Vuçiq: Bëni ç’të doni, nuk do t’a merrni pavarësinë e Kosovës
Bëni çfarë të doni si nga jashtë dhe në vend, nuk do t’ju lejoj të shkatërroni vendin dhe nuk do të merrni pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse e shpresoni, ka thënë sot në tubimin e Pançevës presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
“Vendi ynë sot po përballet me vështirësi të panumërta. Këto vështirësi dikur vinin nga jashtë, e dikur të shkaktuara nga brenda. Të gjithë ata që mendojnë se Sërbia është një grusht tërshëre dhe që do të mbarojnë punë lehtë me të ashtu sikurse në vitin 2000, po mashtrohen” nënvizon Vuçiq duke theksuar se po flet nga pozicioni i presidentit të Sërbisë.
Vuçiq ka thënë se nuk është rastësi që sot shqiptarët në Mitrovicën e Kosovës kanë prezantuar kryebashkiakun e tyre ku nga pjesmarrja në zgjedhje me 3%, ka marrë vetëm 800 vota.
Ai ka shtuar u bë kryebashkiak i dhjetëra mijëra sërbëve me 800 vota.
Vuçiq vuri në dukje se perëndimi thotë se mund ta bëjë në këtë mënyrë dhe raportoi se Pesëshja pretendon se zgjedhjet janë të ligjshme.
“Çfarë do të thoshnit për Sërbinë nëse do të dilnin 3% të zgjedhësve në zgjedhje. Neve na thonë se janë legjitime kur dalin më shumë se 50%. Dua të dini se nuk është rastësi asgjë nga ato që ndodhin sot. Mendonin dhe e prisnin prej nesh që t’ua dorrëzonim Kosovën e Metohinë. Prisnin që t’u thoshnim se jemi pajtuar dhe se kanë pasur të drejtë kur na kanë bombarduar fëmijët dhe na kanë shkatërruar fabrikat. Por meqenëse u thamë se nuk do të tërhiqemi prej normave juridike ndërkombëtare, Kushtetutës së Sërbisë dhe integritetin territorial, u vunë në lëvizje për të shkaktuar probleme” ka sqaruar ai.
Vuçiq nënvizon se nuk është rastësore që dje janë ndaluar sërbët dhe kanë paguar gjobat për të cilat nuk kanë të drejta.
“Sot kam biseduar me përfaqësuesit europianë dhe ata kanë thënë se ky është gabim. Përherë është gabim, por në dëm të sërbëve. Vetëm mos na shtyni gjithmonë t'ju kuptojmë kur e keni gabim në dëmin tonë dhe në dëm të ligjit ndërkombëtar. Ne nuk kemi ku të shkojmë, jemi një vend i vogël dhe një popull i vogël, por kemi një veçori e cila është të mbrojmë tonën, të mos kërkojmë asgjë nga të huajt. Prej kësaj çka është jona, nuk do të tërhiqemi, e ndërsa ju ushtroni presion sa të doni” theksoi ai.
Vuçiq ka thënë se është i shqetësuar për situatën në Kosovë, duke kujtuar se sërbët kanë dhënë afat deri më 1 qershor që të ndalojnë keqtrajtimet ndaj qytetarëve të kombësisë sërbe.
Ai ka thënë se është i shqetësuar sepse nuk e di se çfarë provokimi të ri do të vijë nga Prishtina.
“Çfarëdo që të bëjë Prishtina, në fund Sërbia do të jetë fajtore sepse Kosova është fëmija i tyre. Sërbia është e vogël dhe e dobët ndaj gjithë këtyre të mëdhenjve. Ajo që mund të bëjmë është të ruajmë emrin dhe mbiemrin tone, vendin tonë dhe këtë po e bëjmë, dhe gjithçka tjetër kam frikë se do të duhet të jemi gjithnjë e më të fortë për të mbrojtur Sërbinë” nënvizoi Vuçiq.
Ky i fundit ka theksuar se është i gatshëm që të bisedojë me të gjithë por nuk e pranon shantazhin.
''Do të bisedojmë edhe me Petrokiminë sesi të rrisim rrogat dhe që njerëzit të jetojnë mirë, por ju lutem mos u sillni si të tjerët, e vetmja që nuk e pranojmë është shantazhi. Thonë se morën rrugën, ju diçka do të bëni. Kështu nuk bisedohet. Mundet të bisedohet vetëm në tryezë vetëm kur nuk duhet të shantazhoni' ka thënë ai.
Vuçiq nënvizon se tragjeditë të cilat ndodhën në javët e kaluara në Beograd, Smederevë dhe Mladenovac, 'tronditën kaq shumë vendin dhe popullin tonë' ku të gjithë 'ishin nën shok''.
“Më vështirë sigurisht ka qenë për familjet e të vrarëve. Atyre sërish u shpreh ngushëllime. Por pashë sërish një gjë. Vura re disa njerëz se nuk u vinte fare keq por që gjatë ditës së zisë bënin thirrje për tubime politike për të keqpërdorur pikëllimin dhe dhimbjen e popullit tonë”, tha Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se ka folur me njerëz “të shërbimeve” prej të cilëve ka mësuar se “shërbimet simotra nga lindja” kanë paralajmëruar se, kur bëhet fjalë për protestat “Kundër dhunës”, mund të bëhet fjalë rreth të ashtuquajturat revolucione me ngjyra.
“Këto janë përpjekje të neveritshme për të shpërdoruar pikëllimin. Si president i Republikës, ju them se Sërbia është e ngopur me revolucionet tuaja, ardhjen e njerëzve nën ndikimin e huaj dhe shkatërrimin e gjithçkaje që është sërbe, e interesave tona jetike kombëtare” tha Vuçiq.
