Vuçiq: Fitorja e Listës Sërbe tregoi sesa me përgjegjësi dhe seriozitet janë raportet e popullit sërb në Kosovë.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar mbrëmjen e sotme se fitorja e madhe e Listës Sërbe në zgjedhjet në Kosovë, tregon vendosmërinë e qartë të popullit sërb për të mbrojtur vatrat e tyre dhe të mbështeten tek Sërbia.
Vuçiq tha për TV Pink se pavarësisht kërcënimeve, presioneve dhe sulmeve të tmerrshme, të cilat erdhën jo vetëm nga Albin Kurti, por edhe nga vendet e Pesëshes, Lista Serbe mbijetoi dhe arriti të fitojë besimin më të madh.
“Përkundër kërcënimeve të tmerrshme, presioneve, sulmeve të tmerrshme që erdhën jo vetëm nga Kurti, por edhe nga vendet e Pesëshes dhe të gjitha sulmet e mundshme politike jezuite në Listën Sërbe, ajo mbijetoi dhe me gjithë dobësitë dhe mangësitë e saj, duke nisur prej meje, arriti të fitojë besimin më të madh. Për të fituar të 10 mandatet duhet të marrësh 10 herë më shumë vota se vendi i dytë”, spegoi ai.
Vuçiq ka theksuar se janë përpjekur të bëjnë gjithçka që Lista Sërbe të mos i fitojë të dhjetë mandatet.
Ai tha se përkundër faktit se “tre herë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e ka përjashtuar” se nuk ka pasur rinumërim, nuk pret manipulim të rezultatit, duke shtuar se shqiptarët tani kanë problemet e tyre më të mëdha dhe se fitorja e Listës Sërbe është bindëse.
“Besoj se kjo është fitore e madhe dhe e rëndësishme për Sërbinë dhe tregoi vendosmërinë e qartë të popullit sërb për të mbrojtur vatrat e tyre, për t'u mbështetur tek Sërbia, për të pasur vetëm një vend, një president dhe për t’a dashur më shumë në gjithë botën vendin e tyre. Treguan se si një popull sillet me përgjegjësi dhe seriozitet. Të gjitha urimet Listës Sërbe dhe popullit tonë në Kosovë e Metohi”, tha ai.
I pyetur për rezultatet e zgjedhjeve partiake shqiptare dhe konstatimin se sipas rezultateve zgjedhore, Kurti nuk mund të formojë i vetëm qeverinë, theksoi se duhet të pritet dhe të mos ketë hamendësime.
“Nuk do të doja të përzihem në raportet e tyre ndër-shqiptare. Kushdo që të formonte qeveri me Kurtin, më pas do të ishte politikisht i vdekurs. LDK, PDK, Haradinaj, kushdo që të formonte qeveri me Kurtin pas kësaj, vështirë se do të mund të mbijetonte në skenën politike. Por sigurisht që kjo nuk duhet përjashtuar” ka theksuar Vuçiq.
Ky i fundit tha se nuk dëshiron të bëjë komente ironike dhe sarkastike për pozicionin e Kurtit, sikurse ai kishte bërë me të.
“Nuk thuhet kot se kush i bën gropën tjetrit, bie për vete...”, ka thënë Vuçiq.
0 komentet