Vuçiq: Prishtinën askush nuk e kërcënon-Prishtina kërcënon të gjithë duke bllokuar tregtinë e lirë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq sot pas kërcënimit gjerman ndaj Prishtinës se mund të dëbohet nga CEFTA nëse nuk lejon qarkullimin e lirë të mallrave sërbe, ka thënë se Gjermania nuk kërcënon shqiptarët por këta të fundit kërcënojnë të gjithë pasi nuk dëshirojnë të mundësojnë tregtinë e lirë. Vuçiq ka thënë se po vijojnë përgatitjet për fjalimin e tij të nesërm që do të mbajë para Asamblesë së Përgjithshme të KB ku dhe do të bëjë të ditur qëndrimin rreth Kosovës.
"Gjermania nuk kërcënon shqiptarët, nuk kërcënon askënd. Shqiptarët nga Prishtina kërcënojnë të gjithë pasi nuk dëshirojnë të qarkullimin e tregtisë së lirë, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Të shikojmë sesi do të ecet më tej me këtë” u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Nju Jork.
"Kutia e Pandorës" u hap më herët në vitin 1999 dhe 2008
Vuçiq ka thënë se vijon me përgatitjet për të nesërmen kur do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe se nesër do të bëjë të ditur qëndrimin e tij rreth Kosovës para mbarë botës.
"Prisni që Turqia tani të thotë ‘hajde se kur njohëm Kosovën, do të njohim dhe Qipron e veriut’. Kutia e Pandorës nuk u hap në vitin 2022, por në vitin 1999 dhe 2008. Atëherë të dy kutitë të cilat nuk mund të hapeshin, u hapën. Dhe të bombardoje dhe ushtroje agresion ndaj një vendi, të përdorje fuqitë e mëdha dhe armët pa lejen e Këshillit të Sigurimit të KB, të shkelje normat e të drejtës ndërkombëtare duke pranuar shkëputjen e pjesës së territorit të një shteti sovran të njohur ndërkombëtarisht dhe pjesë e KB dhe krijuese e KB. Dhe kur bëni këto dy gjëra, e çfarë prisni në të ardhmen?" pyeti Vuçiq.
Ky i fundit sqaroi se populli sërb është ofenduar kur flitet rreth integritetit territorial të Ukrainës, ndonëse Sërbia këtë e mbështet.
"Kur vini nga vende që nuk e mbështesin integritetin territorial të Sërbisë dhe flasin rreth të drejtës dhe rregullave dhe integritetin territorial të Ukrainës, atëherë çuditeni se përse keni shkaktuar zemërim dhe indinjatë tek njerëzit e zakonshëm në Sërbi” ka thënë presidenti.
Ky i fundit vlerësoi se është humbëse çka “të mëdhenjtë mund të bëjnë gjithçka” ndërsa “të vegjlit” nuk kanë asnjë të drejtë.
“Pavarësisht nga të gjitha, paqja nevojitet më shumë se kurrë, por fuqitë e mëdha shpeshherë fjalës “paqe” i shtojnë “por që pala jonë të fitojë”, duke ndjekur vetëm interesat e tyre”, theksoi Vuçiq.
Fjala e Presidentit të Sërbisë në 12 apo 13 debatet e para
Sipas fjalëve të tij, Sërbia ka "xhetona të mirë", pasi ai do të flasë në momentin kur fjalimi i tij do të jetë në radhën e fjalimeve që do mbajë Brazili, SHBA dhe Turqia.
"Ne kemi xhetona të mirë. Në fillim do të flasë presidenti i Brazilit, e më pas përfaqësuesi i Amerikës, Erdogani është i treti, ndërsa ne në 12 apo 13 të parët çka do të thotë dy orë pas tyre nga ku do të jetë përqëndruar vëmendja më e madhe", ka thënë Vuçiq.
Me presidentin e Qipros rreth Kosovës, e njoha me masat që mori Sërbia
Vuçiq në takimin miqësor me presidentin e Qipros Nikos Hristodhulis, tha se kolegu qipriotas ka qenë mjaft i interesuar për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
"I kemi sqaruar dhe thënë sesi është situata, e njohëm me paketën e masave që Sërbia ndërmori” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se është biseduar dhe rreth rrugës së Sërbisë drejt BE dhe bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat.
