. Duhet të bisedojmë edhe kur nuk pajtohemi. Sërbia do të mbështesë plotësisht prani më të madhe të vendeve afrikane në Këshillin e Sigurimit, duhet të ndalim praktikën e standardeve të dyfishta, për të rikthyer besimin tek paqja, e vetmja rrugë që nuk ka alternativë, këtë i’a detyrojmë të gjithë viktimave të pafajshme në botë. E ardhmja e botës është zgjedhja jonë, por edhe përgjegjësi”, tha presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit bëri të ditur se rrënimi modern nisi me shkeljen e Kartës së KB ku nuk u respektua integriteti territorial i Sërbisë.
“Do t'ju spegoj me shembullin e Sërbisë se si u shemb, u shkel dhe si është ende guralec në këpucën e të mëdhenjve dhe të fuqishmëve. Pas fitoreve të mëdha në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, ne sërbët proporcionalisht humbëm popullsi më të madhe në Luftën e Madhe dhe nuk përgatitëm lule për topat nazistë. Por as e kaluara e lavdishme dhe e vështirë nuk është tema e fjalimit tim. Dëshiroj t'ju flas rreth precedentit, hapjen e kutisë së Pandorës që nuk është hapur tre apo katër vite më parë, por u hap para shumë vitesh dhe rreth saj të gjithë heshtin me kokëfortësi”, tha Vuçiq.
Rastësisht kemi qenë ne ata që paguam çmim të lartë dhe kushdo tjetër mund t’a bëjë, tha Vuçiq dhe shtoi se nuk dëshiron të thotë se nuk ka pasur ndonjë përgjegjësi të Sërbisë, por që në thelb rreth fatit të popullit të vogël, pa të drejtë dhe pa drejtësi, u vendos nga fuqitë e mëdha dhe të fuqishme perëndimore.
Pas bombardimeve, nuk ishte fundi, por nisi copëtimi i Sërbisë së pavarur, demokratike të njohur ndërkombëtarisht, anëtare e KB dhe OSBE.
Presidenti tregoi letrën në të cilën thuhet se asnjë forcë nën kontrollin e KB-në këtë moment Kfor-nuk mundet të ketë forca të armatosura në truallin e Kosovës në përputhje me Rezolutën 1244 pjesë e Sërbisë.
Tha se përveç kësaj, ata që kryen agresion ndaj Sërbisë dhe tentuan që prej saj të ndanin pjesë të territorit, sot, përditë, po armatosin Forcat e Sigurisë Kosovare të cilat nesër do të shndërrohen në ushtri të shqiptarëve në territorin e Sërbisë.
“Dhe kur i pyet se mbi çfarë baze dhe akti ndërkombëtar bëhet fjalë, sepse e gjitha kjo është përpjekje për të provokuar luftë dhe shembur normat e KB, merrni përgjigjen më idiote të mundshme-epo ne nuk e pranojmë Kartën e KB dhe Rezolutën e KB sepse për ne ka ndryshuar situata, sepse ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës” tha Vuçiq.
Ndaj shtrohet pyetja-çfarë të bëjnë vendet e vogla, si duhet të luftojnë, tha presidenti.
“Sepse sot në botë të gjithë flasin për Ukrainën, askush nuk guxon të flasë për Sërbinë. Dhe kur flasin, thonë sesi ne me urdhërin rus do të nisim luftë në Ballkan. Dhe gënjejnë përgjatë gjithë kohës për më shumë se dy vite e gjysmë”, tha presidenti.
Vuçiq tha se Sërbia nuk është shërbyese as e Rusisë as e SHBA por ka politikën dhe interesat e veta.
“Shpresa e vetme, jo vetëm për vendin tim, por edhe për vendet tuaja, është që të mirëkuptoni mekanizmat e gënjeshtrës dhe mashtrimit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të përpiqemi të mblidhemi këtu, në organizatën më të rëndësishme, për të tentuar t’a ndryshojmë, të tentojmë t’a respektojmë. Sepse vetëm kështu do të mundemi të ruajmë paqen”, tha presidenti.
Vuçiq paralajmëroi se bota është në prag të katastrofës dhe në këtë botë, të gjithë, me sa duket, mbrojnë parimet, askush nuk pranon asnjë gabim dhe është e qartë për të gjithë se askush askund nuk ka asnjë parim.
