Vuçiq: Sërbia është vend sovran çka Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se në samitin e sotshëm të procesit të Bërdo-Brionit është bërë fjalë për Ballkanin Perëndimor, rrugën drejt BE dhe për çështje të diskutueshme, problemet me Kosovën janë lënë për të diskutuar të enjten në Bruksel.

Vuçiq në deklaratën për gazetarët pas seancës plenare në Shkup ka thënë se mikrpitësit tentuan të gjenin disa emërues të përbashkët.

"Biseduam rreth të ardhmes. Tek disa ka shumë entuziazëm, tek disa pak më pak. Diskutimi është korrekt, nuk kishte grindje të mëdha, pasi problemet tona me Prishtinën i lamë për të enjten në Bruksel” spegoi ai.

Vuçiq tha se sot ka qenë fjala për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE çfarë mund të kërkohet nga iniciativa roaming, deri në pjesëmarrjen në tregun e përbashkët.

“Në deklaratë shkruhet se do të dëshironin më herët anëtarësimin në BE dhe jo më vonë se nga viti 2030. Këto janë dëshira të bukura, por kush jam unë që të shemb optimizmin e disa të tjerëve. E imja ishte t’a pranoja. Super është nëse është kështu, dhe nëse do të jetë…” tha ai.

Vuçiq tha se takimi ishte i mirë pasi liderët shprehën çfarë mendojnë dhe diskutuan dhe rreth mundësive ekonomike dhe problemet në periudhën e ardhshme, siç është rritja e çmimit të naftës.

“Na pret një javë e ngarkuar, nëse shkoj në Hungari, sigurisht udhëtim në Bruksel, nëse shkoj në Lubjanë, e më pas në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të KB ku do të kem shumë takime”, tha Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se është interesante për të që kryeministri kosovar Albin Kurti mendon se ka të drejtë të kërkojë nga një palë e tretë që të përdorë “kamzhikun” ndaj kujtdo dhe ka theksuar se diferenca mes Sërbisë dhe Kosovës është se Sërbia është shtet sovran, ndërsa Kosova nuk do të jetë kurrë.

Ai ka komentuar kështu deklaratën e Kurtit se Sërbia “është e pamundur të ndahet nga Rusia pa kamzhik” dhe ka theksuar se për vendosjen e sanksioneve ndaj kujtdo, Sërbia vendos e vetme.

“Për mua është interesante sesi disa njerëz mendojnë se është e mundur që të kenë të drejtën të kërkojnë prej vendeve të treta që të përdorin kamzhikun ndaj kujtdo, ndaj shteteve sovrane. Meqenëse ai është kaq i fortë dhe do të përcaktonte fatin e të gjithë popujve në Europë, nuk e di përse nuk e përdor vetë atë kamzhik dhe të tregojë se si do të sillet me këdo” tha Vuçiq.

Ky i fundit shprehet se është e turpshme që dikush që e konsideron veten lider të kujtdo të përdorë të tillë fjalor.

"Rreth sanksioneve vendosim vetë ne dhe këtu dallojmë nga Prishtina. Dhe kjo nuk ka lidhje me Rusinë apo Ukrainën, por çështja e sovranitetit. Sërbia është vend sovran, çka ata nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë" përfundoi Vuçiq.

"Nuk munden që Kroacia dhe Sllovenia të bëjnë shumë pa Berlinin dhe Parisin"

I pyetur në lidhje me Samitin e sotëm në Shkup, Vuçiq tha se përherë është mirë të bisedohet, por nuk mund të pritet shumë që Kroacia dhe Sllovenia mund të bëjnë shumë pa Berlinin dhe Parisin.

"Nuk e di se çfarë prisni, se do të merret vendim? Për Ukrainën do të ketë vendime konkrete deri në fund të vitit dhe Moldavia do të marrë datën. Dhe ne të shkretët nga Ballkani do të shohim se si do të shkojë" tha ai.

Vuçiq theksoi se është e rëndësishme që rajoni të zhvillohet dhe se çështja kryesore është nëse po zhvillohemi me shpejtësi të mjaftueshme, sepse nga kjo varet nëse qytetarët do të kthehen tek ne dhe do të ndalen largimet. Ai tha se pranim i shpejtë për në BE, nuk mund të pritet.

"Nuk do të ketë pranim të shpejtë. Sot, BE numëron 27 vende-10 kontribues neto dhe 17 që po mbahen. Këta 17 nuk do të lejojnë të ndajnë të hollat me të tjerët dhe 10 kontributorët neto, nuk do të mbështesin në vijim vendet e tjera. Fuqia absorbuese e BE, duhet të rritet. Por e gjithë kjo nuk është vendimtare për përparimin e Sërbisë. Disa mendojnë se ne mund të hyjmë në BE në 2026. Si veteran politik, nuk dëshiroj të mashtroj popullin tim. Mundemi që në kokë të hyjmë thellë dhe ata nuk do të na pranojnë as në 2026, 2027, ose 2028” nënvizoi ai.

I pyetur për rrezikun që Sërbia, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut, të bllokohet nga ndonjë shtet në rrugën e saj drejt BE, ai spegoi se dikush përherë diçka do mendojë.

