Vuçiq: Serbia është e kërcënuar, ne nuk pajtohemi me kapitullim - Kosova është pjesë e Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot, në një tubim për Ditën e Shtetësisë – Sretenje, se ky nuk është një tubim për të ruajtur pushtetin apo “karrigen e dikujt”, por sepse Serbia po sulmohet nga jashtë, me ndihmë nga brenda.
Ai përmendi tri arsye pse një "përpjekje për revolucion me ngjyra" është duke u zhvilluar.
E para, theksoi ai, është fakti se Serbia nuk pranoi kapitullimin dhe e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë.
“Serbia nuk u pajtua me kapitullimin. Serbia e percepton Kosovën dhe Metohinë si pjesë të territorit të saj, si pjesë të Serbisë. Dhe kështu do të jetë gjithmonë”, tha Vuçiq dhe falënderoi serbët nga Kosova që erdhën në mitingun në Sremska Mitrovicë.
Si arsye të dytë, ai përmendi përpjekjet për të reduktuar fuqinë ekonomike të Serbisë.
“Qëllimi është që Serbia të jetë e pafuqishme, më e dobët se gjithë të tjerët. Ata gjithmonë kanë forcuar gjithçka rreth nesh”, theksoi Presidenti i Serbisë.
Arsyeja e tretë, thotë ai, është deklarata e paralajmruar për Vojvodinën.
Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe kurrë nuk do të ofendojë askënd, por do t'i përgjigjet të gjithëve.
"Serbia do të ndryshojë dhe do të bëhet më e fortë dhe më e fuqishme. Me ndryshimet në SHBA, me marrëdhëniet e ndryshuara mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, Serbia do të jetë gjithnjë e më e fortë”, tha Vuçiq.
Ai kujtoi se vendi ka arritur të shmangë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për tre vjet, sepse është një vend i lirë, i pavarur dhe sovran.
“Ne do të vendosim sanksione ndaj kujt të duam dhe kur të duam. Ne nuk do të grindemi me miqtë tradicionalë, nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, do të ruajmë miqësinë tonë me Kinën, ne duam të bashkohemi me Evropën, por ju duhet të na respektoni aq sa ju respektojmë ne ju. Nuk po kërkojmë asgjë tjetër”, tha Vuçiq.
Mjeku i kthyet nga Graçanica: Dashuria për atdheun vendosa për kthim
Në tubim foli edhe Dalibor Stojanoviq, me prejardhje nga Graçanica, mjek i cili së fundmi u kthye në vendlindje me motrën e tij nga Norvegjia. Ai u bëri thirrje të gjithë mjekëve dhe ekspertëve nga jashtë që të kthehen në vendin e tyre.
"Serbia ka nevojë për ju, njohuritë dhe ekspertiza juaj kanë vlerë të vërtetë vetëm kur t'ua kthejmë njerëzve tanë," tha Dalibor.
Ai tha se ai dhe motra e tij kanë lindur dhe e kanë kaluar tërë jetën në Kosovë, ku janë shkolluar përkundër të gjitha vështirësive, kanë mbaruar fakultetin dhe janë specializuar në një gjë – të sherojnë njerëzit.
“Në kërkim të arsimimit të mëtejshëm, rrugëtimi i jetës na çoi në Norvegji. Ai vend na ka dhënë shumë, përveç ndjenjës së të qenit mes njerëzve tanë, të të qenit populli ynë dhe të pasurit ngrohtësinë e shtëpisë. Dashuria për atdheun tonë vendosëm të kthehemi. Ne morëm vendimin për t'u kthyer dhe njohuritë tona i vendosëm në shërbim të njerëzve tanë”, tha Dalibor.
Ky kthim paraqet shpresë dhe shenjë se gjërat po ndryshojnë për mirë në Serbi, shtoi ai.
“Paraardhësit tanë krijuan të ardhmen për ne dhe ne jemi përgjegjës për krijimin e të ardhmes për brezat që vijnë. Vetëm me forca të forta e të përbashkëta mund ta ndërtojmë”, tha Dalibor Stojanoviq.
Knezheviq: Le të shkojmë të gjithë një ditë në një pelegrinazh në Prizren
Deputeti i Malit të Zi, lideri i DNP-së Milan Knezheviq tha se zgjedhjet do të vijnë dhe do të shkojnë, por se është e rëndësishme që të gjithë të përqafohen “nën flamujt e shenjtë” dhe të thojm “se Vojvodina është Serbi, se Kosova e Metohia është Serbi dhe se Mali i Zi dhe Serbia janë vëllezërit më të dashur”.
“Dëshiroj dhe ëndërroj që në këtë kohë padrejtësie dhe përçarjeje të gjithë një ditë të shkojmë në pelegrinazh në qytetin e shenjtë të Prizrenit. Të gjithë së bashku të vizitojmë Deçanin dhe Patriarkanën e Pejës dhe t'u themi vëllezërve tanë të torturuar në Kosovë e Metohi se nuk janë vetëm”, tha Knezheviq.
Me urime për Ditën e shtetësisë së Serbisë, ai tha se serbët në Mal të Zi, si të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, duan të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët me Serbinë.
0 komentet