"As njëri, as tjetri. Vetëm ata të vegjlit, që nuk kanë ku të shkojnë, ndaj parimet e tyre janë e vetmja çka duhet të kapen. Ndërsa të mëdhenjtë, kur i kanë shkelur të gjithë të vegjëlit, u ngelen të hanë njëri-tjetrin dhe kur kafshata nuk është aq e lehtë dhe e vogël, atëherë kujtohen për parimet dhe akuzojnë ata të tjerët për shkelje të të njëjtave parime”, paralajmëroi presidenti i Sërbisë.
Vuçiq kujtoi se ish diplomati sërb Vlladislav Jovanoviq më 24 mars të vitit 1999 në KS të KB kur nisi agresioni ndaj Sërbisë, u përcolli apel urgjent të gjitha shteteve që të kundërshtojnë kategorikisht agresionin ndaj RF të Jugosllavisë.
"Shikoni sesi timgëllojnë fjalët e tij 25 vite më pas. ’Nëse agresioni nuk do të ndalet, precedenti i një agresioni të tillë të pandëshkuar herët a vonë do të çojë në agresion kundër një sërë shtetesh të tjera të vogla apo të mesme. Pyetja e drejtë është se kujt vendi po i vjen radha”. Sot mund të dëgjoni disa sugjerime se cilat vende mund t’u vijë radha” ka thënë Vuçiq. Presidenti i Sërbisë citoi dhe ish presidentin Barak Obama ku tha se "paqja e vërtetë nuk është vetëm në ndaljen e konfliktit, pasi qëndron tek drejtësia, liria dhe mundësia për të gjithë".
Sërbët theksoi Vuçiq, janë komb i arsyeshëm, por si pasojë e fanatizmit për popullin sërb në Kosovë nuk ka as prezencë të drejtësisë.
"Aty bëhet fjalë për gjëra të ndryshme, heqjen e monedhës sërbe, kjo po zgjat prej më shumë se gjashtë muaj, ndalimi i shërbimeve postare dhe kjo cënon jetën e sërbëve dhe popullsisë tjetër joshqiptare deri tek ndalimi i vizitës së kryepeshkopit të KOS Porfiri në Patriakanën e Pejës. A mund të spegohet se përveç brutalitetit, bastisja nga ana forcave speciale policore të armatosura të Prishtinës më 9 shtator në ambientet e shoqatës 'Më përkrah', të cilën e përbëjnë prindër dhe fëmijë me aftësi të kufizuara? Ky është gjithashtu akt i pamend” tha Vuçiq.
Vuçiq tha se Nelson Mandela ka thënë se “paqja e vërtetë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, dhe shtron pyetjen se si mund të ketë paqe në Kosovë kur në ato hapësira rendi juridik dhe të drejtat elementare të një populli të tërë, dhunohen sistematikisht.
Vuçiq tha se pyetja kryesore është se cila është rruga e Sërbisë dhe si të dalë nga kjo situatë.
Ai tha se Sërbia është në rrugën europiane dhe dëshiron të jetë pjesë e BE.
“Ekonomia sërbe është më e suksesshmja në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por sot, e njëjta BE na bën me dije përmes deklaratave të zëdhënësit të saj Peter Stano se nuk dëshiron të respektojë parimet e bazuara në Kartën e KB madje as dhe vendimet e Këshillit të saj Europian duke mbështetur pavarësisë e të ashtuquajturës Kosovë, sepse ky është interes i më të mëdhenjve në kontinentin europian”, ka thënë ai.
Ai thekson se Sërbia është vend i vogël që nuk mund të garojë me fuqitë e mëdha, por ka për detyrë t'u tregojë të gjithëve të vërtetën.
Meqenëse, sikurse shton, fuqive të mëdha nuk u intereson as e drejta dhe as e vërteta, Sërbisë nuk i mbetet asgjë tjetër veçse t'i përkushtohet progresit të saj ekonomik, rritjes së përshpejtuar, teknologjive të reja dhe inovacioneve.
“Detyra e saj është të shikojë nga e ardhmja dhe të presë momentin kur parimet e së drejtës ndërkombëtare do të kthehen në skenën politike botërore”, tha Vuçiq.
Sërbia, thekson ai, do të mbetet e përkushtuar për dialogun me Prishtinën nën patronazhin e BE dhe do të luftojë për ruajtjen e paqes.
"Egziston vetëm një gjë nga e cila nuk do t’a japim kurrë, e kjo është liria dhe pavarësia e Sërbisë. Si president i Sërbisë, besoj tek bota e bazuar në vlera reale e jo false dhe besoj se forca e vendeve në zhvillim të gjithë ne që ngritëm kokën dhe që na lejohet të themi të vërtetën, të jemi themeli i botës së re, të ndryshme dhe të mirë”, përmbylli presidenti i Sërbisë.
0 komentet