Vuçiq theksoi se Sërbia e do popullin maqedonas, e respekton shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe nuk kërkon asgjë, por vetëm dëshiron t’a ruajë këtë miqësi.

“Në këtë takim thashë se mendoj se është e rëndësishme që ne nga rajoni të jemi më afër njëri-tjetrit, të reduktojmë procedurat mes nesh, të jemi ata që do të arrijmë pjesën tjetër të Europës me ritmin tonë të rritjes dhe të ulim diferencën. Shpresoj që kjo të ndodhë në terren gjithnjë e më pjellor. Pambarimisht kam thënë në të gjitha forumet gjithmonë ka thënë se Sërbia njeh maqedonishten, territorin e Maqedonisë së Veriut dhe kishën. Nuk kemi asnjë problem" spegoi Vuçiq.

Vuçiç Kroacisë dhe Bullgarisë: Merruni me hallet tuaja, mos u përzieni në politikën e Sërbisë

Duke komentuar deklaratën e kreut të diplomacisë kroate, Gordan Gërlliq Radman në Sofje se Sërbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë, Vuçiq i’u drejtua Kroacisë dhe Bullgarisë që të merren me hallet e tyre dhe të mos përzihen në politikën e Sërbisë.

“Si e ndjejnë këtë që po flasin se Sërbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë. Nga të gjitha temat, u gjet një kroat e një bullgar të flasin për atë se çfarë duhet të bëjë Sërbia” theksoi Vuçiq.

Ky ifundit i luti që të mos përzihen në politikën e Sërbisë.

“Hajde se mjaft halle dhe probleme keni, kujdesuni ju bullgarë për hallet që keni, kroatët bëni atë që keni për të bërë në vendin tuaj dhe mos u përzjeni në punët e Sërbisë dhe mendoni se jeni shumë të zgjuar” tha presidenti i Sërbisë.

Gërlliq Radman më herët sot në Sofje, në konferencën për shtyp me kolegen e tij bullgare Marija Gabriel, tha se Sërbia, ashtu sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat zgjodhën Bashkimin Europian, duhet të ndjekin parimet dhe politikën e jashtme të BE, çka vlen edhe për dënimin e agresionit rus dhe sanksionet e BE ndaj Moskës, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Përgjigja rreth zgjedhjeve pas kthimit nga Nju Jorku

Vuçiq deklaroi se do t'i përgjigjet opozitës, e cila sot ka paraqitur kërkesë zyrtare për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe ato bashkiake beogradase pas kthimit nga Nju Jorku nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

“Pas kthimit nga Nju Jorku dhe një takimi tjetër të rëndësishëm në Beograd, do t’u përkushtohem atyre (opozitës). Besoj se e dinë se do të bëj gjithçka që t'i lumturoj që të mund të thonë se kanë fituar" u tha Vuçiq gazetarëve në Shkup dhe shtoi se ai ishte i interesuar vetëm për atë që ndodhi, kështu që kishte një "përdredhje kopernikane" dhe opozita tani kërkon zgjedhje.

Vuçiq shtoi se do t'u përgjigjet atyre me gojë dhe me shkrim.

Vuçiq ka thënë se nuk i frikësohet “kërcënimeve” në rrugë, sepse siç thotë ai, në rrugë nuk bazohet veprimi politik.

"Nëse rruga do të jetë vendi ku merren vendimet, atëherë demokracia nuk egziston në Sërbi. Vendimet merren në institucionet e sistemit dhe përfaqësuesit e institucioneve zgjidhen në zgjedhje. Vetëm kështu merren vendimet për të ardhmen e vendit” tha Vuçiq.

I pyetur në lidhje me talljen e kufizimeve të çmimeve për ushqime të caktuara, e veçanërisht për ato të parizierit, Vuçiq tha se personalisht, së bashku me ministrat Sinisha Malli dhe Tomisllav Momiroviq, do të blejnë parizier, do të bëjnë dhe do të hanë sanduiçe, për të treguar se as ai dhe as qeverisë u vjen turp për këto masa që i sjellin për qytetarët.

"Ne u përpoqëm të tregojmë kujdes për njerëzit, kjo për mua është temë serioze. Ne nuk luajmë me popullin, por kujdesemi dhe mendojmë për qytetarët" tha Vuçiq.

Siç tha një pjesë e opozitës tallet me këto masa, pasi këto i përdorin për kritika, sesi të vijnë në pushtet.

"Ata i shqetësojnë dhe 20 mijë dinarët për pensionistët dhe rritja e pagave për punonjësit e arsimit në masën 16%. Gjithçka i shqetëson sepse vetëm dëshirojnë të vijnë në pushtet. Patjetër që do t’a keni mundësinë së shpejti dhe jeni favoritët më të mëdhenj" tha Vuçiq dhe ironikisht shtoi se populli me siguri kënaqet kur opozita godet me këmbë bankat e parlamentit, I bie birbilit dhe bërtet.

“Dhe kur i spegoni sesa e mrekullueshme ishte kur njerëzit kishin pagë mesatare prej 320 euro dhe sesi është e gabuar që paga të jetë 840 euro dhe sa e mrekullueshme është që paga minimale ishte 152 euro jo 400 euro. Dhe se pensioni ishte 202 euro e jo 330 euro” tha Vuçiq.