Ky i fundit ka shtuar se kryeministri i organeve të përkohshme të Prishtinës Albin Kurti, mbështet protestat.
“Në krahun e kujt është Albin Kurti, kë mbështet ai, qeverinë e këtushme, apo ata që do të keqtrajtojnë qytetarët në urën e Gazelas? Se nuk na duan? Jo, por ata që do të ketrajtonë qytetarët. A nuk është e qartë se kush është në anën e duhur” tha Vuçiq.
Ky i fundit paralajmëroi se është çështje ditësh kur në bllokime të shpërthejë ndonjë incident dhe pyet se cili është kuptimi i gjithë kësaj.
“Meqënëse populli nuk i do, ata kërkojnë qeveri pa zgjedhje, por nuk ka. Në zgjedhje besimi i njerëzve fitohet dhe nëse kërkon kokat e njerëzve që nuk kanë faj, thuaj 'kërkojmë zgjedhje'. Por ju nuk doni zgjedhje, doni varjen time, dhunimin e patriarkut. A ka ndonjë ide normale që ia keni ngjallur Sërbisë?” pyeti Vuçiq.
Ky i fundit shton se gjithçka që ka kërkuar një pjesë e opozitës, është vendosur në rendin e ditës së Kuvendit.
“E vetmja gjë është që ne nuk do të largohemi prej andej, se deputetët tanë do t’ju përgjigjen me argumente” tha ai.
Vuçiq ka thënë sesi kjo qeveri nuk është fajtore për rijaliti shou, por qeveria e mëparshme.
“Ju na sollët “Vëllain e Madh”. Ju themi, hajde t'i ndërpresim të gjitha rijaliti shou e ndërsa ata nuk duan t’i ndërpresin të gjitha, por të lënë ato të Shollakut sepse nuk kanë konkurencë e ndërsa mund të përfitojë prej tyre” tha Vuçiq.
Ky i fundit përmbyll se e vetmja gjë për të cilën qëndron një pjesë e opozitës, është dhuna ndaj atyre që nuk mendojnë si ata dhe që kundërshtarët e tyre të "notojnë në Savë dhe Danub".
“Mesazhi im është që kur jam bërë president, askush nuk ka notuar as në Danub dhe as në Savë, por kam ofruar siguri për të gjithë njerëzit tanë. Mesazhi im është të dakordësohemi por e di që nuk duan të bisedojnë, sepse mendojnë se kanë shumicën në Sërbi dhe të shkojnë sa më parë në zgjedhje”, tha Vuçiq.
Ai tha se Sërbia ka nevojë për lëvizjen më të gjerë të të gjithë atyre që e duan atë.
“Për këtë ju thirrëm të vini në Beograd më 26 qershor. Jo për të treguar sesa jemi ne më shumë se ata, por se duam një Sërbi të bashkuar, normale dhe të denjë, në të cilën askush nuk do të persekutojë këdo që mendon ndryshe, por edhe një Sërbi të lirë dhe liridashëse që nuk do të rregullohet nga askush prej jashtë sipas mënyrave të tyre, sesa vetë qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiq.
Ky i fundit tha se nuk do të lejojë Sërbinë të harrojë fatkeqësitë e popullit dhe pyeti se kur filloi të përkujtohet 24 marsi, fillimi i agresionit të NATO-s, si dhe sa fabrika u mbyllën nga ata që po mblidhen sot për të protestuar.
Duke thënë se thonë se paga mesatare është ende e ulët, presidenti tha se bashkohet me këtë por është më mirë sesa ka qenë dhe premton se deri në fund të vitit 2025, paga mesatare do të jetë mbi 1000 euro, ndërsa pensioni mesatar do të jetë më shumë se 450 euro.
"Por ne duhet të ecim më tej, na duhet të durojmë të gjitha kërcënimet e tyre, nuk duhet të kemi frikë prej tyre. A ka njeri këtu që ka frikë prej tyre? Nuk ka në Sërbi nga ata që gjunjëzohen dhe duan shkatërrimin e saj“ vuri në dukje ai.
Duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre në 10 vitet e fundit, Vuçiq tha se është munduar bashkë me popullin t‘a ndryshojë fytyrën e vendit.
"Kemi ndryshuar shumë, pa ju nuk mund të bëja asgjë. E për këtë ju falenderoj shumë, çfarëdo presioni që bëni, të jeni të sigurtë që nuk do të dorëzohem kurrë, sepse Sërbia është më e rëndësishmja. të vetmen vend të shenjtë që duhet t‘a mbrojmë dhe ruajmë dhe çfarëdo që të bëjmë, ata nuk e kuptojnë se nga çdo qytet i Sërbisë do të vijnë me këmbë për t’a mbrojtur atë” tha ai.
Duke thënë se ata që protestojnë sot, duan që Sërbinë t‘a kthejnë në kohën e privatizimeve grabitqare dhe fatkeqësive, Vuçiq tha se është krenar që mund t'i shërbejë popullit të Sërbisë.
“Jam krenar që kam mundur t’ju shërbej, sepse nuk do t’u shërbej kurrë të huajve për një grusht dollarë apo një mal pushteti. I shërbej dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim ndaj them jo tërheqje, jo dorëzim, të ruajmë vendin tonë, do të rriten pagat dhe pensionet dhe nuk do t'ia japim askujt që t‘a shkatërrojë atë” theksoi presidenti duke u bërë thirrje të gjithëve të mblidhen në orën shtatë në tubim në Beograd.
0 komentet