Vuçiq: Kurti bën gjithçka që të shkatërrojë Listën Sërbe dhe popullin sërb
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Albin Kurti bën gjithçka që të shkatërrojë Listën Sërbe dhe popullin sërb.
Vuçiq për RTS, ka thënë se Qeveria e Sërbisë në nivelin ditor i ka treguar bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë në lidhje me zgjedhjet dhe se ajo ka reaguar në mënyrë kualitative.
“Kurti ka vetëm një kundërshtar thelbësor, e kjo është Lista Sërbe. Kanë rënë të gjitha teoritë konspirative. Kurti gjithçka që bën, e bën për të shkatërruar Listën Sërbe dhe popullin sërb. Ky është trend në rajon. Do të shikoni zhvillimet në Mal të Zi, ndërsa përgatiten tendencat separatiste të Vojvodinës, për gjithçka, do të fajësohet sikurse ata thonë-'Kisha e Sërbisë'. Kështu është dhe në Prishtinë-për gjithçka fajësohet Lista Sërbe, populli sërb, Kisha Ortodokse Sërbe dhe natyrisht Aleksandar Vuçiq“ sqaroi Vuçiq.
Tek kjo, shtoi ai, përherë do të kenë mbështetjen e Zagrebit.
“Populli sërb në Kosovë e Metohi e di dhe besoj se Lista Sërbe me pjesmarrjen në zgjedhje do të luftojë për 9 apo për të dhjeta mandatet e popullit sërb çka për Kurtin do të thotë rëndim të pozitës në periudhën pasuese dhe vazhdojnë të ndihmojnë popullin sërb të mbijetojë në vatrat e tyre” nënvizoi ai.
Vuçiq tha se ajo që tha Kurti rreth studentëve të cilët protestojnë në Sërbi tregon veçse se kush atë dhe të tjerët në rajon shqetëson dhe cilin do të donin t’a shikonin në pushtet në Sërbi.
Vuçiq kritikoi se disa media në Sërbi nuk kanë publikuar se çfarë ka thënë Kurti për studentët, ndonëse përditë publikojnë se çfarë thotë ai për të.
"Dhe që jam diktator dhe psikopat, kur këtë e thotë Kurti, atëherë ky është kompliment i veçantë. Atëherë populli ynë e di sesa luftoj për sërbët në Kosovë e Metohi. Kjo flet për dëshirat e tyre, kjo flet se kë shqetëson në Sërbi, kjo flet se kë do të duan të shikojnë. E njëjta dhe kjo në Zagreb, e njëjta dhe në Sarajevë, e njëjta kjo dhe në një pjesë të Podgoricës. Por kjo është diçka që më duket se pjesa më e madhe e njerëzve në Sërbi e dinë" ka thënë ai.
I pyetur nëse do të merret me Kosovën administrata e re amerikane, Vuçiq ka shprehur pritshmëritë se sekretari i ardhshëm i shtetit Marko Rubio mbi gjithçka do të merret me Kinën dhe Amerikën Latine.
“Ai do të merret me mbarë botën, por që fokusi do të jetë tek Kina dhe Amerika Latine. Do të merret dhe me Europën ku do të ketë qëndrim negativ ndaj Gjermanisë. Me këtë merret Ilon Mask”, tha ai.
Vuçiq shprehu opinionin e tij se me këtë pjesë të Ballkanit do të merret më shumë ndonjë tjetër sesa Riçard Grenell.
“Grenell do të merret me Venezuelën, Korenë e Veriut por dhe me shumë çështje” ka shtuar Vuçiq.
Presim sanksionet “në letër” për NIS më 10 apo 13 janar, por nuk do të ketë asnjë krizë
Në lidhje me sanksionet e NIS, Vuçiq ka shprehur besimin se dokumenti rreth kësaj do të jetë në 10 apo 13 janar, duke bërë të ditur se për palën sërbe egzistojnë vetëm dy të panjohura-nëse sanksionet përfshijnë pronësinë komplet ruse, apo paketën maxhoritare të aksioneve të kësaj kompanie, si dhe në cilat afate bëhet fjalë.
“Por nuk do të ketë as kova, as kovëza, as asgjë. Nuk do të ketë mungesë. Edhe sikur të mos mundnim të importonim naftë, kemi gjendje naftë dhe benzinë mjaftueshëm për 85 ditë. Nuk do të ketë krizë” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shton se Sërbia importon naftë prej Kroacisë, e më pas në masë më të madhe e rafinon atë në Rafinerinë e Pançevës. Nëse do të ketë sanksione, çështja është nëse do të vijojë importi nga Kroacia por duke parë se Sërbia ka marrëveshje në fuqi me Kroacinë, mbetet për t’u biseduar, ka thënë Vuçiq.
Pyetjes nëse ka Sërbia të holla që të blejë eventualisht pjesën e aksioneve ruse të NIS, u përgjigj prerazi.
“Kemi të holla nëse do të shkojmë tek ky drejtim. Ne këtë tentojmë t’a shmangim, por kur do të mund të ndodhë kjo, këtë nuk mund t’a konfirmojmë, tashmë do t’a kishim blerë. Kemi të holla për t’a paguar” ka thënë Vuçiq dhe shtoi se në këtë rast nuk është efekt i qartë i sanksioneve, pasi në këtë rast, shumë të holla do të viheshin menjëherë në dispozicion të palës ruse.
Në lidhje me këtë, pyetjes se atëherë kujt i vendosen sanksione-Sërbisë apo Rusisë, Vuçiq tha se nuk mund të thotë që administrata amerikane dëshiron të ndëshkojë Sërbinë, por që dëshiron që vendi të orjentohet në anën tjetër.
Ai shtoi se nuk pret probleme të mëdha për ekonominë sërbe në rast sanksionesh ndaj NIS.
Sërbia një prej vendeve më të sigurta në botë
Vuçiq theksoi se Sërbia është një prej vendeve më të sigurta në botë.
Me rastin e tragjedisë në Cetinje dhe në lidhje me aksionin që u organzua në Sërbi në vitin 2023 dy muaj pas vrasjeve masive, Vuçiq tha se atëherë u morën gati-gati 100.000 copë armë, çka u shpëtuan mjaft jetë.
“Besoj se ky ishte aksion i jashtëzakonshëm, por dhe që është e rëndësishme të shtrihen kontrollet, të vërtetohet gjithçka, pasi me këtë ruajmë jetët. Më parë kontrolloni personat me interes sigurie, pasi ai që është tashmë në anën tjetër të ligjit do të ketë më shumë gjasa të përdorë armë. Të ashpërsojmë mundësinë e marrjes legale të armëve” renditi presidenti Vuçiq.
Ky i fundit tha se numri i vrasjeve në vend në nivelin vjetor, është tre apo katër herë më i ulët sesa i para 20 viteve.
0 komentet