Vuçiq: Sërbia e interesuar për të qenë vend-takimi mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq thekson se Sërbia është e interesuar që të jetë vend-takimi ku do të organizojë presidenti i SHBA Donald Tramp me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Vuçiq sërbëve në Kosovë u tha se situata në botë po ndryshon, por që shteti i Sërbisë përherë do jetë me ta.
Vuçiq i ftuar në Ditarin e TV Pink, theksoi se kurrë nuk është përzier në problemet e mëdha botërore, por që kësaj here dëshiron të ofrojë që Sërbia të jetë vend-takim mes Putin dhe Tramp.
“Do të bisedojmë me njerëzit nga administrata e Trampit. Kurrë asnjëherë nuk kam shtyrë tek problemet botërore, por Sërbia është e interesuar të jetë vend-takim mes presidentit të Rusisë dhe Amerikës. Jemi tërësisht të përgatitur t’u garantojmë siguri të dy presidentëve. Nuk egziston asnjë vend që mund të krahasohet me Sërbinë, që të krahasohet me masën e mbështetjes ndaj presidentit Tramp, nuk flasim për liderët që kanë qenë dhe kështu dhe ashtu, por flasim për mbështetjen e popullit në tërësi. Nga ana tjetër ky është vendi në të cilin presidenti Putin vijon të jetë mjaft popullor. Kështu që unë mendoj se ky është vendi në glob ku është jashtëzakonisht i përshtatshëm si për njërin dhe për tjetrin” theksoi Vuçiq.
Për rastin e vendimit të Azerbajxhanit për të mos ndalur dërgimin e gazit në Sërbi, Vuçiq theksoi se ky është lajm i rëndësishëm për popullin sërb dhe i shprehu mirënjohje presidentit të këtij vendi Ilham Aliev.
“Biseduam dhe ata kanë problem të forcës madhore dhe nuk është përgjëgjesi e tyre, por e kompanissë së huaj dhe kështu ndodh, Ilham Aliev, presidenti i Azerbajxhanit dhe miku ynë i madh, mori vendimin dhe disa vende nuk do të marrin gaz për një farë kohe, por Sërbia do t’a ketë atë gjithë kohën. Vendim i madh dhe i rëndësishëm për vendin dhe popullin tonë dhe jam krenar për miqësinë me Azerbajxhanin dhe me presidentin Aliev. E pres sa herë që të thotë në Beograd, sepse duhet të kemi komisione të përziera dhe të diskutojmë më tej rreth bashkëpunimit tonë” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se për çështjen e sanksioneve ndaj NIS, do të vazhdojë të bisedojë me Amerikën.
“Për nesër janë dakordësuar bisedimet e para teknike me OFAK, e më pas për shtatë ditë kur gjithçka të definohet do t’i drejtohemi miqve tanë rus” ka shtuar Vuçiq.
Mesazhi për popullin sërb në Kosovë: Situata në botë po ndryshon lavash, ne do të jemi përherë me popullin tonë
Vuçiq theksoi se Sërbia në Kosovë ka probleme të panumërta por që përherë do të jetë me popullin e vet.
“Kemi probleme të panumërta në Kosovë e Metohi dhe dëshiroj që populli ynë i cili feston Vitin e Ri sërb sipas kalendarit Julian, urime për Vitin e Ri, gjithë të mirat u uroj. T’i them popullit tonë në Kosovë e Metohi, pavarësisht se çfarë bëjnë, sado presion të ushtrojnë, situata në botë po ndryshon avash ndërsa ne do të jemi përherë me popullin tonë në Kosovë e Metohi, kjo për ne përherë do të jetë pjesë e Sërbisë”, shtoi Vuçiq.
Për deklaratën e kryeministrit kosovar Albin Kurti me të cilën nisi fushatën elektorale se “Kosova për Sërbinë ka ushtri, polici dhe dialog", Vuçiq tha se për të gjitha duhet lënë që të mburret.
“Ne nuk kemi as ushtri e as polici, ata kanë. Vetëm lëreni të mburret për të gjitha. Sa kam dëgjuar në këtë jetë se jam i humbur deri në Krishtlindje, Pashkë, Vit të Ri e deri tek zgjedhjet e reja, por atëherë nuk kemi zgjedhje...Dhe sa herë ka ndodhur kjo? Asnjëherë", ka thënë Vuçiq.
Duke folur për forumin ekonomik botëror në Davos, presidenti tha se kjo do të jetë hera e 11 që do të marrë pjesë duke theksuar se është mundësi për përvetësim të njohurive dhe krijim të njohjeve të reja.
Aty kam patur bisedime vëllazërore me presidentët Si dhe Aliev. Përse është e mirë kjo? Nuk e shikoni rezultatin në sekondë, por tani e shikoni. Do të kursejmë të paktën 200 milionë metër kub gaz nga rezervat tona. Këto janë gjëra që të bëjnë të shkosh. Mezi pres të shkoj” thotë ai.
Ai kujton se forumi është në kohën kur Donald Tramp merr pushtetin dhe pret që ai të dalë me 200-300 akte.
“Do të jetë mjaft interesante. Ndryshime të mëdha strukturore që merr ai dhe Mask, i përgëzoj për kurajën dhe mendova se askush në botë nuk do të guxonte kurrë” tha ai.
0 komentet