"Biseduam që së bashku të shfrytëzojmë ambjentet e ambasadave tona në kontinentin afrikan me qëllim që të kemi sa më shumë mbulim” ka thënë Vuçiq.
Ai tha se ka patur bisedë serioze dhe me presidentin kenian të cilin e pret së shpejti për vizitë në Beograd ku sikurse shtoi të dy vendet do të ndërmarrin angazhim të mëtejshëm në kontinentin afrikan.
Vuçiq ka thënë se ka patur bisedë përmbajtësore me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
"Nuk u pajtuam për gjithçka, për çështjen e Kosovës, por presim vizitën e tij të rëndësishme në muajt e ardhshme pasi kemi mjaft interesa të përbashkëta, mbi të gjitha ekonomike dhe të gjitha problemet që duhet të zgjidhim në frymën miqësore. Besoj se do t’ia dalim” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit bëri të ditur se sot më pas do të takohet dhe me kancelarin gjerman Olaf Sholc.
"Do shkoj në darkën që e organizon ndihmës kryetari i qeverisë së Luksemburgut, aty do të jenë rreth 40 përfaqësues nga mbarë bota. Parashikoj se ata do të ftojnë dhe përfaqësuesit e Prishtinës, por mirë është që të paktën të mos të flasin dhe që ne mos të përgjigjemi" ka thënë Vuçiq.
Nesër, sikurse tha, do të takohet me këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA Xhejk Salivan.
Duke folur rreth atmosferës në Nju Jork, theksoi se të gjithë janë të interesuar se kush do të jetë dhe çfarë do të thotë.
"Presidenti iranian tashmë ka mbërritur, do të vijë dhe Beniamin Netanjahu nëse nuk ndodh diçka dhe tani shikohet se kush do të flasë i pari dhe çfarë do të thotë” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov mori vizën prej të enjtes-në mënyrë që të ketë më pak takime dypalëshe.
Duke komentuar situatën globale, Vuçiq tha se rrethanat po ndryshojnë me shpejtësi dhe egziston mundësia që konfliktet të intensifikohen.
"Po përshpejtohen gjërat. Erdogan bëri të ditur se do të hyjë në konflikt në Lindjen e Mesme. Shpresoj që amerikanët të mund t’a kontrollojnë këtë, nëse nuk munden-“yndyra shkon drejt rrënimit’. Shpërthimi i luftës është rrezik për të gjithë. Na nevojitet paqja. Situata në Ukrainë nuk shkon në drejtimin e duhur. Të gjithë flasin për paqe, ndërsa dëshirojnë të mposhtin atë tjetrin", përmbylli Vuçiq.
Rreth protestës së shqiptarëve në Preshevë: Nuk i shkelim ne të drejtat e tyre, ndërkohë që forcat e Kurtit nuk fituan shumicën në zgjedhjet vendore
Për protestat e shqiptarëve në Preshevë pas atyre të muajit të kaluar në Bujanovc, ku sikurse tha për shkeljen e të drejtave të tyre, Vuçiq tha se ata nuk besojnë se Sërbia po u shkel atyre të drejtat, por ankohen se forcat e Albin Kurtit nuk arritën të formonin qeverinë e tyre e mbi të gjitha në Bujanovc.
Vuçiq shtoi se kjo ishte e pritshme.
“Askush nuk i ka keqtrajtuar, as qëlluar. Sërbia është vend demokratik dhe do të vijojmë të sillemi kështu” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se shqiptarët nuk besojnë se i’u shkelen të drejtat e tyre por që shteti është i gatshëm të sillet i përgjegjshëm dhe të ndihmojë në ndërtimin e shkollave dhe gjithçka tjetër.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Tuvalu, Kiribatin, Guajanën
Vuçiq tha se Sërbia nisi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me tri shtete-Tuvalu, Kiribatin dhe Guajanën.
Sërbia, kujtoi ai, nuk ka patur fare asnjë lloj marrëdhënie me Guajanën si pasojë e marrëdhënieve miqësore me Venezuelën.
"Kështu që është mjaft e rëndësishme dhe shumë e mirë që tashme me Xhorxhtaunin të vendosim marrëdhënie të mira dhe të vendosim për herë të parë marrëdhënie diplomatike” konkludoi Vuçiq.
0 komentet