Vuçiq: Sërbia mes vendeve më të sigurta në Europë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Sërbia klasifikohet mes vendeve më të sigurta në Europë pasi në dy vitet e fundit, nuk është kryer asnjë vrasje e tipit mafioz.
Vuçiq ka thënë se me akuzat për spiunët e shumtë së fundmi në Beograd, kërkonte të ilustronte përplasjen e forcave të ndryshme brenda zonës së interesit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se në asnjë moment nuk janë kërcënuar interesat jetike të Serbisë.
I pyetur se meqenëse spiunazhi është vepër penale, a ka arrestime të spiunëve apo dëbime nga vendi dhe nëse nuk ka patur, a tregon kjo dobësinë e institucioneve, Vuçiq ka sqaruar se Sërbia nuk ka kurrëfarë autoritet kontrolli ndaj shumë prej tyre.
"Kur thua se dikush është spiun, është mënyrë e të folurit. Ka njerëz që e bëjnë këtë punë në mënyrë të ligjshme, nuk thashë që gjithçka është krejtësisht ilegale. Egzistojnë persona që e bëjnë këtë punë përmes përfaqësive diplomatike e konsullore. Mund t'ju them gjithashtu se cilat janë pozicionet e caktuara në DKP, por çfarë duhet të bëni me të? Të hiqni 100 apo 200 njerëz” ka pyetur ai duke shtuar se kjo punë sot është ndryshe sesa më parë dhe se disa persona erdhën prej shërbimeve të ndryshme inteligjente.
Vuçiq ka përsëritur se të tillë ka pasur shumë nga të gjitha anët e botës dhe ka theksuar se nuk janë informacione prej ASI (BIA) ashtu siç raportojnë disa media, por nga disa shërbime të tjera.
“Detyra jonë është të kryrejmë punën tonë të nteligjencës dhe kundërzbulimit dhe këtë po e bëjnë agjencitë kompetente, duke ofruar mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve. Jam krenar që i’a kemi dalë t’a bëjmë deri më tani, me qëllim që të mos rrezikohet mbi gjithçka asnjëherë interesi jetik i vendit” ka thënë presidenti i Sërbsë.
Ky i fundit ka shtuar se në dy vitet e fundit nuk është kryer qoftë edhe një vrasje e vetme mafioze çfarë në Europë nuk egziston, gjë që na rendit në një nga vendet më të sigurta.
“Me këtë po merremi, ndërsa me çështjen rreth spiunëve, e thashë në kuptimin e një lloji paradoksal, për të treguar se egziston përplasje mes forcave të ndryshme brenda zonës së interesit në Ballkanit Perëndimor dhe ndodhemi në këtë fazë duke qenë se Beogradi është i vetmi qytet i madh në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq.
Dhe kur i identifikon këta njerëz dhe ke dijeni se çfarë po bëjnë, mund të bësh punën tënde kundërzbuluese dhe e gjithë kjo, nuk flet për paaftësinë e institucioneve, por krejt e kundërta e asaj ka thënë Vuçiq.
komentet